close
Vendi

GUVERNATORI I BPRM-së: BOGOV TËRHIQET NGA KANDIDATURA

Mandati i Bogovit skadon më 20 Maj


Dimitar Bogov tërhiqet nga kandidimi për Guvernator të Bankës Popullore të Maqedonisë dhe për këtë tashmë ka njoftuar Presidentin e vendit Gjorge Ivanov, i cili e kishte propozuar për një mandat të ri të Guverantorit.

Në një deklaratë me shkrim për agjencinë e lajmeve MIA Bogov ka theksuar se me kujdes e ka ndjekur debatin në opinion lidhur me propozimin që për herë të dytë të jetë i emëruar si Guvernator iBankës Popullore të Maqedonisë dhe se vendimin e ka marrë duke pasur parasysh reagimet e një pjesë të politikbërjes dhe afateve për zgjedhje të Guvernatorit.

“Me këtë rast do të doja ta falënderoj Presidentin Gjorge Ivanov për besimin e dhënë me propozimin tim të sërishëm për njeriun e parë të BPRM-së, që për mua personalisht, paraqet vlerësimin e punës sime gjatë shtatë viteve të kaluara. Duke i pasur parasysh reagimet një pjesë të jetës politike në vend, konstelimin momental politik dhe afatet për zgjedhje të Guvernatorit, në interes të vendit tërhiqem nga kandidatura e Guvernatorit të BPRM-së, për çka tashmë kam njoftuar Presidentin Ivanov– shkruan Bogov.

Bogov beson se në periudhën e ardhshme do të gjendet një zgjidhje dhe së shpejti do të propozohet kandidati i ri, nga radhët e profesionistëve që do të ketë përkrahje konsensuale politike.

“BPRM-ja nuk guxon të mbetet pa Guvernator. Pres zgjidhje në afat sa më të shkurtër që do të sihte në interes të Republikës së Maqedonisë” – ka potencuar Bogov.

Mandati i Bogovit si Guvernator i BPRM-së përfundon më 20 Maj, kurse më 21 Maj në seancën e Kuvendit, sipas burimeve, do të vendoset pika e rendit të ditës për zgjedhje të guvernatorit të ri. /Art Channel/

 

Art Channel

The author Art Channel