close
Vendi

ÇËSHTJA E EMRIT: DEMOKRACIA E RE NUK DO TË VOTOJË RATIFIKIMIN

nea-demokratia-grafeia-tavros-750×430-780×439

Teoharopulos: Marrëveshja po lëvizë në drejtim pozitiv


Demokracia e Re nuk do të votojë për ratifikimin  e marrëveshjes, kumtojnë nga partia opozitare greke. Ndërkaq, pozitivisht, por me pjesë problematike, e vlerëson marrëveshjen nga Prespa, lideri i partisë greke E Majta Demokratike, Tanasis Teoharopulos, në intervistën për televizionin grek “Skaj”.

Duke e komentuar deklaratën e liderit të Grekëve të Pavarur, partneri i koalicionit në Qeverinë greke, kërkon 180 deputetë, në vend të 151 që Parlamenti grek ta miratojë marrëveshjen me Maqedoninë.

 Nga Demokracia e Re thonë se “nuk ekzistojnë fjalë të përshkruhet Panos Kamenos”, i cili është  “personifikim i vëtëshkatërrimit politik”.

“Deklarata se marrëveshja nga Prespa duhet të ratifikohet  nga 180 deputetë, por edhe se ai do të votojë kundër, do të mbetet në historinë si personifikim i vetëshkatërrimit politik.  Ciprasi dhe Kamenosi sw bashku e nënshkruan dhe plotësisht e mbajnë përgjegjësinë për punët e përfunduara që tashmë u krijuan në barë të Greqisë”.

Ndërkaq, Pozitivisht, por me pjesë problematike, e vlerëson marrëveshjen nga Prespa, lideri i partisë greke E Majta Demokratike, Tanasis Teoharopulos, në intervistën për televizionin grek “Skaj”.

“Marrëveshja po lëviz në drejtim pozitiv, ka më tepër punë pozitive, për shembull emër të përbërë, rishikim kushtetues, çështjet për irredentizmin dhe punë problematike, siç është gjuha dhe shtetësia”,

Pasi Grekët e pavarur në mënyrë të vazhduar e përsërisin qëndrimin e tyre se nuk do ta mbështesin marrëveshjen, të gjitha pikëpamjet janë drejtuar ndaj Lëvizjes për Ndryshim, nëse deputetët e saj do të votojnë për zgjidhjen midis Maqedonisë dhe Greqisë. Ndërsa pikërisht marrëveshjes, u shfaqën dy rryma të ndryshme në koalicionin. Lideri i së Majtës Demokratike thotë se nga momenti kur Grekët e Pavarur janë kundër marrëveshjes, Qeveria në vend që të kërkojë votim të besimit, do të duhet të shpallë zgjedhje, sepse nuk mundet “Grekët e Pavarur të dalin nga dera, ndërsa të hyjnë përmes dritares”. /Art Channel/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia