close
Kulture

EUROVISION 2018: EUGEN BUSHPEPA NA NATËN FINALE

eu-696×392

Në finale edhe shqiptarja tjetër Eleni Fureira


Me këngën “Mall” Eugent Bushpepa u klasifikua në finalet e 12 majit të Eurovision 2018 që zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë.

Shpallja e Shqipërisë si finaliste e Eurovision u kthye në një dramë të vërtetë për fansat e Eugent Bushpepës, pasi renditja rastësore e finalistëve e nxori emrin “Albania” të 8-tin nga 10 finalistë që kalonin nga kjo mbrëmje.Në finale ka kaluar edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Eleni Fureira, e cila përfaqëson Qipron në këtë Eurovision.

Bushpepa  në performancën e tij u shoqërua nga instrumentistët Denis dhe Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani. Kënga “Mall” u prit me ovacione nga publiku i pranishëm në mbrëmjen e parë të gjysmëfinales së Eurovision.Në natën e parë të gjysmëfinales së Eurosong konkurruan 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Në skenë u ngjit edhe shqiptarja tjetër, Eleni Foureria, e cila përfaqëson Qipron dhe gjithashtu u kualifikua në finale. Në gjysmëfinalen e dytë do të interpretojë edhe shqiptari i tretë i këtij Eurosongu, Ermal Meta që do të përfaqësojë Italinë me “Non mi avete fatto niente”. /Art Channel/