close

Vendi

Top LajmeVendi

BRUKSEL: KRYEMINISTRI ZAEV TAKON FEDERIKA MOGHERININ

0

Kryeministri Zoran Zaev vizitën e punës në Bruksel e ka filluar me takimin me përfaqësuesuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogherini. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe ZV/Kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska dhe ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov. Siç thuhet në takim janë përsëritur të arriturat e Marrëveshjes së Prespës, implementimin e plotë dhe dobitë nga kjo marrëveshje.

Përfaqësuesja e lartë e politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian Federica Mogherini së bashku me komisionerin Johannes Hahn marrin pjesë në Kêshillin e 15 të stabilizim-asocimit BE-Maqedoni e Veriut. Aktualisht, Maqedonia e Veriut konsiderohet të jetë shembulli më i mirë në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për shefen e diplomacisë europiane Marrëveshja e Prespës përbën një nga arritjet më të mëdha gjatë mandatit të saj si shefe e diplomacisë europiane dhe si zëvendëspresidente e Komisionit Europian. Mogherini konsideron marrëveshjen midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut si element kyç të një prej tre shtyllave kryesore të arritjeve më të mëdha gjatë punës së saj.

Sipas Mogherinit, Bashkimi Europian ka shoqëruar Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut në bisedimet e tyre për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje që zgjati mbi dy dekada. Për shefen e diplomacisë europiane, është ecur përpara edhe në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës për të mbyllur njëherë e përgjithmonë epokën e konflikteve në Ballkan, pavarësisht vështirësive të aktualitetit. /Klan Maqedoni/

 

read more
Top LajmeVendi

NDOTJA E AJRIT: SI TË DËMSHPËRBLEHEMI NGA SHTETI?

ndotja

Nevoja për jurisprudencë efikase, në lidhje me nivelin e ndotjes së ambientit njerëzor për shembull, tani për tani ka ngecur në labirintet e drejtësisë. Në kushte të shkeljes masive të të drejtave të garantuara me ligj për mjedis të shëndetshëm jetësor, deri te Avokati i Popullit kanë arritur vetëm rreth 20 ankesa. Për momentin, përfaqësues të sektorit civil, institucione qeveritare dhe ekspertë të tjerë bëjnë tentime për të siguruar ndihmë ligjore pa pagesë për qytetarët të cilët kanë vendosur të ankohen kundër shtetit për dëmtimin e shëndetit.

Njerëzit të cilët ankohen me probleme të frymarjes ose sëmundje të tjera ende më të rënda, për të cilat mjekët dyshojnë se janë si pasojë e mjedisit të ndotur jetësor, ajri, uji ose edhe toka, në të ardhmen do të mund të llogarisin, të paktën, në ndihmën ligjore pa pagesë, nëse vendosin ta padisin shtetin për thyerjen e njërës ndër të drejtave themelore njerëzore, jetë në mjedis të shëndetshëm.

Ndihma ligjore pa pagesë është e garantuar me ligj, por në praktikë, rrallë kush i drejtohet institucioneve përkatëse sepse pritjet për epilog të drejtë, shpesh janë shumë të ulta ose edhe demotivuese.

“Të gjithë jemi të prekur në njëfarë mënyre nga problemi i ndotjes së ajrit, por qytetarët nuk kanë qasje efikase ligjore, e cila do t’i sjellë deri te përmirësimi i gjendjes” thotë Gordana Nestorovska, aktiviste qytetare dhe pjesë e ekipit i cili punon me këtë problematikë.

Ajo e thekson shembullin me padinë e paralajmëruar kundrejt shtetit – se me ndotjen e ajrit thyhen të drejtat themelore të fëmijëve për të jetuar në mes të shëndetshëm, të cilën para disa muajve e paralajmëroi ambasada e fëmijëve Megjashi, por që ende nuk ka epilog ligjor.

“Bashkë me Megjashi dhe me dy organizata të tjera, përgatisim padi për ndotjen e ajrit, por besoni që është shumë e vështirë të gjendet ekpert. Ekspertët zakonisht punojnë në institucione shtetërore dhe rrallë kush zotohet të angazhohet në sektorin joqeveritar për të përgatitur ndonjë ekspertizë kundër shtetit.shprehet Gordana Nestorovska, aktiviste qytetare.

Fakti që deri te zyrat e Avokatit të Popullit gjatë vitit 2017-të janë parashtruar vetëm 22 ankesa nga ana e qytetarëve për thyerjen e të drejtave, lidhur me mjedisin e shëndetshëm jetësor, aktivistët e sektorit joqeveritar e shohin si ekzistim i një frike reale dhe mosbesim nga ana e qytetarëve, të cilët shpesh janë kaluar nga një institucion në tjetrin.

“Shpresoj se do arrijmë ta ngrejmë vetëdijen për përgjgegjësinë qytetare, t’ia rikujtojmë shtetit lëshimet ku ai, ose nuk ka mekanizma, ose ka haruar se ka përgjegjësi ndaj qytetarëve.”vlerëson Gordana Nestorovska, aktiviste qytetare.

Nestorovska thekson se probleme të ngjajshme ka edhe në shtetet fqinjë, por se, diku qytetarët e gëzojnë lirinë më të madhe për t’i kërkuar të drejtat e tyre, nëse është nevoja edhe me anë të padive ndaj shtetit. Në botën bashkëkohore demokratike, dëmshpërblimi për një sëmundje, e cila verifikohet se është shkaktuar si pasojë e mjedisit të ndotur jetësor, shënon shuma tejet të larta. Por në Maqedoni tani për tani vetëm konstatohet se ajri, sidomos gjatë dimrit, është disa herë më i lartë se shkalla e lejuar, ose edhe uji në disa rajone përmban substanca toksike, por prapë se prapë, paditë mbeten dukuri shumë e rrallë. /Verica Dimitrijevska/

 

read more
Top LajmeVendi

ZGJEROHEN HETIMET KUNDËR JAKIMOVSKIT

Screenshot_4

Prokuroria Publike kërkon paraburgim për ish-Kryetarin e Komunës së Karposhit Stevco Jakimovski i cili dyshohet se me keqpërdorimin e detyrës zyrtare ka dëmtuar buxhetin e Komunës për thuajse një million euro. Ai sot është ndaluar dhe ka dalë para gjykatësit të procedurës paraprake.

Policia me kërkesë të Prokurorit Publik ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovksin, si pjesë e hetimeve të reja. Së bashku me Jakimovskin janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të punësuar në Komunën e Karposhit. Në akuzat e Prokurorisë Themelore Publike janë përfshirë edhe pesë persona të tjerë. Sipas zëdhënësit të MPB-së, Toni Angelovski, të akuzuarit kanë abuzuar me pozitën e tyre zyrtare.

‘‘Sipas informatave të dokumentuara nga hetimi, Stevçe Jakimovski – në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Karposhit, T.GJ në cilësinë e Shefit të Departamentit për Pasuritë e Paluajtshme dhe procedurën për shpronësimin e pasurive të paluajtshme në Sektorin për Çështje Ligjore të komunës, V.S. në cilësinë e bashkëpunëtorit të lartë në Njësinë për Zbatimin e Planeve Urbanistike të Sektorit për Urbanizëm në Bashkinë e Karposhit, M.T në cilësinë e një punonjësi të Departamentit për Planifikim Hapësinor dhe Urban në Sektorin për Urbanizëm në Bashkinë Karposh dhe R.D. në cilësinë e një punonjësi si ekzekutues në fushën e planifikimit arkitektonik në komunën e Karposhit, duke vepruar sipas kërkesave për vërtetimin e statusit ligjor të objekteve të vendosura në rrugën Ilindenska, në parcela kadastrale në komunën e Karposhit, në periudhën 2011-2017 kanë abuzuar me pozitën e tyre zyrtare dhe autoritetin dhe kanë tejkaluar kufijtë e kompetencave të tyre zyrtare.” tha Toni Angelovski Zëdhënës i MPB-së

Ndërkaq, menjëherë pas arrestimit të Jakimovskit ka reaguar me anë të një postimi në facebook, kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i cili theksoi se arrestimi i një udhëheqësi të një partie opozitare një muaj para votimit në zgjedhjet presidenciale nuk është gjë tjetër përveç se presion brutal politik si dhe shpërndarje e frikës dhe panikut të madh të Zaevizmit që po humbet.

