close
Bota

JEMEN: SULME NDAJ REBELËVE HUTHI

Forcat e mbështetura nga Arabia Saudite kanë nisur sulm në portin Hudayah në Jemen, pasi rebelët huthi kanë injoruar ultimatumin për t’u larguar, raporton BBC. Pozicionet e rebelëve janë duke u bombarduar nga ajri dhe deti, kanë raportuar mediat rajonale.

Agjencitë për ndihma kanë paralajmëruar për katastrofë humanitare në rast se sulmohet qyteti, duke përmendur se mund të përballen me qindra mijëra viktima.Përmes këtij porti hyjnë ndihmat humanitare në Jemen.Më shumë se shtatë milionë persona varen nga ndihmat ushqimore të vendin e shkatërruar nga lufta. /Agjencitë/

Art Channel

The author Art Channel