close

Video

VendiVideo

TETOVË: MIRËNJOHJE PËR NXËNËSIT SHEMBULLORË

Screenshot_3

Arifi: Me këtë rritet kualiteti në arsim


Komuna e Tetovës gjatë ditës së sotme ka ndarë mirënjohje nxënësve më të mirë nga shkollat fillore dhe të mesme, të cilët kanë fituar çmime në garat të ndryshme republikane dhe ndërkombëtare.

Me rastin e ndarjes së mirënjohjeve për nxënësit shembullor që kanë marrë çmime në gara, Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, ju drejtua nxënësve se më këtë ata kanë bërë krenarë veten, prindër e mësues.

Nga ana tjetër nxënësit janë shprehur të kënaqur me ndarjen e këtyre mirënjohjeve të cilat i kanë bërë krenar ato, familjarët dhe mësimdhënësit.

Ngjarja në fjalë ka për qëllim kryesisht njohjen e kontributit të nxënësve të dalluar, me qëllim inkurajimin e tyre, që padyshim do të kontribuojë në pasurimin, avancimin dhe përmirësimin e cilësisë së njohurive të nxënësve, dhe përmes këtij aktiviteti Komuna e Tetovës riafirmon vendosshmërinë për arsim cilësor në shkollat ​​fillore dhe të mesme në Tetovë. /Lulzime Qazimi/

 

 

më shumë
VendiVideo

DUHANI: DEMIRI-VARSHMËRIA FILLON NGA KËRSHËRIA

Screenshot_6

Të shmanget ‘bronhiti i duhanxhinjve’


Nën moton “Zgjidh shëndet, e jo duhan”, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Institutin për Shëndet Publik ashtu si tradicionalisht e shënuan 31 majin – Ditën botërore kundër duhanit. Me këtë rast u theksuan rrisqet që lidhen me përdorimin e duhanit si dhe politikat efektive për të reduktuar konsumin e duhanit. Mjeku pulmolog Femi Demiri, thekson se shprehia për duhan zakonisht fillon në moshë të re, të rinjtë fillojnë duhanin më tepër nga kërshëria pa mos qenë në dijeni për pasojat negative që ai shkakton.

‘Një kërshëri se si duket, dhe duke parë më të vjetrit që e përdorin. Por pastaj kjo shprehi fillon të bëjë edhe dëmtimet e para, duke krijuar një varshmëri nga vetë materja që është nikotina. Te disa kalon pastaj bashkë me nikotinën marrin edhe 200 materie të tjera të dëmshme gjatë tymit.’

Ndërkaq, duke folur për efektet negative të duhanit, Demiri thekson se ky i fundit shkakton dëmtimin e shtresës së mukozës në traktin respirator, konkretisht epitelin cilial i cili ka efekt mbrojtës dhe poashtu shkakton dy komplikime të tjera.

‘Duke marrë tymin e duhanit, i cili ka edhe një sasi të blozës, katranit, janë të gjitha këto grimca që në njëfarë mënyre prishin këtë raport, këtë mundësi mbrojtjeje të sistemit respirator. Krijon dy gjëra shumë të dëmshme duke shkatërruar rrugët e frymëmarrjes, duke shkaktuar ‘bronkitin e duhanxhinjve.’

Përndryshe, pirja e duhanit renditet si faktor i madh riskant për sëmundjet malinje, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje të aparatit të frymëmarrjes dhe probleme të tjera shëndetësore. Duhani është shkaku kryesor i shumë vdekjeve që mund të shmanget. Është i vetmi produkt që konsumohet legalisht që vret një të tretën deri në një të dytën e atyre që e përdorin. Në Republikën e Maqedonisë, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, në vitin 2016 nga sëmundjet e sistemit qarkullues kanë vdekur 10.920 persona me shkallë të vdekjes prej 526,9 në 100.000 banorë. /Blerona Jakupi/

 

 

 

 

