close
Rajoni

ÇËSHTJA E EMRIT: SHBA-të ANGAZHOHEN PËR ZGJIDHJE TË KONTESTIT

Greece_Macedonia_Name_Raju-780×439

Protesta në 23 qytete greke


“Maqedonia është greke” ishte parulla kryesore e protestave të djeshme në shumë qytete të Greqisë. Protestuesit nuk pajtohen me kompromisin mes Shkupit dhe Athinës për emrin që do të përmbajë fjalën ‘Maqedoni”. Ndërkaq, për SHBA-të krahu juglindor i NATO-s, duke llogaritur këtu edhe Ballkanin Perëndimor, është një segment i rëndësishëm strategjik në mbrojtje nga ndidkimi rus dhe kinez në rajon dhe Uashingtoni po bën përpjekje aktive për zgjidhjen e kontestit për emrin që Maqedonia të hyjë në NATO.

Uashingtoni zyrtar jo vetëm që i jep përkrahje të plotë procesit të zgjidhjes së emrit, por është i angazhuar përmes një diplomacie të qetë në zgjidhjen e tij. Këtë e ka konfirmuar Ues Michel –Ndihmës Sekretar i shtetit në Departamanetin amerikan i ngarkuar për Maqedoninë dhe rajonin në një fjalim në fondacionin “Heritixh’ ku promovoi strategjinë e Presidentit Tramp për Europën.

“Kohë më parë morën qëndrim të përbashkët, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por punojmë edhe BeH, në çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Siç përmenda, një pjesë e ekipit tonë punon për këtë çështje, kurse SHBA-të vazhdojnë të luajnë një rol të qetë sëbashku me BE-në, Gjermaninë dhe të tjerët, duke inkurajuar që të gjendet një zgjidhje për Maqedoninë, ta shohim si anëtare të NATO-s. Në të gjitha këto fusha, në bazë ditore, harxhojmë kohë, energji dhe resurse për problemet e Ballkanit Perëndimor. Mendoj se për disa nga këto probleme që po zvarriten që moti, nuk pres t’i shoh të zgjidhura plotësisht tash shpejt, por mendoj se po bëjmë një përparim të mirë.

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan mbrëmë në Greqinë Veriore kundër kompromisit eventual për emrin e Maqedonisë mes qeverive në Athinë dhe Shkup. Protesta janë mbajtur në 23 qytete, kurse kanë dominuar parullat “Maqedonia është greke”, “Respektoni historinë” e të ngjashme.

“Maqedonia është greke, jo slave. Leka i Madh, gjuha antike greke, të gjitha monedhat dhe përmendoret.

“Ka vetëm një Maqedoni, e kjo është greke, dhe ne nuk do t`ia japim askujt. Maqedonia është e larë me gjak të luftëtarëve grek”

“Po e ndjej sikurse na e marrin Maqedoninë. Ata nuk guxojnë ta bëjnë këtë”

Protestat kaluan kryesisht qetë dhe pa incidente. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia