close
Kulture

ÇMIMET OSCAR: “THE SHAPE OF WATER” FILMI MË I MIRË

Geri Oldman dhe Frensis Mekdermot aktorë më të mirë


 

Drama romantike “The Shape of Water” fitoi çmimin Oscar si filmi më i mirë. Ceremonia e 90-të e ndarjes së Oscar-it u mbajt të dielën në Llos Angjelles. “The Shape of Water”, një film nga regjisori Guillermo del Toro, që flet për një grua pastruese, e cila bie në dashuri me një krijesë të çuditshme të lumit, ka pasur 13 nominime, ndërsa ka fituar katër.

Filmi “The Shape of Water”, në regji të regjisorit meksikan Gilermo del Toro është shpërblyer me Oskar për filmin më të mirë, në ceremoninë që sonte u mbajt në Teatrin Dolbi në Los-Anxhelos. Del Toro e fitoi çmimin edhe për regjisor më të mirë. “The Shape of Water” ishte i nominuar në 13 kategori, ndërsa çmime fitoi vetëm për katër.

Oskar si aktori më i mirë fitoi Geri Oldman për rolin në filmin “Darkest Hour”, në të cilin në mënyrë maestrale e ringjalli Uinston Çerçilin. Frensis Mekdermond fitoi oskar si aktorja më e mirë për rolin kryesor femëror në filmin Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”.  Oskar për film jashtë rajonit anglisht-folës fitoi Kili, në realizimin e Sebastian Lejl, “A Fantastic Woman”. Në këtë film rolin kryesor e luan një person transgjinor.

Një prej befasive më të mëdha në ndarjen e Oskarëve ndodhi në kategorinë film dokumentar. Oskar fitoi “Icarus” në të cilin flitet për gjoja dopingun e sportistëve në Rusi. Ylli i basketbollit Kobi Brajant u shpërblye për filmin e shkurtër të animuar “Dear basketball”. /Art Channel/

Art Channel

The author Art Channel