 

më shumë
SportVideo

KUPA E MAQEDONISË: “KURORË E DYFISHTË” PËR KUQEZINJTË

Në Strumicë Pelisteri – Shkëndija 0-3


Klubi i futbollit Shkëndija e Tetovës është fituese e edicionit të 26-të të Kupës së Maqedonisë, pasi në finale mposhti Pelisterin me rezultat 3:0.  Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e “Mladostit” në Strumicë, me kushte shumë të vështira për lojë për shkak të reshurave të shiut të mëdha. Autor të golave ishin Visar Musliu në minutën e 20 dhe atë të 72-të dhe Besart Ibraimi në minutën e 52-të. Trofeun e ekipit fitues ia ndau kryetari i FFM-së Ilço Gjorgjioski. Për ekipin kuqezi ky ishte trofeu i dytë në histori të Kupës së Maqedonisë, pasi të parin e fitoi në të 2016-të. Më këtë skuadra tetovare vulosi dominimin e futbollit vendor në këtë sezon, ku pasi fituan titullin e kampionit në ligë, “rrëmbyen” edhe trofeun e Kupës,

“Për vet faktin se Shkëndija i merr të dy titujt në një sezon normalisht se ndihem shumë i lumtur dhe  ju uroj të gjithëve për këto tituj dhe ju  falënderoj për përkrahjen që na keni dhënë gjatë tërë kohës”tha   kryetari Visar Bexheti, nërsa sa i përket hapava të ardhshme ai deklaroi “Tani do festojmë njëherë pasatj do shohim. Po gjithsesi se do  ju ju informojmë për hapat e ardhshme”  deklaroi Visar Bexheti Kryetar i KF Shkëndija.

Në ndeshjet të vlefshme për Kupën e Maqedonisë Besart Ibraimi është më i miri me 8 gola të shënuar, por në ndeshjen finale shkëlqeu Visar Musliu, duke shënuar dy gola.

Ndjesia më e madhe është që ne e fituam Kupën dhe  i sollëm të dy trofetë në Tetovë, në plan të dytë vjen paraqitja individuale, por është kënaqësi të shënosh  dy gola. Jam i  kënaqur  me ndeshjen e zhvilluar”deklaroi Visar Musliu futbollist i KF Shkëndija.

Trajneri Qatip Osmani në press konferencën zyrtare uroj të gjithë stafin e ekipit për këtë sukses ndërsa për ndeshjene finale tha se përkundër kushteve shumë të vështira moment kyç ishte goli i parë

“Mendoj se golin e dhamë në kohë, ndoshta pak edhe koha nuk na premtoi të bëjmë lojë më të mirë megjithëse jemi të kënaqur të gjithë megjithëse rezultati është bindës, por prapëseprapë ndoshta arsyet që i përmendi Xhatja janë të vërteta, se Shkëndija në këto momente është ekip më kualitativëdeklaroi Qatip Osmani.

Ndërkaq trajneri i Pelisteri Nexhat Huseini theksoi se epitetin e favoritit në këtë ndeshje e kishte Shkëndija dhe këtë e dëshmoi me lojën e vetë

“Mendoj se Pelisteri në këtë kampionat luajti të mërkurën e të dielën, me kapacitete të vogla të lojtarëve, ishte rëndë që të mbahet. Uroj Shkëndijën poashtu edhe lojtarët e mi të cilët maksimalisht u angazhuan, janë shumë të harxhuar nga ajo e mërkurë dhe e diel. Mendoj se  kjo ndikoi shumë në ekip”  tha trajneri Nexhat Husein.

Ndeshjen finale që u zhvillua në stadiumin “Mladost” në Strumicë e ndoqën një numër i vogël i tifozëve diku 1500 deri në 2000, në mesin e të cilëve edhe afro 300“Ballistë” dhe 20 “Çkembarë”. Ndeshja u zhvillua në kushte tejet të vështira atmosferike përkrah. Me fitoren e Shkëndijës në finale më teper ka përfituar FC Shkupi pasi ka siguruar në vend për eliminatoret e Europa Ligës. /Shaban Sinani/

 

 

 

 

 

më shumë
VendiVideo

KOMUNA E BOGOVINËS: AKSION PËR PASTRIMIN E AMBIENTIT JETËSOR

Screenshot_6

Xhemaili i’u bashkëngjit aksionit së bashku me qytetarët


Aksionit për rregullimin dhe pastrimin e ambientit jetësor që sot realizohet në gjitha komunat e Maqedonisë, i është bashkëngjitur edhe komuna e Bogovinës.

Në këtë aksion të vullnetarëve bëhet pastërtimi i deponive të egra, largimi e mbeturinave komunale, si dhe pastërimi e rrugëve dhe parqeve. Kryetari i komunës së Bogovinë, Albon Xhemaili iu bashkëngjit këtij aksioni së bashku me qytetarët tjerë në rrugën që lidhë Bogovinën me vendbanimet e malësisë që gravitojnë në këtë komunë.

Gjithashtu edhe Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, zëvendës-ministri Jani Makraduli dhe këshilltari i kryeministrit për ambient jetësor Dragan Jovanov sot iu bashkëngjitën kryetarit të Komunës së Dojranit në aksionin për pastërimin e komunës. /Xhumadije Ibraimi/

 

më shumë
VendiVideo

TETOVË: FILLON TRAJNIMI “AKADEMIA POLITIKE”

Screenshot_6

Ligjërojnë figura të shquara politike dhe akademike


“Akademia politike” është një nga trajnimet e para të këtij lloi që do të mbahet në qendrën për arsim joformal dhe kurse të ndryshme “Fluent”. Ligjërues të trajnimit në fjalë do të jenë figura të shquara politike dhe akademike.

Trajnimi Akedemia Politike i cili filloi gjatë ditës së sotme do të përfshijë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë, politikën e jashtme dhe shumë lloje të ndryshme të ligjeratave nga sfera politike e më gjërë. Koordinatori i “Akademisë Politike” në “Fluent”, Nehat Memedi, thotë se kjo Qendër tanimë është e dëshmuar në organizmin të një sërë aktivitetesh nga sfera e arsimit joformal.

Pritjet nga ky trajnim janë të shumta nga ana e kandidatëve të cilët do të ndjekin Akadamine Politike.

Ligjërues të trajnimit në fjalë do të jenë figura të shquara politike, akademikë, profesorë e trajnues, drejtues të institucioneve etj. “Akademia Politike” në “Fluent” do të realizohet përgjatë semestrit veror, respektivisht deri në fund të vitit të rregullt shkollor akademik. /Xhumadije Ibraimi/

 

 

më shumë
VendiVideo

TETOVË: JAVA E DIVERSITETEVE KULTURORE

Pasqyrimi i vlerave kulturore të komuniteteve


Java e Dallimeve Kulturore po zhvillohet në Tetovë nga data 30 prill deri më 5 maj për të tetën herë me radhë nga OJQ Multikultura. Java e Dallimeve Kulturore ka për qëllim promovimin e vlerave kulturore të të gjitha grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.

Në Tetovë me anë të një konference për shtyp u bë prezantimi i Edicionit të tetë, të Javës së Diversiteteve Kulturore që e organizon OJQ Multikultura me donatorët dhe bashkëpunëtorët. Sipas Vullnet Zenkut nga OJQ Multikultura, kjo javë do të jetë e ngjeshur me aktivitete kulturore.

Ndërkaq, në vazhdën e aktiviteve kulturore, poashtu Tetova i është bashkëngjitur ekspozitës udhëtuese, organizuar nga shtypshkronja Dituria nga Shqipëria, Arbëria Dizajn nga Tetova dhe Shoqata Arqipelagu nga Italia. Aktiviteti ka filluar në hapësirat e fakultetit të arteve në Tetovë, ku edhe është shfaqur ekspozita ndërsa organizatorët thanë se këto aktivitete ndërlidhen me librin dhe kanë edhe mbështetjen e BE-së.

Java e Kulturës është përkrahur nga Ministria e Kulturës, dhe gjatë gjithë javës do të sjellë aktivitete të ndryshme, ku ndër të tjera do të organizohen punëtori për tejkalimin e paragjykimeve dhe stereotipeve me nxënësit e shkollave të mesme, diskutime me grupe të ndryshme etnike, poashtu do të organizohet ekskursion në qytetin e Manastirit për aktivistët e Multikulturës. /Blerona Jakupi /

 

më shumë
VendiVideo

DHUNA NË KUVEND: ASH SIMBOLIKISHT SHËNON 27 PRILLIN

Vendoset guri para hyrjes kryesore të Kuvendit


Aleanca për Shqiptarët ka kujtuar në mënyrë simbolike ngjarjen e vitit të kaluar kur kreu i saj Ziadin Sela në Kuvend u sulmua nga huliganët maqedonas.

Me vendosjen e gurit para hyrjes kryesore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që mban datën 27 prill,  partia opozitare Aleanca për Shqiptarët në mënyrë simbolike shënoi njëvjetorin e terrorit të 27-prillit. Në ngjarje të pranishëm ishin lideri i partisë, Ziadin Sela; sekretari i përgjithshëm, Arben Taravari dhe pjesëmarrës të tjerë të partisë. Krahas tyre, i pranishëm ishte edhe deputeti nga radhët e kësaj partie, Surija Rushidi.

Për dhunën në Kuvend më 27 prill po zhvillohet procedurë për tentimin për vrasje të Ziadin Selës në Gjykatën Penale po zhvillohet procedurë penale. Edhe sot saktë në përvjetorin e ngjarjeve është mbajtur séance ku janë prezantuar dëshmitë. Për këtë rast janë akuzuar Kire dhe Cejo Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Senkov, Nikolçe Dimtrievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllovski – Kobra. Të akuzuarit për tentim-vrasje të deputetit Ziadin Sela në seancat paraprake u prononcuan të pafajshëm. /Art Channel/

më shumë
SportVideo

VOLEJBOLL: NË FINALE “UNIVERSITETI I TETOVËS” – KUMANOVA

Në kategorinë e meshkujve Vesna Probishtip – Strumica  


Edicioni i 25-të jubilar finalja e Kupës së Maqedonisë në volejboll në kategorinë e meshkujve dhe atë të femrave do të zhvillohet nesër në Probishtip. Ndeshja e parë është në kategorinë e meshkujve ndërmjet Vesna Probishtip dhe Strumica, që fillon në orën 14:00, ndërsa ndeshja finale në kategorinë e femrave ndërmjet ekipit KV “Universiteti i Tetovës” dhe KV Kumanova parashihet të fillon në orën 17:00.

Për studentet e UT-së është finalja e parë e vlefshme për Kupën e Maqedonisë në volejboll, ndaj edhe motivi është shumë i madh edhe pse nuk do të luajnë me formacion të kompletuar. Trajnerja Laureta Abazi për Art Channel thotë se kjo është ndeshje historike.

“Nesër neve zhvillojmë po themi ndoshta ndeshjen historike sepse është një e arritur e madhe. Neve për së pari here gjendemi në finalen e madhe dhe shpresojë që të nesërmen klubi jonë të paraqitet sa më mire, vajzat të paraqiten sa më mirë dhe pse jo të arrijmë edhe fitore” deklaroi Laureta Abazi trajnere e KV UT.

Ekipi i studenteve të UT-së në Probishtip do të jetë e hendikepuar shkaku i lëndimit të pasueses Rona Jonuzi, por shpresat mbeten tek lojtaret tjera.

Është fatkeqësi e jona se ne momentalisht jemi të hendikepuara pasi në ndeshjen e gjysmëfinales së play offit kemi të lënduar pasuesen e skuadrës Rona Jonuzi dhe do jetë tepër vështi për të nxjerr një fitore bindëse. Po si do që të jetë nëqoftëse gjithë vajzat tjera arrijnë që të japin maksimumin dhe do jenë në element neve do t’ia arrijmë qëllimin dhe do kthehemi me fitore” deklaroi ajo.

Skuadra tetovare në Probishtip pritet që së paku të ketë edhe përkrahje qoftë edhe simbolike nga ana e tifozëve të vetë. /SH. S./

 

 

më shumë
1 2 3 176
Page 1 of 176