close
Rajoni

ÇËSHTJA E EMRIT: SHBA PËRKRAHIN NEGOCIATAT

Mediat greke: “Maqedonia Veriore” zgjedhje e mundshme?!


Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) deklaron se SHBA-të vazhdojnë të mbështetin procesin e tanishëm të bisedimeve për çështjen e emrit të Maqedonisë, nën udhëheqjen e OKB-së. Nga DASH për Zërin e Amerikës, në gjuhën maqedonase, thonë se mbështetja për zgjidhje është e madhe për këtë mospajtim afatgjatë. Ndërkaq, sic shkruan gazeta greke Katimerini, Republika Maqedonia Veriore është propozimi më serioz për zgjidhjen e kontestit rreth emrit.

SHBA-të edhe më tej i përkrahin negociatat aktuale nën patronazhin e OKB-së, rreth çështjes së emrit mes Maqedonsië dhe Greqisë – kanë thënë nga Departmaneti amerikan i shtetit duke e potencuar përkrahjen për zgjidhje të këtij kontesti shumëvjecar.

“Shpresojmë se liderët e Maqedonisë dhe Greqisë që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga dy palët për çështjen e emrit, që është në interes të integrimit euroatlantik, prosperitetit, qetësisë dhe stabilitetit në rajon”, njoftojnë nga DASH-i.

Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë Dimitris Xanakopullos, në një intervistë për median greke deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje nëse nuk pranohet “Erga omnes” dhe revizion të Kushtetutës së Maqedonisë,

“Derisa nuk merremi vesh për gjithçka, nuk jemi marrë vesh për asgjë. Kështu është në bisedime. Por, ajo që mund të them me siguri të plotë është se erga omnes dhe revizioni kushtetues janë të rëndësishme, gjegjësisht parakushte kryesore që duhet të ekzistojnë në çfarëdo marrëveshje me Ish-Republikën Jugosllave Republika e Maqedonisë”.

Ndërkaq, Gazeta greke “Katimerini”, shkruan se derisa pritet një bisedë telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zaev dhe Cipras, “Në tryezë është propozimi Maqedonia Veriore”. Teksti thekson se megjithëse në mesin e propozimeve të ndërmjetësit Nimic janë dy emra të tjerë të ndërlikuar, të cilat janë pjesë e paketës origjinale me pesë propozime, emri Republika e Maqedonisë Veriore qëndron si propozimi më serioz. Derisa nga Maqedonia dhe Greqia arrijnë deklarata optimiste për zgjidhjen e mundshme të problemit të emrit, ku pozicione të tilla prezantohen edhe nga vetë kryeministrat Zaev dhe Cipras, disponimi tek opozita e dy vendeve nuk shkon në këtë drejtim. Në Maqedoni opozita ka paralajmëruar protesta të shtunën më 2 Qershor, kurse gjithashtu janë paralajmëruar protesta edhe në qytete greke. /Art Channel/

 

Art Channel

The author Art Channel