close
Showbiz

KINEMATOGRAFI:“DASHURIA E BJESHKËVE TË NEMUNA 2”, FILM I SAPOREALIZUAR

no thumb

Në kohën kur ishte shfaqur pjesa e parë e këtj filmi, kinematografia kosovare kishte shënuar një kthesë cilësore, si për nga motivet që trajtoheshin, ashtu edhe për nga guximi artistik për të transponuar në shirit filmik  disa tema tabu, karakteristike për njerëzit urban, që paraprakisht kishin patur një histori të lidhur me jetën e maleve.

Filmi “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2”, i cili po pritet me interesim nga artëdashësit, sapo është realizuar dhe pritet që së shpejti edhe të publikohet.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Shkumbin Kryeziu, këngëtari dhe djali i regjisorit Ekrem Kryeziu përmes një postimi të tij në Facebook dhe me këtë rast ka publikuar edhe trailerin e filmit.

“Së shpejti publikohet filmi komplet në YouTube në kanalin ArkivaShqip”, shkruan Shkumbini në postimin e tij.

Kujtojmë se filmi në regji të Ekrem Kryeziut, është realizuar nga “Labia Film”, kurse në rolet kryesore luajnë Diellza Kolgeci, Florian Agalliu, Fatime Sefaj, Nimon Muçaj, Klodian Hoxha, Çun Lajçi, Besmir Bitraku dhe Astrit Krasniqi. /Agjencitë /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia