close
Vendi

ÇËSHTJA E EMRIT: PRESIDENTI BRAKTIS TAKIMIN ME ZAEVIN DHE DIMITROVIN

Screenshot_3

Takimi ka zgjatur vetëm dy minuta


Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, informuan presidentin Gjorge Ivanov për marrëveshjen e arritur me Greqinë për kontestin për emrin. Kabineti i kreut të shtetit me anë të një komunikate saktëson se takimi zgjati vetëm 2 minuta. Kryeministri Zaev dhe ministri Dimitrov, siç njoftoi pres shërbimi qeveritar, patën një përpjekje konstruktive për prezantimin dhe për diskutimin e përmbajtjes së marrëveshjes, por presidenti Ivanov e ndërpreu dhe u largua nga takimi dhe refuzoi që të bisedojë për përfitimet e kësaj marrëveshje historike për të ardhmen e Maqedonisë.

Vetëm dy minuta ka zgjatur takimi i Presidentit Ivanov me Kryeministrin Zaev dhe ministrin e Jashtëm Dimitrov. Ivanovi ka ndërprerë dhe ka braktisur takimin, duke refuzuar t’i dëgjojë argumentet për marrëveshjen. Nga Kabineti i tij kanë paralajmëruar se Presidenti do t’i drejtohet opinionit. Nga ana tjetër, kabineti qeveritar dërgoi një komunikatë ku thonë se Kryeministri dhe ministri i Jashtëm kanë pasur një përpjekje konstruktive për prezantim dhe për diskutim lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes, por presidenti ka refuzuar të flas me ta.

“Qytetarët më në fund morën shansin të shkruajnë një kapitull të ri në historinë e vendit tonë dhe askush nuk ka të drejtë t`i ndalojë ta marrin vendimin e vërtetë për ardhmërinë e Maqedonisë. Qeveria e RM-së u bën thirrje të gjithë faktorëve politik që të bashkohen rreth prioriteteve kombëtare dhe t`i japin përkrahje prosperitetit të qytetarëve dhe për hyrje të Maqedonisë në NATO dhe BE. Askush s`ka të drejtë ta pengojë ardhmërinë e Maqedonisë”

Dje, Kryeministri publikoi se emri i dakorduar është Republika e Maqedonisë së Veriut, për përdorim të përgjithshëm, me përkthim në të gjitha gjuhët, se gjuha maqedonase dhe kombësia mbeten, kurse Kushtetuta duhet të ndryshohet. Nëse marrëveshja ratifikohet në dy parlamentet, kurse qytetarët e miratojnë në referendum, për përdorim të jashtëm do të riemërohemi që nga Viti i Ri. Për përdorim të brendshëm, emri i ri, do të vendoset shkallë-shkallë, ashtu siç do të hapen kapitujt për hyrje në BE, por jo më shumë se pesë vite. Marrëveshja, siç paralajmëroi Kryeministri Zaev, nesër do të shqyrtohet në seancë qeveritare, kurse gjatë fundjavës sipas të gjitha gjasave do të nënshkruhet së bashku me Kryeministrin grek Cipras. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia