close
Top LajmeVendi

KONTESTI PËR EMRIN: TAKIMI I NESËRM NË SOFJE

alajdin-demiri

Demiri: Nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare


Analisti politik, Alajdin Demiri, takimin e nesërm në Sofje, e sheh si zgjidhje për kontestin e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, por ai shton se nuk do të jetë zgjidhje përfundimtare për të dyja vendet.

Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski ka konfirmuar se takimi i dy kryeministarve të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do të mbahet nesër paradite. Takimi i ardhshëm i Kryeministrave Zaev dhe Cipras në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Sofje, sipas Boshnjakovskit, është një hap përpara kah zgjidhja përfundimtare.

Lidhur me takimin e nesërm të kryeministrave Zaev dhe Cipras, Kryeministri dje publikisht tha se është shumë herët të pritet një gjë e tillë, por ky takim, kuptohet se është një hap para kah zgjidhja përfundimtare.

Ndërkaq, analisti politik Alajdin Demiri deklaron se takimi i nesërm që do të zhvillohet në Sofje nuk do t’i japë zgjidhje përfundimtare kontestit mes Greqisë dhe Maqedonisë.

‘Takimi i fundit dhe dy takimet e parafundit janë takime të cilat janë shpresë se do të zgjidhet, mirëpo do të zgjidhet diçka për arsye se deri tani ekzistonte ideja se do të zgjidhet kontesti, do të hapen rrugët për në NATO dhe BE dhe do të rregullohet çështja me një nënshkrim, me një marrëveshje mirëpo këto tre takimet e fundit hapin një dimenzion të ri. Dimenzioni i ri është edhe nga ana e Greqisë edhe nga ana e Maqedonisë disa konsesuse të cilat në këtë fazë, unë kam përshtypjen se do të zgjidhet, mirëpo nuk do të jetë zgjidhje përfundimtare.’

Në pyetjen e gazetarëve zëdhënësi i Qeverisë i ka mohuar informatat e publikuara në një pjesë të mediave gjermane dhe se në takimin e Zaevit me Ciprasin do të marrë pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel. Ai ka theksuar se Kryeministri Zaev do të ketë takime të ndara me kancelaren gjermane Merkel si dhe me presidentin e Francës Makron. Ndryshe, takimi i Zaevit dhe Cipras është caktuar për nesër në orën 10:30 sipas kohës së Sofjes gjatë margjinave të samitit në Sofje. Ky do të jetë takimi i dytë tet-a-tet i kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë. /Blerona Jakupi/