close
Sport

KUPA E MAQEDONISË: NESËR LUHEN NDESHJET E GJYSMËFINALES

Takohen Shkëndija – Renova dhe Pelisteri – Akademija Pandev


Nesër në stadiumin e qytetit në Tetovë do të zhvillohet ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet dy skuadrave tetovare Shkëndijës dhe Renovës. Për këtë ndeshje dy skuadrat kanë pretendimet e veta për kualifikim në finale edhe pse të gjithë janë të vetëdijshëm se kuqezinjtë janë favoritë. Në pritje të kësaj ndeshje të rëndësishe për të dy ekipet Art Channel mori prononcimin e dy kapitenëve Ardina Cuculit të Shkëndijës dhe Fisnik Nuhii i Renovës.

 

Ndeshja tjetër e gjysmëfinales së Kupës do të zhviillohet në Manastir ku do të përballen Pelisteri vendas dhe Akademja Pandev nga Strumica. Drejtësinë në ndeshjen Shkëndija – Renova do të ndajë Josip Barton, me ndihmësit Daniel Vasilevski dhe Sashe Toshevski, ndërsa në Manastir drejtësinë do ta ndajë Dimitar Meçkarovski, me ndihmësit e tij Dejan Nedellkovski dhe Goce Petreski. Të dyja ndeshjet e gjysmëfinales luhen nesër me fillim në orën 14:00. /SH. S. /

 

 

Art Channel

The author Art Channel