close
Top LajmeVendi

ÇËSHTJA E EMRIT: MINISTRAT DO TË BISEDOJNË PËR ÇËSHTJET E HAPURA

17820342_303

Xanakopulos: Emër i përbërë për përdorim të përgjithshëm


Për të gjitha çështjet e hapura në kuadër të bisedimeve do të bisedojnë ministrat e Jashtëm Dimitrov dhe Koxias – ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë greke lidhur me atë se çka do të gjendet në tryezën e bisedimeve të dy ministrave të Jashtëm në takimin e tyre të ardhshëm.

Duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarave, lidhur me qëndrimet e presidentit grek dhe politikanëve tjerë në Greqi, zëdhënësi Xanakopullos ka theksuar se janë të domosdoshme edhe ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë.

“Duam një emër të përbërë që do të vlejë për të gjithë dhe për përdorim të përgjithshëm. Që të vlejë për të gjithë duhet ndryshimi i emrit kushtetues të fqinjin. Pa ndryshimin e emrit kushtetues nuk mund të plotësohet parakushti që të vlejë për të gjithë. Ndryshimi i emrit kushtetues që të jetë juridikisht e drejtë kërkon ndryshimin e kushtetutës. Nëse ekzistojnë rregullore në kushtetutën e vendit fqinj që mund të çojnë në irredentizëm duhet të revidohen.

Akoma është herët të flitet për zgjidhje dhe se mbeten vetëm detajet, pasi për to po diskutojmë 25 vite, tha mbrëmë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në një intervistë për TV24, duke komentuar deklaratën e deputetit të BDI-së, Artan Grubi, i cili tha se zgjidhja është arritur.

“Kolegu Artan Grubi duket se është shumë optimist, kuptoj se ndonjëherë duhet të dërgohen mesazhe optimiste dhe inkurajuese. Nuk mendoj se është I saktë ky vlerësim. Në konteste që zgjasin kaq gjatë dhe që janë në kufirin nëse do të kenë sukses të arrihet marrëveshje, apo do të rrënohen ose të ngrihen për periudhë të gjatë, nuanca vendosin. Dhe derisa nuk keni marrëveshje, ende jeni shumë larg zgjidhjes”

Në takimet me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, sic thuhet në një komunikatë nga Komisioni për Cështje Evropiane, Grubi kërkoi mbështetje publike dhe inkurajim për tejkalimin e kontestit me Greqinë dhe integrimin tonë në NATO, me ç’rast përfaqësuesit u angazhuan se do të përfshihet në iniciativën të cilën Grubi e nxiti me kolegët në Kongres dhe Senat. Gjithashtu Grubi, mori pjesë në Lutjen e Mëngjesit Nacional të 66-ën me radhë së bashku me Presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, dhe liderët, ministrat dhe deputetët e 140 vendeve. /Art Channel/