close
Bota

INDI: VIKTIMA GJATË SHEMBJES SË NJË MBIKALIMI

1459426164kalkuta

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një mbikalimi në veri të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA). Zyrtarët, treguan se një mbikalim në qytetin verior të vendit, Varanasi është shembur mbi një rrugë, ndërsa në incident kanë humbur jetën të paktën 18 persona.

Thuhet se 2 nga 5 të plagosur janë në gjendje të rëndë, ndërsa të plagosurit janë marrë nën trajtim. Ekipet e kërkim shpëtimit vazhdojnë punimet e tyre. Kryeministri i vendit Narendra Modi, në postimin e tij në Tuitter, duke shprehur keqardhjen në lidhje me aksidentin, uroi shërim të shpejtë të lënduarve. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia