close
Bota

EMIGRAMTËT: ITALIA MBYLL PORTET PËR ANIJEN E SHPËTIMIT

Një anije shpëtimi në të cilën gjenden 629 emigrantë është bllokuar në Mesdhe, pasi ministri i Brendshëm Italian, Matteto Salvini, ka refuzuar lejen e zbarkimit. Salvini, lideri i krahut të djathtë, Liga, ka thënë se Malta duhet të pranojë anijen Aquarius, mirëpo deklaratat e tij janë kundërshtuar.

Malta ka thënë se shoqata bamirëse, SOS Méditerranée, ka marrë emigrantët në ujërat e Libisë, që do të thotë se të njëjtit janë përgjegjësi e juridiksionit të Italisë. Italia është territori kryesor, përmes së cilit emigrantët kalojnë nga Afrika Veriore në Evropë.

Partia Liga u ka premtuar votuesve gjatë zgjedhjeve të përgjithshme se do të ketë qasje të ashpër ndaj emigrimit. Agjencia për refugjatë në Kombet e Bashkuara u ka bërë thirrje “shteteve” të përfshira që të “gjejnë një zgjidhje për emigrantët, në mënyrë që ata të zbarkojnë në hapësirë të sigurt”. /Agjencitë/

Art Channel

The author Art Channel