close
Vendi

DHUNA NË KUVEND: DËSHMOJNË ALIMI DHE DEPUTETI ZEKIRI

Sela-1200×630

Alimi: Kërkohej gjak shqiptari


Abdulfetah Alimi, i punësuar në sigurimin e Kuvendit i cili më 27 Prill arriti ta shpëtojë nga turma deputetin Ziadin Sela, sot në gjykatë dëshmoi se si ka ndodhur ngjarja. Alimi i cili në gjykatë ishte sjellë nga paraburgimi si dëshmitar i prokurorisë, ka identifikuar Aleksandar Janevskin – Toshta dhe Kire Georgievskin.

“Njëri nga dhunuesit kishte hipur mbi karrige dhe mbante maskë. Ai jepte urdhra se kush duhet sulmuar. Kishte edhe një që kërkonte gjak shqiptari, ai kishte të veshur një bluzë të zezë dhe nuk mbante maskë”.

Dëshmitari Alimi u ka thënë sulmuesve që ta lënë Selën ngase është i vdekur, dhe së bashku me të punësuaren në Kuvend dhe një person tjetër e kanë dërguar në bufenë ku i kanë dhënë ndihmën e parë.

Mendova se vështirë do të dalim të gjallë, por mbeta me Selën. Atëherë gjetëm një zyrë të hapur. E vendosëm Selën nën byronë dhe kërkonim mënyra se si të ikim nëse sulmuesit arrijnë të ngjiten. Sela kishte dhimbje të mëdha, mendova se do të vdesë. Më pyeti kush jam, i thashë se jam nga sigurimi. Atëherë Sela më tha “jam në duart tua”. I thashë se deri në vdekje do të jem këtu”.

Deputeti Muhamed Zekiri në dëshminë e tij ka theksuar se të akuzuarit Aleksandar Janevski – Toshta i kanë ndihmuar edhe dy persona të tjerë gjatë tërheqjes së Selës nga turma. Njëri-siç tha Zekiri, ka qenë i veshur me jelek të zi, kurse tjetri ka pasur kapuç në kokë. Personi me jelek të zi është në mesin e të akuzuarve- ka thënë ai – duke treguar tek i akuzuari Sasho Senkov-Senko.

“Kur turma hyri në press-qendwr, unë isha në galeri. Nga lartë shihnin se ç`po ndodh poshtë. Më pas, bashkë me disa kolegw u mbyllëm në kabinën e përkthimit. Kishte gjuajtje me gjithçka ndaj deputetëve. Mes të lënduarve ishte edhe Ziadin Sela. Ai ishte goditur me mjet të fortë, ku ishte I kërrusur dhe kishte gjakderdhje. Nuk pata mundësi ta shoh se kush e goditi Selën, por mjeti erdhi nga galeria.

Zekiri ka sqaruar se e ka parë kush e ka ndarë Selën nga deputetët tjerë duke e njohur të akuzuarin Aleksandar Janevski Toshta.

Në seancën e kaluar, që ka zgjatur gjashtë orë, janë dëgjuar tre dëshmitarë – kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski. Në këtë rast, të akuzuar janë Kire dhe Ceno Gjorgjievski, Oliver Oshakovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, ALeksandar Janevski – Toshta, Andre Micov, Nikolla Vominovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavlevski – Kobra. Të akuzuarit për tentim vrasje të deputetit Sela në seancat paraprake janë deklaruar si të pafajshëm. /Art Channel/