close
Showbiz

KINEMATOGRAFI: “AGNUS DEI” – FILMI MË I MIRË I HUAJ

20140512091841773646

Filmi “Agnus Dei” me regji të Agim Sopit, bashkëprodhim i AS Film Production dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, ka fituar çmimin si Filmi më i mirë i huaj (Best Foreign Feature Film) në Chautauqua International Film Festival, i cili ka përfunduar mbrëmjen e së hënës me një ceremoni solemne në Jamestown të SHBA-së.

Ky film deri më tani ka radhitur pas vete 71 çmime ndërkombëtare, të fituara në të katër anët e globit, duke qenë pjesë zyrtare e rreth 160 festivaleve.

Gjatë muajit gusht, filmi “Agnus Dei” është shfaqur edhe në Brazil International Film Festival – Rio de Janeiro ku ka qenë i nominuar për filmin më të mirë të festivalit, e po ashtu në Swedish International Film Festival në Stockholm, kurse gjatë gjysmës së dytë të muajit do të shfaqet në programet zyrtare edhe të New York International Film Festival, i cili mbahet në The Bow Tie Chelsea Cinemas, në zemër të Manhattan-it. /Agjencitë/