close
Bota

GAZË: PROTESTA-KATËR TË VRARË E QINDRA TË PLAGOSUR

auto_gaza15230339521523033956

Forcat e armatosura izraelite kanë vrarë të paktën 4 palestinezë, nga të cilët një fëmijë dhe kanë plagosur 618 të tjerë gjatë protestave të premten në afërsi të kufirit mes Gazës dhe Izraelit.

Njoftohet se 618 persona u plagosën gjatë protestës, nga të cilët 117 me municion të vërtetë, ndërsa në mesin e të plagosurve ishin 2 punonjës shëndetësorë dhe 5 gazetarë.

Ushtarët izraelitë gjatë protestave paqësore “Marshi i Madh i Kthimit”, të cilat mbahen në kufirin e Gazës që nga 30 marsi kanë vrarë mbi 120 palestinezë dhe kanë plagosur mbi 13 mijë të tjerë. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia