close

INCIDENT NË TETOVË: SULMOHET ME THIKË NJË TAKSIST

Të lënduarit jashtë rrezikut për jetë


Një person i therur me thikë dhe dy të lënduar është bilanci i një zënke në Tetovë. Sulmuesi, në moshë rreth pesëdhjetë vjeçar në fillim ka pasur konflikt verbal me dy punonjës në postë, pas çka edhe i ka sulmuar të njëjtit duke i thyer edhe xhamat e postës.

Në tentativën për të ikur nga vendi i ngjarjes është munduar të shfrytëzojë një taksist, i cili ka refuzuar që t’i bindet urdhërit, pas çka sulmuesi ka nxjerrë thikën dhe ka goditur taksistin me thikë.

Taksisti është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa sulmuesi është kapur menjëherë nga policia. Mjekja Rufadije Vejseli theksoi se personat janë jashtë rrezikut për jetë.

Ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës po heton rastin. /Art Channel/