close

KANADA: PENGU RRËFEHET PËR GAZETARËT

Xhoshua Boil, kanadezi i mbajtur peng me familjen e tij për pesë vjet nga ekstremistë talebanë është rikthyer në Kanada dhe ka folur me gazetarët. Ai tregoi se rrëmbyesit i kishin vrarë vajzën, fëmijën e tij të katërt dhe i kishin përdhunuar bashkëshorten gjatë kohës që i mbajtën peng.

Për fëmijën e katërt të ciftit nuk dihej asgjë deri në momentin që Boil foli me gazetarët në aeroportin e Torontos.  Boil tregoi se ai dhe bashkëshortja e tij amerikane shtatzënë me fëmijën e parë po i jepnin asistencë personave në nevojë në rajonet afgane të kontrolluara nga talebanët në kohën që u rrëmbyen. Menjëherë pasi gruaja lindi fëmijën e saj – një vajzë, ata e vranë. Të katër fëmijët e ciftit kanë lindur gjatë periudhës që ata mbaheshin peng.