close
Ekonomi

FAZLIU: KOMUNAT TË SHFRYTËZOJNË MJETET E BE-së

Mos shfrytëzimi i tyre do të ishte turp për vendin


Komunat në Maqedoni ballafaqohen me probleme të ndryshe, ndër sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen komunat janë decentralizim fiskal, sigurimi i kushteve të barabarta lokale për të gjithë qytetarët, shfrytëzimi i mjeteve nga fondet e ndryshme të Bashkimit Evropian për të gjitha këto çështje u diskutuan në emisionin Arti i Financës me Ministrin e pushteti Lokal Suejl Fazliu i cili apeloi deri tek komunat që të investojnë në resurse njerëzore për shfrytëzimin e mjeteve të Bashkimit Evropian.

Kryetarët e komunave rurale në Maqedoni kërkojnë që të shumëfishohen mjetet nga Programi për mbështetje financiare për zhvillim rural, si edhe gjatë shpërndarjes së këtyre mjeteve përparësi të kenë komunat me seli në fshat. Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu thekson se komunat duhet trajtuar në mënyrë më serioze çështjen me shfrytëzimin e mjeteve Ipa.

Fazliu shtoi se Bashkimi Evropian këto mjete i ndanë prej taksapaguesve të vetë, e mos shfrytëzimi i tyre është një turp i madh.

Përndryshe, Qeveria e Maqedonisë ka paralajmëruar marrjen e një kredie në vlerë prej 120 milionë eurosh për të shlyer borxhet e komunave, të cilat mjete komunat do të duhet t’i kthejnë për 15 deri në 20 vjetët e ardhshëm me normë interesi prej 3 për qind. /Xhumadije Ibraimi/

 

Art Channel

The author Art Channel