close
Rajoni

HARADINAJ: USHTRIA DO TË FORMOHET

Kryeministri ka pritur ambasadorët e akrdituar në Kosovë


 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do të bëhet transformimi i FSK-së, me apo pa ndryshime kushtetuese. Gjatë ditës, Haradinaj ka pritur në një takim ambasadorët e akredituar në Kosovë me të cilët ka diskutuar për këtë çështje. Prej kohësh institucionet e Kosovës janë duke paralajmëruar transformimin e FSK-së përmes ndryshimeve ligjore porse komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht e ka kundërshtuar këtë propozim.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, krijimi Forcave të Armatosura mund të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese përkatësisht me dy të tretat e votave të Kuvendit të Kosovës duke përfshirë edhe dy të tretat e votave nga deputetët që përfaqësojnë komunitetet pakicë në Kuvend.

Ky transformim është kundërshtuar në mënyrë kategorike nga përfaqësuesit e Listës Serbe, çka e ka komplikuar gjithë procesin e transformimit. Në vitin 2017 Kosova ka marr një iniciativë për ta krijuar ushtrinë vetëm me ligj dhe pa ndryshime kushtetuese, por kishte hasur në kundërshtime të ashpra nga SHBA dhe NATO. /Agjencitë/

 

Art Channel

The author Art Channel