close
Rajoni

HARADINAJ: AMERIKANËT DO TA PËRKRAHIN ÇDO VENDIM

Screenshot_1

Me rëndësi do të jetë demarkacioni  


 

 

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka theksuar se ambasada e ShBA-së nuk ka deklaruar se nuk përkrah vendimin e qeverisë sa i përket demarkacionit.

I pyetur se ambasada e Amerikane sipas raportimeve në media nuk do të përkrah version tjetër të demarkacionit, Haradinaj thotë se çdo ndryshim do të bëhet në koordinim të plotë me mekanizmat ndërkombëtar dhe se ambasada e ShBA-së nuk ka deklaruar se nuk përkrah vendimin e qeverisë sa i përket demarkacionit. Haradinaj nuk ishte i gatshëm që të flas për punën e komisionit të ri, duke i këshilluar mediat që të jenë më të vëmendshëm në atë që lexojnë dhe shkruajnë.

Kreu i ekzekutivit në mbledhjen e parë ka shkarkuar kryetarin e Komisionit për shënjimin e kufizimit me Malin e Zi,  Murat Mehën, në vend të tij e emëroi ish-deputetin e LDK-së, profesorin e Gjeografisë, Shpejtim Bulliqin. Kreu i AAK-së sa ishte opozitë bashkë edhe me Vetëvendosjen dhe partnerin e koalicionit të tanishëm Nisma për Kosovë, mandatin e kaluar kanë kundërshtuar versioni aktual të marrëveshjes me shtetin fqinjë nën pretendimet se Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektar nga ky demarkim.

Marrëveshja u nënshkrua më 26 gusht nga atëherë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq. Ratifikimi i kësaj marrëveshje në Kuvend u vendos si kusht për të fituar liberalizimin e vizave, nga Bashkimi Evropian (BE). /Agjencitë/