“Ajo që nuk ka asnjë aksion kundër krimit të njerëzve në pushtet, kurse vazhdojmë të mbesim shtet i robëruar në fund të Evropës, tregon se ky pushtet është kriminel dhe barbar. Siç po shihet fushata e Zaevizmit janë arrestime, por në të njëjtën kohë po shihet se Zaev po humb në mënyrë dramatike në mesin e qytetarëve. Nuk ka më frikë. Nuk mund të arrestoni aq sa do t’ju fitojmë”, ka shkruar mes tjerash Mickoski pas arrestimit të Stevço Jakimovskit.

Përndryshe, ish-kryetari i komunës Stevço Jakimovski edhe vitin e kaluar në muajin gusht ishte arrestuar. Policia financiare tek Jakimovski bëri hetime në lidhje me tre tenderët, prej të cilave dy për objektet e komunës dhe një për sheshin “Zhdanec”. /Klan Maqedoni/

 

read more
Top LajmeVendi

FATI I PSP-së: PUSHTETI DHE OPOZITA PA MARRËVESHJE

auto_PSP-foto-6-maj1548774280

Grupet e punës së pushtetit dhe opozitës në takimin e parë nuk janë dakorduar rreth propozim-ligjit për Prokurorinë Publike, me të cilin zgjidhet edhe statusi i PSP-së.

Grupet e Punës të pushtetit dhe opozitës në takimin e djeshëm të parë nuk arritën pajtim rreth propozim-ligjit për Prokurorinë Publike me të cilin zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale Publike. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e cila e kryeson grupin e punës të pushtetit, pas takimti tha se për ta është e papranueshme kërkesa që PSP të jetë pjesë e Prokurorisë për krim të organizuar, as ndërprerja e hetimeve dhe aktakuzave.

“Dallimet kyçe kanë të bëjnë me PSP-në. Biseduam nen për nen, e shqyrtuam tërë ligjin dhe nëse për nenet e tjera mundëm të gjejmë gjuhë të përbashkët, dallimet thelbësore mbetën në pjesën e PSP-së. Kërkesa të cilën e parashtruan, PSP të jetë pjesë e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, e jo prokurori e posaçme, është çështje e cila realisht nuk mund të jetë e pranueshme, nga shkaku që një nga përcaktimet strategjike është se PSP-ja duhet të vazhdojë si prokurori, e jo si sektor në një prokurori tjetër”, tha Deskoska.

Për opozitën është e papranueshme që PSP-ja të mos përgjigjet askujt dhe vetëm të krijojë buxhet, të cilin askush nga jashtë nuk do ta kontrollojë.  Menkinoski, i cili është përfaqësues i VMRO-DPMNE-së opozitare, tha se ata angazhohen që PSP-ja të jetë sektor në Prokurorinë Publike për krim të organizuar.

“Ky ligj me të vërtetë ka nevojë për amandamente për përmirësim të punës së Prokurorisë Publike. VMRO-DPMNE qëndron në disponim. Konsiderojmë se PSP-ja duhet të jetë sektor në Prokurorinë Publike për krim të organizuar. Nuk janë të pranueshme dispozitat e PSP-së të mos përgjigjet para askujt dhe vetë ta krijojë buxhetin.” deklaroi Toni Menkinovski- VMRO DPMNE.

Të dy palët u dakorduan edhe njëherë t’i shqyrtojnë argumentet e paraqitura, të rishqyrtohen qëndrimet dhe nëse eventualisht ka zhvendosje të caktuara, sërish të takohen të premten. /Klan Maqedoni/

 

read more
Top LajmeVendi

KËSHILLI I 15-të I MSA: VLERËSIMI I KRITEREVE POLITIKE

Screenshot_4

Këshilli i 15-të i stabilizim-asociimit BE- Maqedoni e Veriut që do të zhvillohet në 19 mars në Bruksel vjen në një moment kyç për integrimin europian të vendit. Pritjen për një vendim pozitiv nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian në 18 qeshor mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë në BE. Kêshilli i 15 i stabilizim-asocimit do të përqëndrohet te vlerësimi i kritereve politike, ekonomike dhe bashkëpunimi financiar.

Presidenca rumune dhe Komisioni Europian, që do të përfaqësojnë Bashkimin Europian në këtë takim kanë një predispozim të qartë lidhur me evolucionin e integrimit europian të vendit. Sipas tyre, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të rivendosur gradualisht një kulturë kompromisi dhe gjithpërfshirje me opozitën për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit në vend.

Në të njëjtën linjë, vlerësohet dialogu konstruktiv për të thelluar reformat në veçanti luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma e gjyqësorit, luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit dhe reformën e shërbimeve të inteligjencës. Por Këshilli i asocim-stabilizimit do të vlerësojë nëse ka rezultate konkrete solide lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithashtu, do të shqyrtohen hapat që janë bërë drejt rivendosjes së pavarësisë së gjyqësorit, përmirësimin e funksionimit të gjykatave dhe ndjekjen e punës së zyrës së Prokurorisë Speciale. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet krijimit të llogaridhënies ligjore për veprimet e gabuara të nxjerra në pah nga përgjimet e vitit 2015 dhe dështimet e lidhura me përgjegjësitë për sulmin ndaj Parlamentit më 27 prill 2017.

Në fokus do të jenë gjithashtu hapat për një administratë publike të depolitizuar. Këshilli i asocim-stabilizimt do të ndalet gjithashtu te menaxhimi financiar publik dhe transparenca e tij, si dhe lufta kundër ekonomisë informale dhe korrupsionit. Në takimin e nesërm, Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet nga një delegacion i zgjeruar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, ndërkohë që BE-ja do të përfaqësohet nga komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Johannes Hahn dhe presidenca rumune e BE-së. /Klan Maqedoni/

 

read more
Top LajmeVendi

ZAEV: PËRKRAHIM PUNËN E PSP-së

0

Është paralajmëruar për sot mbledhja e Grupeve të Punës të cilat janë formuar sipas marrëveshjes nga takimi i fundit mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Tentohet për të gjetur zgjidhje të përbashkët rreth propozim-ligjit për Prokurori publike dhe statusit të ardhshëm të PSP-së. Pushteti dhe opozita kanë qëndrime kundërthënëse lidhur me të ardhmen e Prokurores Speciale Publike, Katica Janeva në PSP. /Klan Maedoni/

read more
Top LajmeVendi

OSMANI DHE DIMITROV NË BRUKSEL

Screenshot_4

Optimizëm për fillimin e negociatave


Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në kuadër të vizitës në Bruksel morën pjesë në mëngjes pune me ministrat për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, nën organizimin e Greqisë dhe Rumanisë. Në këtë takim mes tjerash u diskutua rreth dinamikës dhe cilësisë së zbatimit të reformave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zv/kryemininistri për Çështje Evropiane Bujar Osmani një një prononcim për Klan Maqedoni, u shpreh optimist se kjo dinamikë reformuese do të jetë objektivisht e theksuar në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian.

Osmani shtoi se vendimi që do të merret në qershor nuk do të jetë i lehtë pasi i njëjti, sipas tij, do të jetë i bazuar në bazë të meritave të asaj që është realizuar deri më tani.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov i cili theksoi se dekadave të fundit Evropa po ndryshon vazhdimisht, duke u bërë në një farë mënyre një forcë shtytëse që duhet të ndjekim për krijimin e një Ballkani Evropian, më stabil dhe më prosperues. /Klan Maqedoni/

 

read more
Top LajmeVendi

SHËNOHET 17 MARSI DITA E KRYQIT TË KUQ

17timart-1000×560

Popovski: “Të jemi human çdo ditë, së pari me të afërmit tanë “


Në parkun e qytetit në Shkup, me aktivitete të shumta humanitare, vullnetare, është shënuar 17 Marsi dita e formimit të Kryqit të Kuq dhe dhurimit të gjakut në vendin tonë.

Gatishmëria për të vepruar në katastrofa, me qëllim të uljes së pasojave të atyre që janë prekur më së shumti nga tërmetet, vërshimet, zjarret, konfliktet e armatosura, kriza të migrimit edhe sot janë qëllimi strategjik, por edhe vizion i mijëra vullnetarëve të Kryqit të Kuq në Maqedoni.

Gjatë shënimit të sotëm të 17 Marsit, si dita e formimit të Kryqit të Kuq dhe dhurimit të gjakut, Aleksandra Ballkanovska përfaqësuese e Kryqit të Kuq informoi se kapacitetet të gjakut në vend janë të kënaqshme kurse në nivel republikan kanë në dispozicion 6 deri në 7 mijë vullnetarë, gjë, e cila thekson se bëri që të rinjtë human të kyçen edhe më shumë në këto aktivitete.

“Ajo që është tendencë është që të rinjtë duhet të rekrutohen sepse ata janë potenciali i ardhmërisë. Madje ata duhet ta ndjekin shembullin e më të moshuarëve” deklaron Aleksandra Ballkanovska.

Kryqi i kuq sot shënon 74 vite të ekzistimit të vend si organizata më humane dhe më e madhe në vend. Ekipi i Klan Maqedoni pati mundësi të bisedojë me kryetarin e parë të Kryqit të Kuq në Maqedoni i cili theksoi se qytetarët në Maqedoni figurojnë si shumë human, por të mos lejojnë që të na kthejnë vëmendjen vetëm momentet tragjike, ose aksidentet potencoi ai, duke shtuar se me teknologjinë e përditësuar për dallim nga e kaluara, mobilizimi është i lehtësuar.

“Gjithsesi se teknologjia e informimit mund të na lehtësoj punën, më herët punonim me telefon, me kontakte personale dhe jo si sot elektronike. Por prap se prap mund të them se kur isha unë kryetar e patëm krizën e migrimit nga Bosnja dhe pranuam 75 mijë migrantë…kur ndodhin aksidente të gjithë aktivizohen, por kur jemi më të relaksuar vetëdija duhet të ngrihet që njerëzit t’i ndihmojnë njeri- tjetrit çdo ditë.” –shprehet Zhivko Popovski- Kryetari i parë i Kryqit të Kuq të Maqedonisë.

Kryqi i Kuq është Organizat Humanitare e cila punon për parandalimin dhe uljen  e vuajtjes njerëzore, mbrojtje të jetës dhe shëndetit, përparim i gjendjes sociale duke siguruar respekt dhe dinjitet për qenien njerëzore, sidomos në raste aksidentesh ose katastrofash, e promovon të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe vlerat humane, shtyn në angazhim vullnetar dhe gatishmëri të përhershme për të ndihmuar si dhe ndjenjë universale për solidaritet dhe humanitet. /Verica Dimitrijevska/

 

 

read more
Top LajmeVendi

ISENI: DRITËHIJET E DËNIMEVE PËR 27 PRILLIN

Screenshot_4

Projektligji për prokurorinë publike duhet peshuar mirë


Ish-gjykatësi i Gjykatës Supreme të Maqedonisë, Beqir Iseni, thotë për TV Klan se procesi gjyqësor dhe dënimi i të implikuarëve në ngjarjet e 27 prillit ka si anë të mirë transparencën, por lë për të dëshiruar  për sa i përket shpejtësisë së mbylljes së tij dhe mbledhjes së provave. Zoti Iseni duke komentuar projekt-ligjin për Prokurorinë Publike shpreh bindjen se ai ka për të pësuar ndryshime, sidomos në çështjen që ka të bëj me mënyrën e financimit të saj.

Njeriu që gjithë shekullin e punës e ka kaluar në sistemin e drejtësisë, Ish gjykatësi i Gjykatës Supreme të Maqedonisë, Beqir Iseni, deklaron se dënimet prej 211 vitesh burg në total për 16 të akuzuarit për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ka mundur të zhvillohej ndryshe, kur është fjala për procedurën, por edhe sa i përket përfshirjes së të gjithë të implikuarëve, pa veçuar as organizatorët e e këtij akti.

Ky veprim i Prokurorit të çështjes, thotë Iseni, ka penguar edhe veprimin ndryshe të Gjykatës. Sipas tij, Projekt-ligji për Prokurorinë Publike i propozuar për miratim me procedurë të shpejtuar nga ana e Qeverisë, është larg synimit të forcimit të profesionalizimit, por edhe përgjegjësisë së prokurorëve publik, ndërsa edhe përpjekja për përfshirjen e Prokurorisë Speciale Publike në sistemin e Prokurorisë Publike, vështirë se ka për të qenë e suksesshme, pikërisht për shkak të zgjidhjeve që synohen:

Ish-gjykatësi i Gjykatës Supreme të Maqedonisë, thotë për televizionin tonë se me gjithë deklarimet për shtet të së drejtës, një përcaktim i këtillë do të vihet në jetë vetëm atëherë kur politika do të përzihet – sa më pak.

Ju njoftojmë se intervistën e plotë të kolegut Seladin Xhezairi me ish-gjykatësin e Gjykatës Supreme të Maqedonisë, Beqir Iseni, mund ta ndiqni menjëherë pas përfundimit të këtij edicioni të lajmeve.?Klan Maqedoni/

 

 

 

read more
1 2 3 705
Page 1 of 705