close
Rajoni

INCIDENTI NË PRIZREN: HARADINAJ ARSYETON VEPRIMIN E DJESHËM

“Nuk lejoj nëpërkëmbje të protokollit shtetëror”


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur për incidentin e djeshëm që ndodhi ngjatë ngjarjes së organizuar shtetërore me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Haradinaj sjelljen e tij e ka arsyetuar me çështjen që sipas tij ishte zonjë e paftuar nga protokolli shtetëror.

“Me qenë burrë e kisha kry ndryshe me të”, ka qenë përgjigja e kryeministrit të Kosovës kur është pyetur për incidentin e djeshëm me gruan në Prizren. Kryeministri është treguar i ashpër duke matur forcën e shtetit në largimin e asaj gruaje nga foltorja, ku po shënohej përvjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ndryshe, veprimi i djeshëm i Kryeministrit Haradinaj kishte shkaktuar reagime të shumta në opinion, por nga ana tjetër nuk ka qenë hera e parë që zonja në fjalë të jetë futur pa protokoll në manifestime të këtilla. Mediat njoftojnë se një veprim të këtillë është bërë edhe gjatë shënimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. /Agjencitë/

 

 

Art Channel

The author Art Channel