close
Vendi

“EUROPA DHE BALLKANI”: KUÇAN- ZGJERIMI I BE-SË VARET NGA VETË BE-JA

Screenshot_8

Ish-presidenti i Sllovenisë, Millan Kuçan në 13 vjetorin e e konferencës ndërkombëtare për integrim europian “Europa dhe Ballkani” e organizuar nga Kolegji Amerikan, theksoi se vlerësimi i të arriturave të vendeve-kandidate duhet të jetë objektiv, për shkak se derio më tani ka munguar objektiviteti dhe principet në këtë drejtim.

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) para se gjithash varet nga aftësitë e shtetve kandidate për ti përmbushur kushtet për anëtarësim, por varet edhe nga afëtsia e BE-së për tu hapur për anëtare të reja. Do të ishte e ndershme që kjo tu thuhet edhe vendeve-kandidate, e jo të heshtet. Sa do të jetë BE më e fortë nga brenda dhe më e integruar, aq do të jetë edhe më e aftë për të pranuar anëtare të reja. Frika nga ndikimi i islamit dhe Rusisë në hapësirat e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të jetë arsye për heqjen dorë nga plotësimi i tërëishëm i të gjitha rekomandimeve dhe plotësimin e të gjitha kushteve. /Art Channel/