close

Vendi

Top LajmeVendi

RASTI “MONSTRA”: DËSHMUAN EKSPERTËT

Rasti-Monstra-780×439

Avokatët mbrojtës: Rasti po montohet


Me marrjen në pyetje të ekspertëve të cilët kanë kryer disa ekspertiza sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për rastin “Monstra” të PSP-së për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012. Në gjykatë, për seancën e sotme ishin thirrë rreth dhjetë ekspertë.

Me dy kallashnikovë dhe një pistoletë janë mbytur 4 djemtë dhe peshkatari te Liqeni i Smillkovës, më 12 prill të 2012-s. Kjo u vërtetua në ekspertizën e repartit për Krim – Teknikë në ministrinë e Punëve të Brendshme, që u njoftua sot në seancën e “Monstrës”.

Eksperti i krim-teknikës Nexhat Skuliç, i cili ka bërë analizat e gëzhojave që dhe projektilëve që janë gjetur në vendin e vrasjes në Smillkovë, tregon se atij i janë dorëzuar 21 gezhoja, 8 proektile të tëra dhe dy pjesë proektilesh për analizë.

Ekspertja Snezhana Nikollovska, ka hulumtuar gjurmë nga dheu nga vetë vendi i automjetit. Tha se mbetet në tërësi në atë që e ka thënë për ekspertizën në procedurë paraprake. Tha se dheu nga lokaliteti “Vrazhji vir”, ku ishte gjetur automjeti dhe dheu nga Liqeni i Smillkovës është dalluar për nga përmbajtja dhe ngjyra.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat avokati i të akuzuarve Naser Raufi ka theksuar se ky rast nuk është i montuar nga MPB-ja vetëm me dëshmitarin e mbrojtur dhe veturën, por edhe me ekspertizën e kryer për dheun dhe armën që është shfrytëzuar në Liqenin e Smilkovës. /Klan Maqedoni/

 

 

read more
Vendi

PTHP: AKTAKUZË PËR GJUHË TË URREJTJES  

27625golema-780×439

Gazetari në rrjetet sociale ka përhapur material racist


Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Penale dorëzoi propozim aktakuzë kundër një personi për veprën e kryer penale – përhapje të materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik.

Personi, siç është theksuar në kumtesën nga Prokuroria Publike, ngarkohet se më 24 korrik të këtij viti përmes sistemit kompjuterik, në opinion ka përhapur material të shkruar ksenofobik me të cilin ka promovuar urrejtje kundër një grupi në bazë të përkatësisë etnike.

“I dyshuari si personalitet publik – gazetar, në profilin e tij publik në një rrjet social, ka publikuar koment me rastin e zjarrit në ishullin grek Atika në të cilin kishte edhe viktima njerëzore. Madje me komentin ka promovuar urrejtje ndaj një grupi të caktuar etnik – grekë, të cilët kanë qenë të prekur nga zjarri katastrofik. Për këtë vepër penale, në pajtim me Kodin Penal, është paraparë dënim me burg nga një deri në pesë vjet”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Gjatë hetimit, prokurori publik kompetent përmes MPB – Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale siguroi material të hollësishëm të dokumentuar për aktivitetin nga profili përdorues i të dyshuarit në rrjetin social, si dhe dëshmi të tjera. Personi i dyshuar nuk ka dhënë deklaratë të tij para prokurorit publik kompetent, për shkak se nuk ka qenë i kapshëm në adresë të tij që t’i dorëzohet ftesa. /Klan Maqedoni/

 

 

read more
ShëndetsiVendi

SHËNDETËSI: MJEKËT PJESË E TRAJNIMEVE AVANCUESE

Screenshot_2

Certifikata për gjinekologët, neonatologët dhe akusherët


Ditën e sotme në Spitalin Klinik të Tetovës janë shpërndarë certifikata për mjekët gjinekologë, neonatologë dhe akusherë të Tetovës të cilët i janë nënshtruar trajnimit për avancimin e mbrojtjes dhe mënjanimin e komplikimeve tek gratë shtatzëna, lehonat dhe të sapolindurit.

Trajnimi për avancimin e mbrojtjes dhe mënjanimit të komplikimeve tek gratë shtatzëna, është realizuar në kuadër të ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë UNFPA.

Në ndarjen e certifikatave i pranishëm ishte edhe zëvendës-ministri i Shëndetësisë Asim Musa, i cili deklaroi se këto trajnime janë bërë me qëllim që të rritet kujdesi ndaj nënave dhe të sapolindurve në vend.

Përfaqësuesja e UNFPA-së, mjekja Afrodita Shala theksoi se ky trajnim ka zgjatur rreth dy javë dhe deri më tani janë kyçur rreth 70 punonjës shëndetësorë.

Mjekja gjinekologe Meral Rexhepi e cila ishte pjesë e trajnimit u shpreh se i njëjti do të jetë i dobishëm për stafin dhe veçanërisht për pacientët.

Trajnimi në fjalë vjen si formë parandalimi për shkak të rritjes së vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave gjatë procesit të lindjes. /Blerona Jakupi/

 

 

read more
Top LajmeVendi

GJYKATA KONFIRMON DËNIMIN ME BURG PËR ISH-KRYEMINISTRIN GRUEVSKI

Gruevski-Nikola-by-MIA-2-2-768×577

Gjykata Penale në Shkup ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilën ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski, i konfirmohet dënimi me burgim prej dy vjetësh për rastin e koduar ‘Tanku’ që ka të bëj me blerjen e një makine të blinduar, veprim ky i debatueshëm dhe i kundërligjshëm sipas Prokurorisë Speciale Publike.

Gjykata e Apelit në Shkup ka konfimuar edhe uljen e dënimit nga 6.5 në 4.5 vjet burg për Gjoko Popovski, ish-shef i furnizimeve në ministrinë e Punëve të Brendshme. Me vendimin e Apelit aktvendimet bëhen të plotfuqishme, ndërsa me marrjen e tyre nga të dënuarit, nis afati për fillimin e vuajtjes së dënimit.

Tani pritet që aktvendimi t’i dorëzohet gjykatësit për ekzekutimin e sanksioneve dhe i njëjti duhet që të zbatohet në një afat prej jo më shumë se 13 ditësh. /Klan Maqedoni/

read more
Top LajmeVendi

PARLAMENT: BISEDIME APO AKTI I VOTIMIT!?

kuvendi-maqedoni

Në Parlamentin e Maqedonisë pritet të votohen ndryshimet kushtetuese. Seanca ishte caktuar të fillonte në ora 12:00, sipas informacioneve të fundit do të fillojë në ora 15:00. Në ndërtesën e Kuvendit janë të pranishëm numri më i madh i deputetëve si dhe Kryeministri Zaev. Informacionet jozyrtare nga Kuvendi flasin se edhe deputetët e LSDM-së kanë hequr dorë nga diskutimet kështuqë do të shkohet direkt në aktin e votimit… Klan Maqedoni po ndjek për së afërmi zhvillimet në Kanalin e Kuvendit.

 

read more
Top LajmeVendi

NGËRÇI POLITIK: DIPLOMATI AMERIKAN PALMER TË HËNËN NË SHKUP

methu-800×445

MPJ e Rusisë: SHBA e BE presion opozitës në Maqedoni


Zv/Ndihmësi i Sekretarit Shtetëror të SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi Metju Palmer do ta arrijë në Maqedoni më 22 Tetor, për të biseduar rreth përkrahjes së SHBA-ve të Marrëveshjes së Prespës dhe për rëndësinë e vazhdimit të agjendës reformuese të vendit – ka njoftuar Ambasada amerikane në Shkup. Diplomati amerikan Palmer do të takohet me Kryeministrin Zaev, ministrin e Jashtëm Dimitrov dhe me përfaqësues qeveritar dhe të partive politike.

Vizita e diplomatit amerikan në Shkup, vjen pas letrës së Ves Miçel, i cili dërgoi kritika të ashpra në adresë të kreut të VMRO-DPMNE-së lidhur me qëndrimin e kësaj partie rreth ndryshimeve kushtetuese. Palmer herën e fundit qëndroi në Maqedoni para festës së Ilindenit, ku mori pjesë në manifestimin në Krushevë. Kërkojmë nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së t’i lejojë deputetët të votojnë sipas bindjeve të tyre pa frikë, kërcënime e hakmarrje – ka theksuar Metju Palmer, në panel diksutimin në Forumin e Sigurisë në Beograd.  Ai, në pyetje të gazetarëve nuk ka saktësuar nëse vizita e tij në Shkup, do ta anulojë votimin për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë duke theksuar se partitë duhet ta vënë interesin shtetëror para atij partiak.

“Marrëveshja historike e Prespës i hapi dyert e ardhmërisë evropiane të Maqedonisë. Nuk ka aletrnativë. Nuk ka Prespë plus. Nuk ka marrëveshje më të mirë se kjo. NATO ka ftuar Maqedoninë e Veriut t’i bashkohet aleancës veriatlantike”.

SHBA-të i bëjnë presion opozitës në Maqedoni, për të shtyrë vendin në NATO – shkruan ministria e Jashtme ruse, duke shtuar se një përzierje e këtillë është e papranueshme dhe i tejkalon të gjitha kufijtë e mundshëm. Në Ueb-faqen e ministrisë së Jashtme ruse është publikuar një koment, siç thuhet, rreth përzierjes së huaj në punët e brendshme të Maqedonisë, duke përmendur konkretisht letrën e Zv/sekretarit shtetëror amerikan Ves Miçel, ku siç thuhet, i bëhet presion dhe i diktohet liderit Mickovski se si duhet të sillet – shkruan mes tjerash në komentin e ministrisë së Jashtme ruse. /Klan Maqedoni/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

read more
Vendi

BRUKSEL: FILLON PROCESI I NEGOCIATAVE ME NATO-n

auto_nato1539887169

Pendarovski: Procesi do të jetë rutinë


Një delegacion qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska dhe koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski kanë filluar procesin e negociatave me NATO-n për anëtarësim në aleancën veriatlantike.

Pas raundit të parë të negociatave parainkuadruese për anëtarësim në NATO, Pendarovski nga Brukseli ka theksuar se procesi negociues do të jetë rutinor, ngase, siç është shprehur ka njerëz të aftë nga të gjitha ministritë që dinë punën e tyre.

“Me këtë status për herë të parë jemi bërë në vitin 1999 në Samitin e NATO-s në Uashington dhe që atëherë e deri më sot kemi 19 rrethe të programeve kombëtare për anëtarësim kështuqë ekipet tona që kanë ardhur nga të gjitha ministritë dhe organet shtetërore tashmë janë të përgatitur, vetëm se pritëm këtë moment që në korrik të marrim ftesën, të hapet ky proces formal, kjo fazë e fundit para anëtarësimit shpresojmë, dhe mendoj se do ta kalojmë në mënyrë rutinore ngase kemi njerëz të aftë nga të gjitha ministritë.

Ndërkaq ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska në Bruksel pas hapjes zyrtare të procesit të negociatave parainkuadruese të Maqedonisë me NATO-n, ka pasur takime të ndara me zëvendësen e Sekretarit të Prgjithshëm të Aleancës, Rouz Gotemeler dhe me komisionerin Johanes Han. Në këto takime, siç thuet në një komunikatë, ministrja Sheqerinska ka theksuar se vendi është i fokusuar në bisedimet, për të cilat pret se do të zhvillohen shpejtë, në mënyrë efikase dhe kualitative. /Klan Maqedoni/

 

read more
Top LajmeVendi

NGËRÇI POLITIK: KLAN MAQEDONI, MARRËVESHJA – AFËR?!

auto_Screenshot_4-31521037794

Nesër vazhdimi i seancës në Kuvend


Pavarësisht që grupi i opozitës maqedonase vazhdon të pohojë se nuk ka për të mbështetur ndryshimet kushtetuese, burime të KLAN Maqedoni në kushte anonimiteti lënë të kuptohet se ditëve në vijim, dy grupimet më të mëdha mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet për t`i dhënë dritë jeshile ndryshimeve kushtetuese.

Nga LSDM-ja nuk zbulojnë nëse së paku 80 deputetë do të votojnë për të hyrë në fazën tjetër të ndryshimeve kushtetuese, por shpresojnë se kjo do të ndodh.

“Sinqerisht shpresojmë se nesër do ta kemi shumicën e nevojshme prej dy të tretave, por këtë do ta tregojë votimi. Sipas asaj që deri më tani e kemi dëgjuar në diskutimet e kolegave tanë të opozitës, nuk ekziston asnjë deputet i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të tyre që është kundër anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO”

Për dallim nga LSDM-ja, nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja vazhdimisht pohon se grupi i tyre parlamentar nuk do t’i përkrah ndryshimet kushtetuese.

“Marrëveshja e Prespës për ndryshimin e emrit të vendit politikisht dhe juridikisht është e vdekur. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk do t`i përkrah ndryshimet kushtetuese dhe për këtë shkak hoqi dorë nga debati i mëtutjeshëm në Kuvend.

Njohësit e rrethanave në Shkup lënë të kuptohet se toni i debatit treditor në parlament, pavarësisht qëndrimeve të papajtueshme lidhur me Marrëveshjen e Prespës, prapseprap lë hapësirë që dy grupimet më të mëdha të kapërcejnë rubikonin për t’i dhënë dritën jeshile ndryshimit të kushtetutës.

Burime të TV KLAN M thonë se gjatë ditës ka pasur kontakte intensive, ku janë përfshirë edhe diplomatë të huaj të akredituar në Shkup, në mënyrë që të sigurohet shumica e 2/3 e domosdoshme për implementimin e Marrëveshjes – edhe në ndryshimet kushtetuese. Natyrisht se kjo i dedikohet gatishmërisë së shprehur të kryeministrit Zaev për falje dhe pajtim si dhe toneve të zbutura të një rrethi më të gjerë, prej 10-12 deputetësh të koalicionit të prirë nga VMRO-DPMNE. A do të jetë në tavolinën e bisedimeve vetëm rasti i të implikuarve të ngjarjeve të 27 prillit apo në të do të vihet edhe megaskandali i përgjimeve, kjo do të qartësohet këtyre ditëve-më së voni deri në fillim-javën e ardhshme.

read more
Top LajmeVendi

 MUSLIU-‘PLAN B’ I QËNDRUESHËM, S’EKZISTON

Screenshot_2

Kocias, viktimë e palës greke nga Marrëveshja


Plan B, i qëndrueshëm dhe perspektiv për Maqedoninë, nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese në Parlament nuk do të ketë, vlerëson kështu njohësi i çështjeve politike Albert Musliu. Sipas Musliut, mosimplementimi i Marrëveshjes së Prespës do të hap një kahje shumë të vrazhdë për Maqedoninë.

Duke komentuar situatën aktuale në vend, analisti Albert Musliu, thekson se nëse ndryshimet kushtetuese nuk do arrijnë të votohen, vendi patjetër do të duhet t’i nënshtrohet zgjedhjeve të parakoshme. Sipas tij, nëse ndodh mosimplementimi i Marrëveshjes së Prespës vendi do të kaplohet nga tensionet e bazave etnike dhe politike, dhe siç thekson ai, plan B i qëndrueshëm, perspektiv për Maqedoninë nuk do të ekzistojë.

‘Plani B, nëse nuk votohet në Parlament është një plan pak diskutabil. Gjithsesi se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme, por nga ana tjetër, pala kundërshtuese e procesit, do të tentojë t’i vonojë të gjitha procedurat me qëllim që të vonohet procesi edhe ta pamundësojë palën greke që të hyjë në procesin e ratifkimit si të Marrëveshjes ashtu edhe të protokollit për anëtarësim në NATO dhe me atë proces vihet në rrezik edhe implementimi i Marrëveshjes së Prespës. Mosimplementimi i Marrëveshjes së Prespës nga ana tjetër hap një kahje shumë të vrazhdë për Maqedoninë.  Ashtu që, realisht, plan B i qëndrueshëm perspektiv për Maqedoninë në këtë moment nuk ekziston.

Kreu i diplomacisë greke Nikos Kocias, sipas Musliut, është një prej dëmeve dhe viktimave në palën greke që lidhet me Marrëveshjen e Prespës, gjithsesi, siç thekson ai, të gjitha palët nënshkruese këto dëme i kanë vënë në plan të dytë.

‘Edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë, kryeministri i Maqedonisë dhe ai grek, janë të vetëdijshëm se me marrjen e këtij hapi kurajoz do të kenë dëme politike, por fatmirësisht vizioni i tyre dhe kurajoja e tyre politike i ka vënë në plan të dytë dëmet politike të cilat ato do të kenë. Mendoj se ky ishte edhe një prej qëndrimeve të Kociasit i cili e shprehu gjatë largimit të vet. Nga ana tjetër si do të ndikojë kjo në implementimin e Marrëveshjes mendoj se mund të jetë vetëm një shtysë plotësuese për vendosmërinë të cilën të dy palët nënshkruese e kanë që procesi të përmbyllet deri në fund.’

Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të caktuar për nesër paralajmërimet janë se mund të votohet për nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Deputetët e VMRO-DPMNE-së hoqën dorë nga diskutimet kurse kanë mbetur edhe 15 deputetë të paraqitur, në mesin e të cilëve edhe të opozitës, dhe nëse nesër përfundon debati, mund të kalohet në votim. /Blerona Jakupi/

 

read more
Top LajmeVendi

DASH: TEJKALONI POLITIKAT PARTIAKE

Screenshot_2

Bisedë telefonike Zaev – Cipras


Shtetet e Bashkuara inkurajojnë liderët e Parlamentit të Maqedonisë të kapërcejnë politikat e partive dhe të përfitojnë nga mundësia historike për një të ardhme më të mirë për vendin, thotë ndër të tjera një zyrtar i Departamentit të Shtetit në një deklaratë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA. Lidhur me zhvillimet pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm grek Koxias dhe zhvillimeve në Kuvendin e Maqedonisë, një bisedë telefonike kanë zhvilluar kryeministrat e dy vendeve, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev.

SHBA-të i nxisin liderët në Kuvendin e Maqedonisë që t’i tejkalojnë politikat partiake dhe ta shfrytëzojnë mundësinë historike për një të ardhme më të mirë për vendin – thuhet mes tjerash në një deklaratë të një përfaqësuesi të Departamentit amerikan të shtetit në deklaratën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA. Funksionari amerikan, në pyetjen për dorëheqjen e Kociasit, ka theksuar se “I falënderohen për përkushtimin e veçantë për përforcimin e marrëdhënieve SHBA-Greqi dhe për kontributin në arritjen e marrëveshjes historike të Prespës.

“SHBA-të fuqimisht mbështesin implementimin e marrëveshjes që do t`i mundësojë Maqedonisë ta merr vendin e saj në NATO dhe BE si Republika e Maqedonisë së Veriut. Nga shkaku se në Kuvendin e Maqedonisë vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese, i nxisim liderët që t`i tejkalojnë politikat partiake dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi që të sigurojnë ardhmëri më të mirë për vendin si anëtare fuqiplotë e institucioneve perëndimore” – ka theksuar përfaqësuesi i DASH-it për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.

Pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm grek Kocias, dje Kryeministrat e Maqedonisë e Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras kanë zhvilluar një bisedë telefonike – ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë greke Xanakopulos.

“Kryeministri kontakton gati se rregullisht me z. Zaev. Është e qartë se Kryeministri i vendit fqinj nuk do t`i komentojë situatën e brendshme në Greqi, por janë pajtuar dhe kanë konfirmuar atë që tashmë dihet, se të dy punojnë për Ballkan të shekullit 21 dhe për implementimin dhe hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës”ka theksuar zëdhënësi i Qeverisë greke Xanakopulos në intervistën për televizionin shtetëror grek ERT. /Klan Maqedoni/

 

 

 

read more
1 2 3 4 635
Page 2 of 635