close
Bota

HAITI: DËNOHET OXFAM PËR SKANDAL SEKSUAL

684012_720

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, e dënoi fuqishëm organizatën bamirëse britanike Oxfam, pas zbulimeve se stafi i saj ka angazhuar prostituta gjatë shpërndarjes së ndihmave në vitin 2011. Në një postim në Tuitter, Moise tha se këto veprime janë “shkelje shumë serioze e dinjitetit njerëzor”.

Oxfam, një nga organizatat më të mëdha të ndihmës në Britaninë e Madhe, ka qenë subjekt i një artikulli në gazetën Times, javën e kaluar. Gazeta britanike e ka akuzuar atë për fshehjen e gjetjeve të një hetimi më 2011, sipas të cilave, punonjësit e ndihmës kanë paguar prostituta lokale për seks. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia