close
Vendi

HUAMARRJET: PËRPLASJE VMRO-LSDM

VMRO-LSDM-SELIAT

LSDM: Kthejmë borxhet e vjetra


VMRO-DPMNE-ja opozitare sot ka akuzuar se derisa janë zhvilluar negociatat me Greqinë rreth çështjes së emrit, Qeveria i ka futur në borxh qytetarët për 7.1 milionë euro. Opozita ka akuzuar pushtetin se nuk është duke e informuar opinionin se për çka po hraxhohen paratë e borxhit.

“Pushteti hyri në borxh për një afat 15 vjecar me shkallë vjetore të interesit prej 3%. Kjo do të thotë se për 7.1 milionë euro të marra për 15 vite do të duhet të kthejmë 3.2 milionë vetëm për kamata. Zaev ka marrë 7.1, kurse duhet të kthejë 10.3 milionë euro. Karteli po e fut në borxh vendin pa nevojë reale. Shpërdorimi i qeverisë vetëm për tre muajt e parë të vitit u ka kushtuar qytetarëve 300 milionë euro borxh të ri. Prej atëherë borxhi vetëm rritet.

Janë kundërpërgjigjur nga LSDM-ja duke theksuar se qeveria me përgjegjësi është duke i menaxhuar financat publike, është duke e zvogëluar frekuencën e huamarrjes dhe rregullisht është duke i servisuar borxhet e mbetura.

“Me një pjesë të mjeteve nga ankandet e djeshme po kthehen borxhe të vjetra të bëra nga VMRO-DPMNE-ja. Këto mjete janë siguruar me ineteres më të ulët, krahasuar me ankandet në të kaluarën kur kanë lëvizur edhe deri në 4.06%. Pas shkatërrimit ekonomik që e bëri, kur qytetarët dhe shteti ishin futur në borxhe dhe ishin varfëruar vetëm për të kënaqur ineteresa kriminale të dikujt, VMRO-DPMNE nuk ka kredibilitet të flasë për huamarrjet” – thonë nga LSDM-ja.

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia