close
Sport

KF SHKËNDIJA: NË SLLOVENI TRI NDESHJE KONTROLLUESE

Qatooooooo

Priten edhe në dy përforcime cilësore


Kampioni i Maqedonisë në futboll Shkëndija, vazhdon përgatitjet sipas  plan-programit të hartuar nga stafi teknik. Të hënën ekipi në stadiumin e Reçicës zhvilloi senacën e parë stërvitore dhe kështu do të vazhdon deri më 20 qershor, kur ekipi do të vazhdon në Slloveni, ku krahas seancave të rregullta stërvitore do të zhvillon edhe tre ndeshje kontrolluese. Trajneri Qatip Osmani në pritje të ndeshjeve në fazën elimintore për Ligën e Kampionëve për ART Channel deklaroi.

Shkëndija ëstë në grupin e autsajderave dhe pa marr parasysh se nuk jemi favorit, po megjithate mendoj se Shkëndija ka kualitet, ka potencial të ballafaqohet me çdo kundërshtarë që i presim, që është në atë grupin e favoritëve dhe të ketë një rezultat të mirë”deklaroi Qatip Osmani trajner i KF Shkëndija.

Ekipi “kuqezi” në kampionatiin e ri do të freskoj radhët e veta me emra të rinjë dhe cilësorë. Sipas trajnerit Osmani qëllimi kryesor është që të ketë shumë pak ndryshime në formacion nga kampionati i kaluar dhe  shpreson në dy përforcime cilësore.

Po, sigurisht se presim së paku Shkëndijën e njëjtë, sigurisht se do të mundohemi me një eventualisht dy përforcime të përforcohemi dhe të jemi më të mirë se në kampionatin e kaluar. Sa i përket kapitenit Ferhan Hasani, mendoj se bisedat janë ende të hapura dhe kemi shpresë që edhe në vitin e ardhshëm a të jetë në mesin tonë” tha ai.

Shorti për ndeshjet e para eliminatore për Ligën e Kampionëve do të bëhet m 19 qershor. /Shaban Sinani/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia