close
SportVideo

FUTBOLL: FILLON PJESA PRANVERORE E KAMPIONATIT

Të gjitha ndeshjet luhen nesër me fillim në orën 14:00


Me ndeshjet e javës së 19-të, që në program janë për nesër me fillim në orë 14:00, do të nis pjesa pranverore e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor. Ndeshja derbi e javës së 19-të, është takimi që do të zhvillohet në Tetovë ndërmjet dy skuadrave më cilësore në vendin tonë, Shkëndija kundër Vardarit dy skuadra që mbajnë dy pozitat e para në renditjen tabelore. Mesfushori kuqezi, Armend Alimi shprehet se ndeshja kundër Vardarit është një motiv më teper për të gjithë futbollistët që të japin maksimumin.

Skuadra nga Çairi FC Shkupi, pas përgatitjeve në Antalia dhe përforcimeve të shumta me optimizëm të theksuar pret ndeshjen  e nesërme me Akademia Pandev.

Në arena “Filipi i Dytë” në Shkup, do të takohen Rabotniçki dhe Renova dy skuadra që kanë pretendime për pjesën e epërme të tabelës. Kapiteni i ekipit nga Xhepçishti, Fisnik Nuhiu thotë se ekipi ëshë mirë i përgatitur për sfidat e radhës.

Në takimet tjera të javës së 19-të, në Turnovë do të luhet derbi i Pellagonisë, Pobeda – Pelisteri, ndërsa në Krtaovë, Sileksi është nkoqire e Skopjes. Të gjitha ndeshjet luhen nesër me fillim në orën 14:00. /SH. S. /