close
Sport

FFK: PROPOZOHET PASUESI I FADIL VOKRRIT

agimm kndidat për kryetar të FFK

Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit propozojnë Agim Ademin


 

Pas vdekjes së Fadil Vokrrit, kryetarit të FFK-së, tani po mendohet për pasardhësin e tij.

Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit dhe Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit kanë ftuar nënkryetarin e FFK-së, Agim Ademin që të thërras kuvendin zgjedhor për të zgjedhur kryetarin e ri të Federatës së Futbollit të Kosovës.

‘GazetaBlic’ ka siguruar një dokument ku shihet se Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit dhe Lidhja Rajonale e Futbollit e Prizrenit kërkojnë që kryetari i ri i FFK-së të zgjedhet menjëherë, në mënyrë që të mos ketë boshllëk institucional.

Sikurse Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit ashtu edhe Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit kanë propozuar Agim Ademin për kryetar të ri të Federatës së Futbollit të Kosovës. Vendimin nga Lidhja Rajonale e Futbollit Prizrenit e kanë marrë përfaqësuesit e KF Opojës, KF Ballkanit dhe KF Lirisë.  Ndryshe zëvendës-presidenti Agim Ademi dhe menaxheri Bajram Shala, përfaqësojnë Federatën e Futbollit së Kosovës në “Rusia 2018”. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia