close

Vendi

Vendi

MOSKË: NDRYSHIMI I EMRIT TË SHQYRTOHET NË KS TË OKB-së

rusia

Zgjidhja, pa presione


Moska vlerëson se çështja rreth ndryshimit të emrit të Maqedonisë duhet të shqyrtohet në Këshillin e Sigurisë së OKB-së dhe se zgjidhja  duhet të bëhet pa presione të huaja, sikurse në Maqedoni ashtu edhe në Greqi – thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme ruse.

“Qëndrimi i Rusisë rreth problemit të emrit të Maqedonisë mbetet i pandryshuar; zgjidhja e qëndrueshme duhet të gjendet pa presione të jashtme, pa imponimin e afateve dhe kushteve dhe në bazë të një përkrahje të gjerë edhe në Maqedoni, por edhe në Greqi.

Kryesisht në korniza huridike. Vlerësojmë se kjo cështje duhet ta shqyrtojë Këshilli i Sigurimit i OKB-së konform nenit 3 të Rezolutës 845 të Këshillit për Siguri të OKB-së – thuhet në komunikatën e Ministrisë së jashtme të Rusisë. /Klan Maqedoni/

 

read more
Top LajmeVendi

RESHJET E BORËS: PUSHTETET TË SIGUROJNË QARKULLIM TË LIRË

Screenshot_3

Qytetarët e dëmtuar mund të padisin komunën


Që kur filluan reshjet e borës, qytetarët kanë hasur vështirësi në qarkurullimin e lirë. Janë ankuar disaherë se kompetentët nuk kanë marrë masat e duhura dhe nuk kanë intervenuar në kohë për pastrimin e borës, gjë që ka sjellë edhe aksidente komunikacioni, si dhe lëndime të qytetarëve. Avokati i Popullit Ixhet Memeti, në një prononcim për Tv Klan Maqedoni, thotë se është e drejtë e çdo qytetari të ketë hapësira të pastra për kalim e që do mirëmbahen në vazhdimësi nga kompetentët.

Obligim i pushtetit qendror dhe lokal është që t’ju sigurojë qytetarëve hapsira të pastra për qarkullim, thotë Ixhet Memeti Avokat i Popullit. Në vend, siç tha ai, kompetentët shumë pak mendojnë për mirëmbajtjen e rrugëve duke ua lënë në dorë qytetarëve këtë obligim.

Nëse si pasojë e neglizhencës së autoriteteve, vjen deri te shkaktimi i aksidenteve apo lëndimeve të këmbësorëve, atëherë çdo person i dëmtuar ka të drejtë të padit pushtetin lokal.

Sinoptikanët edhe për javën e ardhshme parashikojnë reshje të reja të borës, andaj bëhet thirrje që procesi i pastrimit të rrugëve të mos pengohet nga automjetet që parkohen vend e pa vend. Në të kundërtën, siç thonë njoftimet, do të kërkohet edhe asistenca e organeve të rendit për mënjanimin e atyre veturave që do të pengojnë pastrimin e borës. /Lulzime Ameti/

 

 

read more
Top LajmeVendi

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME: LSDM DO TË SHQYRTOJË KËRKESËN E OPOZITËS

shekerinska

BDI kundër zgjedhjeve të parakohshme


Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska lidhur me kërkesën e VMRO DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare njoftoi se LSDM-ja seriozisht do ta shikojë iniciativën e VMRO-DPMNE-së. Ndërsa zëvendës-kryeministri Bujar Osmani, tha se tërë energjia politike duhet të fokusohet në anëtarësimin e vendit në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Lidhur me iniciativën e partisë opozitare maqedonase për zgjedhje të parakohshme, ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska, tha se LSDM-ja seriozisht do ta shikojë iniciativën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme, duke shtuar se VMRO dëshiron që të ndryshohet tema e rëndësishme e zgjidhjes së problemit të emrit.

“Ata këtë kërkesë e bënë vetëm pesë minuta pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, dhe këtë e bënë për të ndryshuar temë, pasi që tema aktuale nuk iu konvenon. Tema tregon që nëse do të zgjidhësh një problem, ai zgjidhet, nëse do të drejtosh shtetin para, drejtohet. Nëse do perspektivë për qytetarët, atë do të ua ofrosh dhe jo t’i izolosh. Ata kërkojnë zgjedhje, por gjithashtu kërkojnë edhe mënyrë për të mos u realizuar ato. Ne do të shohim dhe shqyrtojmë këtë kërkesë, ka shumë argumente në këtë iniciativë dhe për ndryshim nga VMRO. Ne do t’i respektojmë ligjet që ka miratuar ky shtet. Ajo që është në ligje ne do ta plotësojmë”, tha Sheqerinska.

Ndërkaq, Zëvendës-kryeministri Bujar Osmani, bëri të ditur se partia e tij politike, BDI vazhdon të mban qëndrimin lidhur me zgjedhjet e parakohshme, duke thënë se tani nuk është momenti për zgjedhje dhe se tani duhet që vendi të fokusohet në anëtarësimin në NATO dhe hapjen e negociatave me BE-në.

“Mënjëherë pas Referendumit kishte edhe ide se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. BDI në atë kohë edhe pse interesi partiak, të gjitha anketat treguan që atëherë, në shtator, BDI do të kishte shumë me shumë vota sesa në dhjetor të 2016. Fuqishëm kundërshtuam idenë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak se vlerësuam se qeveria ka mandat që të zgjidh çështjet e mëdha dhe të rënda të vendit, dhe të garantojë anëtarësim për NATO dhe BE. Sot gjithashtu rejtingjet dhe interesat politike tregojnë se BDI dy herë më shumë rezultate ka nëse ka zgjedhje nesër, krahasuar me ato të 2016, megjithatë sërish jemi në qëndrimin se duhet të bëhet anëtarësimi në NATO dhe hapja e negociatave me BE-në dhe kjo është arsyeja që nënshkruam marrëveshjen e Prespës dhe bëmë ndryshimet kushtetuese. Vlerësojmë se tani e gjithë energjia politike duhet të fokusohet në këto dy çështje”, tha Osmani.

Menjëherë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese lideri i opozitës Hristijan Mickoski bëri thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të njëjtat të mbahen me ata presidenciale. /Klan Maqedoni/

 

read more
Top LajmeVendi

SHEQERINSKA, OSMANI DHE DIMITROV: E ARDHMJA E MAQEDONISË NË NATO DHE BE

Screenshot_2

Dimitrov: Qeveria greke e përkushtuar për Marrëveshjen e Prespës


Pas ndryshimeve kushtetuese dhe ndryshimit të emrit fokusi duhet të përqendrohet në reformat e brendshme, -thanë kryeministrja Radmila Sheqerinska, zëvendës-kryeministri Bujar Osmani, njeriu i parë i diplomacisë maqedone Nikolla Dimitrov, të bindur se në Athinë do të ndodh ratifikimi i marrëveshjes së Prespës.

Problemi disa dekadësh apo e ashtuquajtura çështje maqedone është histori, edhe pse Ballkani është i njohur për kriza. Me marrëveshjen e Prespës dëshmuam se Maqedonia ka kapacitete për reforma dhe integrim, por para nesh ka edhe shumë punë të tjera. Kështu theksoi zëvendës/ministrja dhe ministrja e Mbrotjes Radmilla Sheqerinska.

“Maqedonia e siguroi vendin e vet në tryezat e partnerëve të Natos, ky flamur që qëndron pranë flamurit tonë shtetror tani më nuk është dëshirë e parealizueshme. Maqedonia me këtë akt të fundit, ia doli që plotësisht ta meritojë vendin e vet në tryezën e aleatëve. Qeveria prej sot fokusin dhe energjinë e vet do ta përqendrojë në drejtim të këtyre çështjeve nga të cilat varet ardhmëria e të gjithë qytetarëve të këtij shteti. Maqedonia dha mesazhe të qarta që u përshëndetën nga shtetet më të fuqishme të botës dhe gjeneratat e ardhshme meritojnë të jetojnë në Maqedoninë evropiane, prosperuese, e cila me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës u bë shembull në vendet e rajonit.” shprehet Radmilla Sheqerinska.

“Zëvendës/kryeministri Osmani bëri thirrje  për pajtim të brendshëm të të gjitha palëve politike duke përfshirë këtu edhe proceset euro-integruese të vendit.” – deklaroi Bujar Osmani.

Ministri i Punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov shtoi se me një punë të mundimshme Maqedonia ia doli të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe tani është në rrugë të mbarë me zgjidhjen e këtij problem politiko-diplomatik. Në pyetjen e gazetarëve lidhur me daljen nga qeveria e Ciprasit të grekeve të pavarur se a do të ratifikohet marrëveshja, Dimitrovi thotë:

“E pashë lajmin e ministrit të Mbrotjes dhe lider i grekëve të pavarur, Kammenos i cili dha dorëheqje nga pozita ministri i Mbrotjes. Menjëherë pata një korrespondencë të shkurtër Kratugallos dhe u binda se qeveria greke mbetet fuqimisht e përkushtuar për interes kombëtar të Greqisë.”- tha Nikolla Dimitrov.

Udhëheqsit e qeverisë njoftuan se me inkuadrimin në strukturat euroatlantike  duhet të ketë standarde evropiane në administratë, shërbim cilësor dhe i shpejt ndaj qytetarëve, standarde evropiane në sundimin e së drejtës dhe depolitizim të  gjyqësorit. /Verica Dimitrijevska/

 

read more
Top LajmeVendi

BAJRAMI: 75 PËR QIND NGA SËMUNDJET E RRALLA PREKIN FËMIJËT

Screenshot_1

Trajtimi i sëmundjeve të rralla është i shtrenjtë 


Analizat botërore në shëndetësi, të cilat vlejnë dhe për Maqedoninë, tregojnë se 75 për qind nga sëmundjet e rralla i sulmojnë fëmijët. Simptomet e para shfaqen pas lindjes së fëmijës, apo në fëmijërinë e hershme. Deri në 80 për qind nga sëmundjet e identifikuara kanë origjinë gjenetike, shprehet Sani Bajrami Pediatër.

Një semundje e rrallë, referohet si një sëmundje “jetime”, çdo sëmundje që prek një numër të vogël të popullsisë. Shumica e sëmundjëve të rralla janë gjenetike, dhe janë të pranishme gjatë gjithë jetës së një personi, madje edhe nëse simptomat nuk shfaqen menjëherë. Në Evropë një sëmundje apo çrregullim quhet i rrallë kur ai prek më pak se 1 në 2000 persona.

Bajrami më tej shton që trajtimi i sëmundjeve të rralla është i shtrenjtë për shkak se duhet të prodhohet ilaçi për shumë pak pacientë. Tek këta persona me sëmundje të rrallë disa organe nuk zhvillohen, për shkak të hormonit të rritjes me qëllim që këta njerëz të jetojnë normalisht.

Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë vitin e kaluar në propozim-buxhetin e vitit 2019, 156 milionë denarë është paraparë për programin për shërimin e sëmundjeve të rralla. Ministria e Shëndetësisë me mjetet në lartësi prej 380.000.000 denarë, furnizon barna të cilat do të trajtojnë më shumë se 20 sëmundje të veçanta. Në vitin 2018 për herë të parë janë furnizuar edhe tre barna të reja prej të cilave dy kanë të bëjnë me sëmundje për të cilat deri më tani furnizohej terapi, derisa bari i tretë është bar i ri që shfrytëzohet për shërimin e pacientëve me sëmundjen Goshe si një lloj i ri i terapisë, është shprehur Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. /Lindita Aliu/

 

 

 

read more
Top LajmeVendi

ZAHARIEVA: BULLGARIA PËRKRAH ANËTARËSIMIN E MAQEDONISË NË NATO DHE BE

5a5364a7a89ef

Me interes kombëtar për Bullgarinë lidhur me Republikën e Maqedonisë është të kemi fqinj të sigurt dhe stabil. Shteti do të jetë i tillë, kur të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së, deklaroi shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva. Zaharieva tha se “vendi nuk do të bëjë kompromise me kushtet, që duhet të respektohen që të bëhesh pjesë e të gjithë procesit negociues të BE-së”.

“Një prej kushteve në procesin prainkuadrues është të kesh marrëdhënie të mira fqinje, të mos udhëheqësh politikë të izolimit dhe nacionaliste, të mos e vjedhësh historinë e fqinjëve dhe të mos e mohosh të kaluarën e përbashkët historike. Bullgaria shumë qartë i vendosi këto kushte”, shtoi ministrja bullgare e Punëve të Jashtme. /Klan Maqedoni/

 

read more
Top LajmeVendi

PUNËSIMET NË MINISTRINË E JASHTME: A SIGUROHET KUADËR ME PAGË PREJ 16.000 DENARËSH?

auto_mpj15432468911543246899

Autoritetet pranojnë se realiteti është zhgënjyes


Kërkohet arsimim i lartë, njohje të njërës nga të tria gjuhët zyrtare në Bashkimin Evropian me certifikatë përkatëse, të mos jetë anëtarë i partisë dhe shumë kushte të tjera për të marrë një vend pune – bashkëpunëtorë për Evropën Jugperëndimore në MPJ për një rrogë mujore mesatare prej 16.800 denarësh. Ky është vetëm njëri nga 25 vendet e reja të punës që i shpalli diplomacia maqedonase në prag të festave të Vitit të Ri. Ka edhe pozicione me rrogë më të vogël se 15.000 denarë, por a është kjo mënyra e vërtetë për të pasur të rinj të aftë të cilët në të ardhmen do të komunikojnë me botën në emër të shtetit.

“Tani, kjo gjë, nga njëra anë është e mirë, që shpallje të tilla të publikojnë më shumë institucione, sepse të rinjtë patjetër duhet të gjejnë vendin e tyre, për çka doemos duhet të mbahet llogari veçanërisht kur bëhet fjalë për punësime të kuadrove të reja dhe për shpenzimet…nëse anlizojmë se sa financa i duhen një studenti për një muaj që tejkalon shumën e 21.000 denarëve në mënyrë që të munden t’i paguajnë shpenzimet minimale të tyre” vlerëson Stefani Spirovski.

Gjorgj Taneski, një 30 vjeçar, politikolog i diplomuar dhe magjistër në fushën e diplomacisë, gjatë një bisede telefonike thotë se në këtë shtet nuk vlerësohet puna e kuadrove profesionale e të arsimuara, gjë që zhgënjen mbarë gjeneratën.

“Një pagë prej 250-300 eurosh është qesharake, assesi nuk do të dorëzoja dokumente për këtë shpallje sepse edhe ashtu ka kohë që kam hequr dorë nga paraqitjet në institucione shtetërore, pata disa përpjekje, por asgjë konkrete sepse politika është futur në të gjitha sferat” tha Gjorgj Taneski.

I pyetur se a mendon që institucionet në këtë mënyrë do të sigurojnë kuadro të aftë Taneski thotë:

“Kjo kurrsesi nuk mund të ndodhë, kuadrot e aftë sapo ta shohin shpalljen, as që do t’u shkoj mendja të dorëzojnë dokumentet, por do të gjenden persona që do të punojnë për atë pagë dhe shtrohet pyetja a do të kenë arsimim adekuat apo jo.” deklaroi Gjorgj Taneski

Ministri i Shoqërisë informative dhe administrates Damjan Mançevski, pranon se rrogat e shënuara në këto shpallje për të rinjtë janë zhgënjyese:

“Për sa ju takon pagave keni plotësisht të drejtë, por fatkeqësisht kjo është situatë në të cilën ballafaqohemi dhe nga përvoja e viteve të shkuara shohim se si këto shpallje nuk realizohen.“shprehet Damjan Mancevski.

Mançevski shton se administrata në Maqedoni është e stërngarkuar dhe se në të ardhmen numri i nëpunësve shtetërorë duhet të zvogëlohet në pajtim me mesataren në Evropë. Është në vazhdë e sipër procedura e përpilimit të ligjit për të rinjtë nga i cili organizatat qytetare presin garanca më të mëdha të pjesëmarrjes së tyre në ndërtimin e të gjitha segmenteve shoqërore. Deri atëherë, sipas hulumtimeve numri më i madh i të rinjëve edhe më tutje, ardhmërinë e tyre e shohin në vende të tjera. Shkaku kryesor është standardi i ulët jetësor dhe mungesa e kushteve për avancim profesional. /Verica Dimitrijevska/

 

read more
Top LajmeVendi

NDRYSHIMI I KUSHTETUTËS: RUZHIN-FUNDI I FRIKËS NËSE DO TË MBIJETOJMË

Screenshot_1

Anëtarësimi në NATO, përfitime të mëdha për vendin


Ish-Ambasadori i Maqedonisë në NATO dhe profesori universitar Nano Ruzhin thotë se Maqedonia duhet të festojë. Në të ardhmen, historia e Maqedonisë do të ndahet, para dhe pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Ruzhin thotë se Maqedonia përfundimisht zgjodhi të ashtuquajturën “çështjen maqedonase”.

Sipas profesorit universitar Nano Ruzhin anëtarësimi në NATO për Maqedoninë do të thotë fundi i frikës së mbijetesës dhe ndarjes, pa marrë parasysh nëse vendi do të quhej Republika e Maqedonisë me shtesën “E Veriut” apo IRJM”.

“NATO, para së gjithash është një klub i shteteve të fuqishme, që me xhelozi shihet nga shumë vende jashtë Evropës. Dhe, tani një Maqedoni e vogël është anëtare e NATO-s. Kjo do të thotë garanca për integritetin territorial dhe sovranitetin, fundi i të gjitha frikave, nëse do të jemi, por do të jemi shumë.”-deklaroi Nano Ruzhin- Profesor universitar

Profesori Ruzhin shton se politikanët që kontribuan në këtë zgjidhje, si asnjëherë më parë, kanë vënë si prioritet interesin shtetëror, para atij partiak e personal.

“Kjo që ndodhi mes Athinës dhe Shkupit është maja e një modeli diplomatik të zgjidhjes së krizave. Për këtë shkak, nuk është e rastit që disa liderë botëror theksuan se Maqedonia duhet të shërbejë si shembull për zgjidhjen e situatave të këtilla të konflikteve në rajon por edhe në botë”- shprehet Nano Ruzhin- Profesor universitar

Profesori Nano Ruzhin vlerëson se Marrëveshja e Prespës është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Maqedonisë, duke shtuar se përfundimisht e dimë se kush jemi, dhe se ka garanca për identitetin.

“Fakt se identiteti është ruajtur. Vula më e fuqishme e identitetit është gjuha dhe pikërisht për këtë që mbajtëm shprehjen “maqedonase”, asgjë nuk humbim. vlerëson Nano Ruzhin- Profesor universitar.

Profesori univeristar dhe ish-Ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin, shton se anëtarësimi i Maqedonisë në BE do të kontribuojë në zhvillimin e multikulturalizmit, kurse në grupin e vendeve të vogla si Estonia dhe Luksemburgu, në mënyrë plotësuese do të kontribuojë për qasje drejt mundësive të barabarta ekonomike dhe afirmitetit kulturor. /Verica Dimitrijevska/

 

read more
Top LajmeVendi

MARRËVESHJA QEVERIA E RM-së – LËVIZJA BESA

BBAA2F3D-9CD1-4160-81A5-D0E99F1F5D01

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT

Dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se është arritur marrëveshje me të cilën janë tejkaluar dallimet, për të cilat informuam se ekzistojnë. Edhe njëherë konfirmojmë se nënshtetësia është maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku është pranuar amendamenti në Ligjin Kushtetues me të cilin konfirmohet nënshtetësia maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe sqarohet se si do të jetë për qytetarët shqiptarë në gjuhën shqipe dhe do të vërtetohet në të gjitha ligjet ku është e nevojshme.

Njëkohësisht, është pranuar amendamenti i amendamentit kushtetues XXXVI ku konfirmohet se Republika njëjtë kujdeset për diasporën e të gjithë qytetarëve të saj.

Në mënyrë plotësuese në ligjin për letërnjoftim do të shënohet edhe përkatësia etnike e qytetarëve.

Të gjitha çështjet tjera që ishin propozuar si amendamente, do të tërhiqen, për shkak se formalisht dhe juridikisht nuk ka mundësi që të realizohen tani, kurse mbetemi të përkushtuar që në të ardhmen të punojmë në zgjidhjen e tyre, me qëllim që t`i mënjanojmë edhe këto probleme me të cilët ballafaqohen qytetarët, kurse për shkak të arritjes së vlerave të përbashkëta evropiane – thuhet në komunikatën e përbashkët të Qeverisë së Maqedonisë dhe Lëvizjes Besa.

read more
Top LajmeVendi

KOMISIONI ANTIKORRUPSION: DESKOSKA-VMRO-ja TË HEQ DORË NGA AMENDAMENTET

Screenshot_1

PSP-ja duhet ta mbajë pavarësinë 


Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska i ftoi deputetët e VMRO-DPMNE-së të heqin dorë nga amendamente të caktuara lidhur me ligjet gjyqësore të dërguara në parlament, sepse me to, siç tha ajo, do të zvogëlohej roli dhe  rëndësia e kompetencave të Komisionit Shtëtror për pengimin e korrupcionit. Midis amendamenteve që për shumicën qeveritare janë ta papranueshëm kërkesat që të fshihet kushti që anëtarët e Komisionit Shtetror për Antikorrupsion që në vitete e fundit të kenë qenë politikisht aktiv ose të kenë qenë donatorë të partisë politike.

Pakoja e ligjeve që duhet të jenë bazë për reformat në sistemin e jurisprudencës, ende është në parlament, dhe ka ngecur në dallimet politike midis shumicës qeveritare dhe opozitës. Në mesin e tyre është edhe ligji për komisionin shtetëror për pengimin e korrupsionit, për çka VMRO-DPMNE ka forcuar amendamente, që sipas ministres së Drejtësisë Renta Deskoska është i papranueshëm dhe në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit Evropian:

“Ajo që realisht shkakton probleme në amendamentet e tyre është, kërkesa për të fshirë kushtin për ndalimin e politizimit të anëtarëve respektivisht për të penguar anëtarë të caktuar të cilët politikisht kanë qenë aktivë gjatë periudhës së kaluar ose kanë qenë donator të partive politike, pastaj kërkesa që të hiqet kompetenca e komisionit të kontrollojë llogaritë bankare të funksionarëve, si dhe kontrolli i financimit të partive politike. Sipas tyre kjo gjë të mos bëhet.” –deklaroi Renata Deskovska.

Midis ligjeve që tani më janë dorëzuar në Parlament apo së shpejti do të dorëzohen, sipas Deskoskës është edhe ligji i Prokurorisë Publike i cili në të ardhmen duhet të rregullojë statusin e ekzistimit të Prokurorisë Speciale Publike. Deskoska nuk ka dilema se duhet të vazhdojnë procedurat për të cilat është ngritur padi nga PSP-ja dhe që kanë buruar nga bisedimet e përgjuara telefonike në vitet 2008-2015. Por për këtë me siguri do të vendosin deputetët e Kuvendit. /Biljana Georgievska/

 

 

read more
1 2 3 4 5 680
Page 3 of 680