close
Sport

KARATE: JAKUPI NISI RRUGËTIMIN PËR “TOKIO 2020”

Berat-Jakupi-

Ai fitoi medaljen e argjendtë “Premier League Istanbul 2018”


Me suksesin që e shënoi në turneun prestigjioz të karatesë botërore  siç është “Premier League Istanbul 2018”, karateisti Berat Jakupi ka bërë një hap mjaftë të madh duke u ranguar në Top 15-shin në kategorinë -84 kilogram.

Në turneun e Stmbollit Berat Jakupi fitoi medaljen e Argjendtë duke shënuar 5 fitore, ndërsa pësoi në finale nga karateisti nga Irani, Khodabakhshi Mahdi me rezultatin 7-3. Paraprakisht ai me rezultate mundi kundërshtarët e tij si francezi Cecina Mahdy 7 me 2, Meris Muhoviqin e Bosnjë Hercegovinës 7-1, Ugur Aktashin e Turqisë 2-0, spanjollin Arenas Yapata Pablo 2-0 dhe në gjysmëfinale Poorshab Zabiollah nga Irani me vendim e referve.

“Është sukses i madh pas tanimë ka filluar beteja për kualifikim në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Tani përgatitem për garat e radhës që do të mbahet në Spanjë” tha karateisti Berat Jakupi. Gara e radhës që ka peshë për Lojërat Olimpike ështe turneu ndërkombëtar K-1 që do të mbahet në Taragona të Spanjës. /Art Channel/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia