close
Bota

IDLIB: OKB E SHQETËSUAR PËR VDEKJET E CIVILËVE

iblidd-804×380

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka theksuar se janë thellësisht të shqetësuar për sulmet ajrore të ndërmarra ndaj Idlibit, ku civilët përbëjnë 60 për qind të popullsisë në Siri që janë zhvendosur për shkak të konflikteve si dhe për humbjet e jetëve të civilëve në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë.

Në një deklaratë nga zyra e zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, rikujtohet se Idlibi është një rajon për pakësimin e tensioneve në kuadër të marrëveshjes së arritur në Astana, dhe nga vendet garantuese të marrëveshjes, Rusia, Turqia dhe Irani është kërkuar që të bëjnë presion që palët t’i përmbahen marrëveshjes. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia