close
Showbiz

FEJOHET LADY GAGA!

Lady Gaga dhe Christian Carino janë fejuar.

Ndonëse as njëri e as tjetri nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë, një burim i afërt me çiftin ka brërë të ditur se këngëtarja dhe agjenti i talenteve janë fejuar në mënyrë sekrete, larg publikut, gjatë verës.

Madje sipas të njëjtit burim, Carino i ka kërkuar babait të këngëtares leje për fejesë.

Por a do të ketë një martesë së shpejti?

Kjo duket se nuk është në planet e afërta të çiftit, për shkak të gjendjes shëndetësore të këngëtares 31 vjeçare.

Siç është raportuar më parë, ylli i muzikës pop vuan nga një çrregullim kronik që shkakton dhimbje dhe muskuj të butë, së bashku me problemet me lodhjen, kujtesën dhe disponimin e ndryshueshëm.

Muajin e kaluar, ajo njoftoi vendimin e saj për të shtyrë turneun e saj evropian “Joanne” vetëm disa ditë pasi u shtrua në spital.

“Unë u dërgova në spital, nuk është thjesht dhimbje e zakonshme, unë kam dhimbje vërtetë shumë të forta. Por jam në duart e mjekëve më të mirë”, kishte shkruar vetë këngëtarja në llogarinë e saj në Isntagram për fansat e saj.

Gaga dhe Carino janë në lidhje qysh nga muaji shkurt, kur edhe u kapën nga fotografët duke u puthur.

Këngëtarja e shumë hiteve ishte më parë e fejuar me Taylor Kinney para se të ndaheshin në muajin korrik të vitit 2016, pas pesë vjetëve së bashku.

Në atë kohë, këngëtarja kishte thënë se besonte se ajo dhe aktori Kinney ishin shpirtra binjakë, por që kishin nevojë për “pushim”. /Agjencitë/

 

Art Channel

The author Art Channel