close
Ekonomi

FONDI PENSIONAL: EKSPERTËT KËRKOJNË ZGJIDHJE PËR RRITJEN E PRAGUT

Fondi-për-Sigurim-Pensional-në-Maqedoni-780×439

Qytetarët janë kundër rritjes së pragut


Rritja e pragut për pensionet shkaktoi debate të shumta në opinion. Më të zëshëm ndaj kësaj çështje janë sindikatat, ekspertë të kësaj lëmie dhe qytetarët. Ata kërkojnë marrjen e masave urgjente nga qeveria.

Shpenzimet për pagesën e pensioneve priten që të rriten dukshëm gjatë tre viteve të ardhshme, njëkohësisht rritje pritet të ketë edhe në numrin e pensionistëve. Ajo që shkaktoi debate të shumta në opinion ishte se këtë vit pritet që të rritet edhe vrima në arkën e fondit pensional e poashtu edhe varësia e Fondit pensional shtetëror nga buxheti qendror. Sipas profesorit Harun Tairi qeveria duhet të merrë masa urgjente.

Lidhje me rritjen e pragut të pensionistëve reaguan edhe sindikatat të cilat theksuan se janë kundër çdo lloj rritje të pragut të moshës së nevojshme për pensionim, si masë për plotësimin e minusit në Fondin Penionalo Invalidor të Maqedonisë.

Ndërkaq edhe qytetarët janë kundër rritjes së kufirit për pensionistët.

Fondi Monetar Ndërkombëtarë propozoi zhvendosjen e kufirit të moshës për pensionim, pasi siç theksuan se pa të njëjtën nuk do të ketë stabilizim të Fondit pensional.  Ndërkaq, shuma e paraparë për periudhën 2018-2020 në vlerë prej 880 milionë euro pritet që dukshëm të rritet edhe gjatë viteve të ardhshme. /Art Channel/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia