close
Rajoni

KOSOVË-SHQIPËRI: MIRATOHET REZOLUTA PËR UNIFIKIM DOGANOR

“Shtytje zhvillimit ekonomik të dy vendeve”


Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën për unifikimin doganor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Këtë rezolutë e ka propozuar Grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate, e cila është mbështetur nga 76 deputetë.

Gjatë vazhdimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, deputetët votuan rezolutën në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre.Në votim morën pjesë 69 deputetë, 67 për, 1 kundër, 1 abstenim,

Përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate kanë ftuar Qeverinë që të angazhohet sa më shpejt për realizimin e kësaj rezolute që do të lehtësojë qarkullimin e mallrave në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke i dhënë shtytje zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve.

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar dhe një tjetër rezolutë për heqjen e tarifave të roming-ut në telekomunikim ndërmjet këtyre dy vendeve. Deputetët sot miratuan edhe rezolutë në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare dhe votuan pro rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me Kartonin e Gjelbër. /Art Channel/

Art Channel

The author Art Channel