close
Ekonomi

EKSPERTËT: DO TË KETË REFLEKTIME NË BUXHET

EKSPERTËT: DO TË KETË REFLEKTIME NË BUXHET

Afaristët: Qeveria të mos shpejtojë


Paralajmërimi i ministrit të Financave, Dragan Tevdovski që me 18% të tatimohen të ardhurat mbi 1 mijë euro shkaktoi kritika të ashpra në opinion.  Ndërkaq, këtë muaj duhet të fillojë debati për tatimin progresiv. Afaristët kërkojnë që qeveria të mos shpejtojë në këtë drejtim.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se tatimi progresiv do të ketë efekt negativ i cili do të reflektohet drejtpërdrejt në buxhet, duke e stimuluar “ekonominë e zezë”.

Një pjesë e afaristëve tashmë reaguan ndaj modelit të paralajmëruar për tatim progresiv, me qëndrimin se me këtë veprim do të goditen profesionet deficitare, si informatikanët, të punësuarit në veprimtaritë financiare, konsulentët.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski deklaroi se prej muajit prill do të filloj debati për tatimimin progresiv përmes të cilit parashikohet për çdo të ardhur mbi 1000 euro të paguhet tatim prej 18 për qind. Sipas Tevdovskit, të ardhura mbi 1000 euro në Maqedoni realizojnë rreth 2 për qind e qytetarëve.  Tevdovski shprehet se thuajse të gjitha vendet ngadalë e kanë braktisur modelin e tatimit të sheshtë. Të dhënat zyrtare nga institucionet kompetente e konfirmojnë këtë gjendje të dallimeve të mëdha në rroga. Vetëm 1,2 për qind e të punësuarve kanë marrë rrogë më të lartë se 40.000 denarë.

/Xh. I. / Art Channel

Art Channel

The author Art Channel