close
Rajoni

FAJON-VESELI: NË PRAG TË VENDIMIT TË MADH

Fajon-1

Liberalizimi këtë vit


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, takoi Raportuesen për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, me të cilën diskutoi rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, procesin e euro-integrimeve dhe me theks të veçantë, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Liberalizimi i vizave me Bashkimn Evropian për qytetarët e Kosovës do të bëhet gjatë këtij viti – këtë premtim e mori kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga raportuesja evropiane për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon. Fajon i tha Veselit se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret, thuhet në një komunikatë për media nga Kuvendi i Kosovës. Kryeparlamentari i Kosovës Veseli konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për të ecur më shpejt në proceset e integrimit evropian, por theksoi gjithashtu domosdoshmërinë që edhe Bashkimi Evropian të lëvizë përpara në raport me Kosovën dhe qytetarët e saj, veçanërisht lidhur me heqjen e vizave gjatë këtij viti.

Edhe Raportuesja Fajon, nga ana e saj, shprehu besimin se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë gjatë këtij viti, ngase, siç tha ajo, Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret. Ajo tha se sapo Komisioni të dalë me raport pozitiv në fund të qershorit, menjëherë në fillim të korrikut do ta fus në agjendën e Komisionit të liberalizimit të vizave çështjen e Kosovës. Kosova është vendi i vetëm në Ballkan ku qytetarëve ende iu duhet viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia