close

Vendi

Vendi

REAGIME: VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE

no thumb

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin Kryetarit i jepet kompetenca të amnistojë persona që janë të dënuar për vepra penale për korrupsion dhe gjatë votimeve në zgjedhje është në kundërshtim me rekomandimet dhe parimet e GREKO – thuhet në reagimin me shkrim të Transparency International Maqedonia.

Në të thuhet se kjo organizatë shpreh shqetësim të thellë për shkak të këtij vendimi.Maqedonia si vend-anëtar i GREKO ka obligim të sigurojë mekanizma për dënime të kryerësve për vepra penale për korrupsion dhe të mos u jepet hapësirë kryerësve t’u shmangen dënimeve për atë që kanë bërë.

“Ky vendim është në kundërshtim edhe me rekomandimet e grupit të ekspertëve të udhëhequr nga Rajnhard Pribe, ku thuhej se Maqedonia ballafaqohet me probleme serioze në këtë lëmi”.-thonë nga Transparency International.

Kjo organizatë me anë të shkresës ka kërkuar nga presidenti Ivanov të përmbahet nga e drejta të falë persona të ndjekur ose të dënuar për këto vepra penale, që të shmanget dëmi i pakompensueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe besimit të qytetarëve në institucionet.

Ndërkaq edhe Avokati i Popullit, përmes një reagimi, shpreh shqetësim të thellë për miratimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për falje dhe sidomos për mundësinë që Presidenti të falë persona të cilët ndiqen ose janë të dënuar për vepra penale kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor, të kryera ndaj fëmijëve dhe personat e mitur.

Presidenti i shtetit në kompetencë të të cilit është falja, me vëmendje të madhe t’i qaset kësaj çështje sensitive, para së gjithash duke u udhëhequr nga interesi shoqëror për respektimin e interesit më të mirë të fëmijës, si dhe parandalimin dhe mbrotjen e gjeneratave të ardhshm,.thuhet në një reagim me shkrim nga Zyra e Avokatit të Popullit.

Njëkohësisht, Avokati i Popullit shpreh shqetësim për Vendimin e  miratuar nga Gjykata Kushtetuese, që ka të bëjë edhe me mundësinë e faljes së personave kryerës së veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit.

Vetëm me realizimin e të drejtës zgjedhore në mënyrë të barabartë në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira fitohet legjitimitet i pakonstestueshëm dhe real”- thuhet në Reagimin nga Avokati i Popullit./TvArt/

 

read more
Vendi

KABINETI I IVANOVIT: NUK SHUHET KOMISIONI I AMNESTISË

no thumb

Kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov, përmes një kumtese, lidhur me shkrimet në mediume të caktuara se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, zhbëhet edhe Komisioni i Amnestisë, informon se Komisioni nuk pezullohet, por do të vazhdojë të jetë trup i përhershëm pune i Presidentit të Republikës së Maqedonisë.

Në kumtesë më tutje thuhet se Presidenti Ivanov vendimet për amnesti do t’i sjell në pajtim me procedurën dhe dispozitat e ligjit për amnesti./Agjencitë e lajmeve/

read more
Vendi

SHKUP: KSHZ RISHQYRTON KONTROLLIN E KRYQËZUAR

no thumb

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur të kryejë kontrolle shtesë të një pjese nga çështjet e përfshira në verifikimin e Listës Zgjedhore. Gazetari ynë njofton se KSHZ-ja aktualisht po mbanë mbledhje me dyerë të mbylluara dhe deri tani nuk ka arsye përse po ndërmerret ky hap. Burime partiake ndërkaq lënë të kuptohet se ka mospajtime  lidhur me numrin e votuesve të debatueshëm.

Përfundimi i kryqëzimit të të dhënave pritet të pasohet me verifikimin e tyre në terren në mënyrë që të bëhet kalohet në procesin e heqjes nga Lista Zgjedhore e emrave të debatueshëm.

Deri tani  në këtë institucion janë pranuar mbi 5.000 informacione nga qytetarët në lidhje me parregullsitë në listën zgjedhore. Nga e diela qytetarët  do të mund t’i paraqesin  ankesat për parregullësi nëpër zyrat rajonale të KSHZ-së. Nga ky i fundit bëjnë të ditur se që zgjedhjet të mbahen më pesë qershor Lista Zgjedhore duhet të jetë e përfunduar deri më 17 prill./H.A./

 

read more
Vendi

SHKUP: SHËNOHET DITA E DHURUESVE TË GJAKUT

no thumb

 

Dita e dhurimit të gjakut në vendin tonë po shënohet me aktivitete të shumta. Në qendrën tregtare në Shkup janë vendosur tenda promovuese ku vullnetarët e klubit të kryqit të kuq dhe “klubi 25” shpërndajnë fletushka dhe japin informata për dhurimin e gjakut, ndërsa mjekët e institutit të transfuziologjisë përcaktojnë grupin e gjakut të qytetarëve./Agjencitë e lajmeve/

 

read more
Vendi

KOMISIONI I VENECIAS NUK NDALON PUBLIKIMIN E ”BOMBAVE”

no thumb

Komisioni i Venecias rekomandon një revision serioz të ligjit për mbrotjen e privatësisë apo siç njihet në opinon ligji për mbrotjen e bombave.

Në tekstin e publikuar me vëretje për dy ligjet, komisioni pranë Këshillit Evropian, propozon që ligji të lejojë vazhdimin e publikimit të matrialeve që janë në interes publik dhe me këtë rast të precizohet se ku përfundon interesi publik e ku fillon interesi privat.

E para, nuk është e qartë se vallë ligji për mbrotjen e privatësisë duhet ti mbulojë të gjitha matrialet e publikuara, port ë marra në mënyrë jot ë ligjshme gjatë n jë kohe ose ose vetëm matrialet me prejardhje specifike, në të vërtetë si ato matriale që janë marrë si rezultat i përndjekjes gjoja të organizuar të DSK-së.

“Pjesa më problematike e ligjit për mbrotjen e privatësisë është ndalimi për të publikuar matrialet e regjistruar.Një vendim i këtillë mund të ndikojë në mediat dhe në të drejtën që opiniooni të njihet me informata të rëndësishme”,- thuhet në Opinionin e  komisionit të Venecias.

Nga Ministria e Drejtësisë e cila është përpiluese e këtij ligji thonë se do t’i drejtohen komisionit të Venecias për të komunikuar me qëllim të shkëmbimit të argumenteve./Agjencitë e lajmeve/

 

read more
Vendi

ALBINFO: DEBAT-“Si TË FAKTORIZOHEN SHQIPTARËT NË MAQEDONI”

no thumb

Sot në organizim të platformës “Albinfo” u organizua debat publik me temë “Si të faktorizohen Shqiptarët në Maqedoni”, në debat morën pjesë analistë nga vendi dhe rajoni si dhe funksionarë të partive vendore, ku u debatua për gjendjen aktuale të shqiptarëve në Maqedoni.

Izet Mexhiti nënkryetar i BDI-së tha se ekzistojnë probleme në Maqedoni, por nuk pajtohet se deri tani që nga viti 2001 nuk ka pasur lëvizje.

Bejtulla Demiri anëtar i kryesisë qendrore i lëvizjes ‘Besa’ tha se nëse je i kyçur në politik nuk të intereson asgjë tjetër pasi të tjerët i kryejnë obligimet tua.

Sipas Muhamet Ismaili nga partia e sapoformuar ‘Uniteti’ për tejkalimin e kësaj situate të rënd politike është e domosdoshme të rikthehet sistemi i vlerave.

Ndërkaq, sipas studiuesit Sadri Ramabaja tendenca e shëndrrimit të partive politike në shoqata fetare është e keqja që i kanoset  hapësirës shqiptare.

Sipas organizatorit qëllimi i kësaj nisme është të ndikojë në ngritjen e nivelit të debatit politik, duke e parë dukurinë e fragmentit të përfaqësimit politik shqiptar në Maqedoni si dhe tendencën e atribuimit fetar të çështjeve që janë të natyrës politike dhe kombëtare./H.A./

read more
Vendi

LIDINGTON:BRITANIA MBËSHTET MAQEDONINË NË RRUGËN DREJT BE-SË DHE NATO-SË

no thumb

Ministri për Evropën në qeverinë Britanike Dejvid Lindington ka zhvilluar gjatë gjithë ditës një sërë takimesh me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe liderët e partive politike. Në fokus të këtyre bisedimeve ka qenë situata politike në vend përfshi zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës, zbatimi i reformave të nevojshme për zgjedhje të lira dhe demokratike në qershor si dhe kriza me refugjatët.

Ministri Lindington pas takimeve me liderët e partive politike tha se për pastrimin e listës zgjedhore çdo gjë varet nga KSHZ-ja,  ai gjithashtu tha se KSHZ-së  duhet t’i jepet  përkrahje për t’a kryer punën ashtu si duhet.

Lidington shpreson se qeveria e re e pas zgjedhjeve duhet të hedhin një hap para në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s pasi që populli i Maqedonisë ka kohë që e pret këtë.

Sa i përket anëtarësimit në NATO dhe BE Maqedonia, tha Ministri për Evropë i Britanisë duhet t’i plotësojë kushtet dhe se Britania e Madhe gjithmonë është përpjekur të jetë një mik i afërt i Maqedonisë.

Ministri për Evropë në  qeverin Britanike Dejvid Lindington  gjithashtu tha se Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe do të jetë mik i Maqedonisë dhe do të përpkrah vendin në mirëmbajtjen e rrugëtimit të Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s. /H.A./

read more
Vendi

SHKUP: LIDINGTON TAKON LIDERËT E PARTIVE POLITIKE

no thumb

Ministri britanik për Evropë, Dejvid Lidington sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni, gjatë vizitës ministri Lidington është takuar me liderët e katër partive më të mëdha në vend ku u diskutua për sfidat me të cilat do të ballafaqohet Maqedonia para dhe pas zgjedhjeve duke përfshirë edhe Integrimet EuroAtlantike, reformat si dhe marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfqinjësore.

Gjatë takimit mes liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe ministrit britanik për Evropë Dajvid Lidington është diskutuar për sfidat para dhe pas zgjedhjeve të cilat janë caktuar më 5 qershor, në takim gjithashtu është diskutuar edhe për integrimet EuroAtlantike.

Siç thuhet në kumunikatën e BDI-së, lideri i BDI-së Ahmeti shprehu mbështetje për një punë të përpiktë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe theksoi që institucionet duhet që t’i dalin në ndihmë këtij trupi zbatues tē zgjedhjeve me shpresë që asnjë nga partitë politike nuk do ta pengon procesin në çfarë do mënyre, thuhet më tej në kumunikatë. Koha është më se e mjaftueshme për të gjitha parapregatitjet për 5 qershor, ndërsa këto zgjedhje do të janë zgjedhjet më të monitoruara në historinë e vendit thuhet mes tjerash në kumunikatë.

Ahmeti dhe Lidington gjithashtu kanë diskutuar edhe për çështjen e emrit dhe integrimin EuroAtlantik si një nga prioritetet e vendit pas zgjedhjeve bashkë me zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit. Lideri i BDI-së vlerësoi se anëtarësimi në NATO sjell relaksim të marrëdhënieve ndëretnike, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme, por është edhe parakusht për zhvillim ekonomik si dhe lehtëson hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian,- thuhet në k umunikat.

Zyrtari i lartë britanik David Lidington, Ministër i Shtetit për Evropë, është takuar edhe me liderin e PDSH-së Menduh Thaçin, poashtu gjatë ditës është takuar edhe me liderin e LSDM-së Zoran Zaev dhe dje me atë të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski./H. A./

read more
Vendi

GJYKATA KUSHTETUESE: PRESIDENTIT I KTHEHET E DREJTA PËR FALJE

no thumb

 

Ashtu siç pritej,  shumica e gjykatësve më Gjykatën Kushtetuese sot paradite vendosën që t’i heqin ndryshimet në ligjin për falje nga viti 2009 dhe në këtë mënyrë përsëri të mundësojnë falje për personat të cilët mes tjerash janë të dënuar edhe për krim zgjedhor.Vendimi do të hyjë në fuqi pas shpalljes në gazetën zyrtare të RM-së. Gjykata deklaroi se vendimi dhe arsyetimi për këtë do të publikohen në faqen e internetit të Gjykatës Kushtetuese.

Më herët kjo gjykatë vendosi të mbajë seancën me dyer të mbyllura, duke çkyçur në këtë mënyrë opinionin nga puna e saj.Gazetarët kishin kërkuar vendim me shkrim dhe arsyetime se përse kjo seancë ka qenë e mbyllur, por nuk kanë marrë përgjigje.Praktika e deritanishme ishte që seancat të jenë të hapuar për opinionin.

Gjykatësit Kushtetues me shumicë votash sollën vendimin për tërheqjen me argumente, se ligjvënësi nuk guxon të definojë për cilat vepra mund, e për cilat nuk mund të jepet falja.Me këtë, pjesa më e madhe e gjykatësve kushtetues vlerësojnë se ligji kontestues parasheh kufizimin e shfrytëzimit të kompetencës kushtetuese për falje respektivisht se legjislativa nëpërmjet ndryshimeve ligjore përzihet në ingerencat e presidentit të shtetit, i cili ka të drejtë individualisht të vendos për çdo rast.

Kjo do të thotë se nuk do të ketë falje për çdo kryerës, por presidenti individualisht do të vendos.Me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese shfuqizohet edhe Komisioni për falje, i cili deri më tash kishte rol këshilldhënës dhe tani sipas ligjit të vjetër presidenti mund që të këshillohet më Ministrinë e Drejtësisë gjatë vendimit se për cilin do të jep falje.

Shoqata e Gazetarëve vlerëson se Vendimi që opinion të ç’kyçet nga seanca është në kundërshtim me rregulloren e Gjykatës Kushtetuese, ku parashihet se puna e kësaj gjykate është publike”.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Ambasada e SHBA-ve në Shkup.”Përse Gjykata Kushtetuese ka mbyllur seancën e sotme? Transparenca është kyçe për çdo institucion” – ka reaguar kjo ambasadë përmes profilit të tyre në rrjetin social Tuiter.

Më herët protestuesit që veten e kanë paraqitur se “ mbrojtës të institucioneve” kanë braktisur hapësirën para Gjykatës Kushtetuese.Ata kanë ndërprerë protestën prej se u morë vesh se Gjykata Kushtetuese ka vendosur të tërhiqen ndryshimet e ligjit për falje.Kjo protestë erdhi si përgjigje ndaj një sërë tubimesh të qytetarëve të inicuar nga platforma AJDE që kundërshtojnë ndryshimet e Ligjit për falje./TvArt/

 

read more
Vendi

VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE – REAGIME

no thumb

Ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me të cili presidenti do të mund të falë edhe persona të dënuar për mashtrime zgjedhore ka deklaruar se “ Nga Kryetarët e tashëm dhe të ardhshëm do të varet, se kompetencat e zmadhuara, do t`i shfrytëzojnë për forcimin apo dobësimin e demokracisë”.

Ndaj ngjarjeve të sotme në Gjykatën Kushtetuese ka reaguar edhe ndërmjetësi belg në bisedimet e grupeve të punës së partive politike, Piter van Hojt.Në një postim në Tuiter ai ka shkruar se “Seanca është e mbyllur për shkak se, sëpari duhet të kapet miu që fshihet në sallë”

Sekretarja e Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq është përgjigjur kërkesave të gazetarëve, për t’u prononcuar se përse seanca e sotme ka qenë e mbyllur.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva, ka vlerësuar që seanca të jetë e mbyllur dhe kjo ka qenë e publikuar në ueb-faqen tonë.Krejt kjo në pajtim me nenin 85 të Rregullores, ku janë numëruar situatat kur mund që të çkyçet opinioni nga seancat”

Ministria për Punë të Brendshme ka njoftuar se ka parashtruar padi penale kundër Kryetarit të Komunës Karposh dhe liderit të partisë GROM, Stevce Jakimovski dhe kundër personit A.T për veprën e kryer penale “ ndalimin apo pengimin e tubimit publik”.

Siç thotë MPB-ja, “ këto dy, dje kanë organizuar tubim të qytetarëve, me qëllim që të pengojnë mbajtjen e protestës paqësore, më parë të paralajmëruar të platformës qytetare AJDE, protest që sipas rregullores është paraqitur në SPB-Shkup”./Agjencitë e lajmeve/

 

read more
1 557 558 559 560 561 680
Page 559 of 680