close
Vendi

DIMITROV: TË FLASIM PËR QËLLIME, E JO PËR POZCIONE

GREECE FYROM DIPLOMACY

Kroacia do ta ndihmojë Maqedoninë në rrugën euroatlantike


Gjasat për arritjen e zgjidhjes së emrit zvogëlohen nëse vendosen linja të kuqe – ka deklaruar shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikola Dimitrov gjatë një konference të përbashkët të shtypit me homologen e tij kroate Marija Pejçinoviq Buriq. Këto komente Dimitrov i bëri duke aluduar në deklaratat e homologut të tij grek Koxias se pa ndryshimin e Kushtetutës, nuk ka zgjidhje të kontestit shumëvjeçar.

Nëse theksohen pozicione kyçe në opinion, zvogëlohen shanset e procesit për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë rreth emrit, deklaroi sot shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, duke shtuar se është më e dobishme të flitet për qëllime ,sesa për pozicione.

“Nëse theksojmë pozicione në opinion i zvogëlojmë shanset dhe mendoj se atë që dje e thashë, e dikush prej jush e kapi, do të ishte mirë që Maqedonia dhe Greqia të garojnë se kush do të ketë qasje më evropiane në këtë konstest, në kuptim të mirëkuptimit të tjetrit dhe në kuptim të ndërtimit të vlerave dhe parimeve evropiane në qëndrimin dhe qasjen ndaj kësaj çështjeje.”

Reformat janë kyçe për përparimin e çdo vendi në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, kurse Maqedonia është një shembull i mirë lidhur me zbatimin e deritashëm të reformave dhe procesi  do të përshpejtohet pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë rreth emrit – ka deklaruar shefja e diplomacisë së Kroacisë Marija Pejçinoviq Buriq.

“Ne jemi dhe do të mbetemi miq të Maqedonisë por edhe në të ardhmen do të angazhohemi që, sapo të zgjidhet kontesti me emrin, që është e vetmja pengesë në këtë rrugë, të hapen negociatat me BE-në dhe hyrjen në NATO, që Maqedonia të kyçet në mënyrë të shpejtë. Mendoj se ajo mund ta bëjë këtë, është e gatshme dhe ka paradispozitat, që në momentin kur të fillojë procesi gjërat të shkojnë shumë shpejtë dhe Kroacia do ta ndihmojë në këtë rrugë.

Shefja e diplomacisë kroate paralajmëroi se gjatë negociatave për anëtarësim me BE-në, së pari duhet të plotësohen kriteret më të vështira, por shprehet e bindur se Maqedonia sapo të fillojë procesin e negociimit do të shënojë përparime. /Art Channel/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia