close

Të ndryshme

Të ndryshme

KANADA: NJË GRUA FITON ÇMIMIN NOBEL PAS 55 VITESH

SWEDEN-NOBEL-PHYSICS

Për herë të parë në 55 vjetët e fundit, Çmimi Nobel për Fizikë këtë vit i është ndarë një gruaje. Donna Strickland nga Kanadaja është gruaja e tretë e shpërblyer me këtë çmim në histori, së bashku me Marie Curie, që ka fituar këtë çmim më 1903 dhe Maria Goeppoert-Mayer, më 1963.

Strickland ndërkaq ndan çmimin e këtij viti me Arthur Ashkin nga Shtetet e Bashkuara dhe Gerard Mourou nga Franca. Ata janë shpërblyer për punën e tyre në fushën e fizikës laserike. /Agjencitë/

read more
Të ndryshme

EKONOMI: PARALAJMËROHEN INVESTIME TË REJA TURKE

36087238_839637516220936_5022171981529743360_n

Bekteshi: Kompanitë turke ta zgjedhin Maqedoninë


Të gjitha kompanitë turke që duan të investojnë jashtë, fillimisht atë ta bëjnë në Maqedoni. Vend me një pozicion qendror në Ballkan, paraqet portë drejt tregut evropian prej 500 milionë banorë, ofron volitshmëri të shumta afariste, ndërsa fillimisht do të jetë edhe më atraktiv për shkak të perspektivës së saj në BE dhe NATO e cila konkretisht edhe po hapet. Kjo u theksua para gazetarëve ekonomikë nga mediat më prestigjioze turke në ngjarjen e sotme që e organizon Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe e Turqisë në Shkup.

Kryetari i MATTO-s Ajdovan Ademovski bëri apel, që politikanët marrëdhëniet e shkëlqyera, midis të dyja vendeve në pothuajse të gjitha nivelet t’i realizojnë edhe në planin ekonomik. Tendenca është, siç theksoi, shkëmbimi i deritanishëm shumë i vogël tregtar prej 400 milionë dollarë të arrijë një miliardë.

“Maqedonia është lokacioni i vërtetë për investuesit turq. Para saj janë perspektivat të BE dhe NATO, veçanërisht të rëndësishme për sigurinë e investimit. Vendi ofron edhe mundësi të shkëlqyera për investim, më së shumti në zonat e lira ku ai korporativ, personal dhe tatimi për pajisje, përfshirë edhe TVSH-në janë zero për qind”,

Ai shtoi se, prodhimi në Maqedoni është 30 për qind më i lirë lidhur me vendet e tjera. Sipas ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, vendi është i vogël, por fuqimisht ec përpara.

“Maqedonia pas disa vitesh bëhet vend stabil në të cilin çdo investues mund të vijë dhe t’i realizojë projektet e veta. Tashmë një vit punojmë në program të ri për tërheqjen e investimeve, ndërsa e krijojmë edhe Planin për rritje ekonomike i cili parashikon mundësi për kompanitë vendore dhe të huaja”, nënvizoi Bekteshi.

Nga 11 kompani në zonat e lira ekonomike, pesë janë turke. Sipas statistikës, nga numri i përgjithshëm i investimeve në Maqedoni 1,8 miliardë janë turke. Gazetarët ekonomikë nga Turqia mbërritën dje, ndërsa do të qëndrojnë në Maqedoni deri më 8 korrik. /Art Channel/

 

 

read more
Të ndryshme

LSDM: IVANOVI BLLOKON EMËRIMIN E AMBASADORËVE

e406c6d213893a6898a682b41f520499-1170×550

20 përfaqësi diplomatike pa ambasadorë


LSDM-ja ka akuzuar Presidentin Ivanov se është duke bllokuar emërimin e ambasadorëve dhe për këtë shkak, siç thonë, 20 përfaqësi diplomatike të Maqedonisë nëpër botë janë pa ambasadorë. Nga Kabineti i Ivanovit kohë më parë kishin përgënjeshtruar këto informacione.

Derisa Maqedonia po shkon përpara kah integrimet euroatlantike, Gjorge Ivanov është duke penguar zhvillimin profesional të rrjetit diplomatik – thonë nga LSDM-ja duke shtuar se për shkak të kësaj sjellje joserioze të Presidentit 20 ambasada të Maqedonisë anë e kënd botës janë pa ambasadorë.

Londra, Brukseli, Roma, Praga, Stokholmi, misionet e përhershme pranë OSBE-së në Nju Jork, Gjenevë dhe Vjenë janë vetëm një pjesë e përfaqësive diplomatiko-konsulare që nuk kanë ambasadorë. Ky bllokim evident i emërimit të ambasadorëve është edhe një konfirmim se Ivanovi punon në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe i shkakton dëme vendit. Është e qartë, Ivanovi vepron vetëm kur duhet të legalizohet krimi me dekada, të falë kriminelë, t’i bllokojë reformat që janë në interes të vendit dhe qytetarëve, ta bllokojë ardhmërinë e Maqedonisë.

Kohë më parë, duke ju kundërpërgjigjur një reagimi të njëjtë të Klubit Diplomatik, Kabineti i Presidentit Ivanov kishin përgënjeshtruar se janë duke bllokuar emërimin e shefave të përfaqësive diplomatike të Maqedonisë. Nga ky kabinet i rekomanduan Klubit Diplomatik që nëse kanë vërejtje të drejtohen në Kabinetin e ministrit të Jashtëm Dimitrov.

“Konform procedurave ligjore, për një pjesë të propozimeve të pranuara dhe të harmonizuara, procedurat për emërimin e tyre kanë përfunduar dhe diplomatët tashmë janë dërguar për të kryer detyrën e ambasadorit. Presidenti i RM-së, sikurse deri më tani, mbetet në qëndrimin për të emëruar kuadro profesional që do të kontribuojnë në përforcimin e rrjetit diplomatik dhe do t`i përfaqësojnë interesat e RM-së.

Nga ministria e Jashtme kishin informuar se momentalisht 29 përfaqësi diplomatiko-konsulare nuk kanë përfaqësues. Përpos në Bruksel, mes tjerash të zbrazëta janë pozicionet edhe në Misionet e përhershme pranë OSBE-së në Vjenë, Gjenevë dhe Nju Jork. Deri në fund të vitit mandati përfundon për 11 ambasadorë. /Art Channel/

 

read more
Të ndryshme

THAÇI: JEMI TË PËRKUSHTUAR PËR REFORMAT

Thac_Vuc

 

“Statusi i Asociacionit brenda katër muajsh”


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë në takimin e liderëve rajonalë, i cili u mbajt në Shkup, në kuadër të procesit të “Bërdo-Brione”. Në fjalën e tij, presidenti Thaçi ka thënë se ky Samit dërgon mesazh te të gjithë se rajoni ynë ka ndryshuar dhe se është shembull i zhvillimeve pozitive, duke përmendur organizimin e shumë takimeve rajonale në këta muajt e fundit.

Sipas Presidentit të Kosovës Thaçi, të gjithë e kanë mirëpritur Strategjinë e Komisionit Evropian, e cila 15 vite pas Samitit të Selanikut, përsëri ri-konfirmon qartë që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë derën e hapur për t’u anëtarësuar në BE.

“Samiti i Sofjes, i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ka karakter historik dhe është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë ne” ka theksuar ai. Presidenti Thaçi ka shtuar se nga ky samit duhet të nxjerrim maksimumin e mundshëm, si në çështjet që ndërlidhen me përmirësimin e infrastrukturës, energjisë, ndërlidhshmërisë, digjitalizimit, bashkëpunimit të të rinjve, në arsim, etj.“

Presidenti Thaçi ka theksuar se në Kosovë jemi të përkushtuar që t’i kryejmë detyrat e parapara.

“Ndër sukseset e fundit tona ka qenë ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. E arritura kryesore e kësaj marrëveshjeje është se zgjidhjen e kemi gjetur Kosova dhe Mali i Zi në mes nesh, pa ndërmjetësim të ndonjë pale të tretë”,

Thaçi ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe në kërkim të një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme për të dyja palët.Thaçi përsëriti se nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut.

“Ne jemi të gatshëm ta mbyllim kapitullin e mosmarrëveshjeve, armiqësive, konfliktit, dhe të hapim kapitullin e bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe pajtimit. Hartimi i statutit pritet të përfundojë brenda 4 muajve, siç është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit. Themelimi i Asociacionit nënkupton zbatim nga ana e Kosovës të të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Në kuadër të këtij Samiti, presidenti Thaçi ka zhvilluar takime me homolog të tij nga rajoni dhe shtetet të BE-së. Mediat kanë raportuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq kanë diskutuar dje me tone të larta në takimin pas dyerve të mbyllura të gjashtë presidentëve në Shkup. /Art Channel/

 

read more
Të ndryshme

ÇËSHTJA E EMRIT: MË 25 PRILL TAKIM I RI ME NIMICIN NË VJENË

dimitroviii

Vucis: Në interes të Greqisë është të gjendet zgjidhje


Javën e ardhshme, më 25 prill do të mbahet takim i ri në Vjenë i shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias me ndërmjetësuesin Nimic, publikuan një pjesë e mediave greke. Ndërkaq, kryetari i Parlamentit grek, Nikos Vucis konsideron se gjetja e zgjidhjes së ndërsjelltë të pranueshme për emrin, që do të futej në Kushtetutë dhe për përdorim të përgjithshëm, është në interes edhe të Greqisë.

Lidhur me takimin e ri që  pritet të mbahet në Vjenë në mes të të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias me ndërmjetësuesin Nimic informojnë qarqet e gazetarëve në Greqi, por pa pasur konfirmim zyrtar apo përgënjeshtrim. Portali informativ grek In, shkruan se takimi i ri planifikohet nën sekret të madh, por në mënyrë indirekte e lidh edhe me deklaratën e Koxiasit për radion 247 se nuk mund të arrihet marrëveshje deri në Samitin e NATO-s në korrik.

“Është shumë e mundshme bisedat e reja t’i referohen periudhës kohore, diçka që u përmend edhe pas takimit në Ohër” shkruan In.

Nikolla Dimitros dhe Nikos Koxias, siç veçmë është kumtuar pas takimit të tyre në Ohër të enjten e kaluar, do të takohen edhe në të dy konferencat te fqinji jugor, njëra më datën 3 dhe 4 maj në Selanik, tjetra një javë më vonë në Sunio.

Ndërkaq, kryetari i Parlamentit grek, Nikos Vucis konsideron se gjetja e zgjidhjes së ndërsjelltë të pranueshme për emrin, që do të futej në Kushtetutë dhe për përdorim të përgjithshëm, është në interes edhe të Greqisë.

“Në interes të vendit tonë është të zgjidhet çështja në bazë të zgjidhjes së përbashkët dhe të pranuar të ndërsjelltë për përdorim të përgjithshëm, me regjistrim kushtetues të emrit dhe me një marrëveshje të gjerë që do të konfirmojë, do të garantojë dhe do të inkurajojë një erë të re në marrëdhëniet e popujve, jo vetëm në ekonominë, por edhe në të gjitha çështjet që i prekin”, tha Vucis.

Kryetari i Parlamentit grek konsideron se gjetja e zgjidhjes është me rëndësi jo vetëm për Shkupin, por edhe për Athinën, por për arsye të ndryshme, ndërkaq shtoi se tashmë të gjithëve u është e qartë se është humbur kohë e vlefshme në të kaluarën.

“Në fillim, pala greke nuk punonte në emër të përbërë, ndërsa më vonë. pushteti i atëhershëm në IRJM filloi me veprime me dimension të qartë nacionalist që me këmbëngulje kishin për qëllim regjistrimin e emrit të vendit si Maqedoni”, theksoi kryetari i Parlamentit të Greqisë.

Nikos Vucis shfaqi bindje se nëse zgjidhja është në suaza të pozicioneve greke, atëherë do të mbështetet nga shumica e forcave politike në Parlamentin grek. /Art Channel/

 

 

 

read more
Të ndryshme

DIMITROV: SHPRESOJ TË KETË ZHVILLIM

GREECE FYROM DIPLOMACY

Nimic u ka dërguar letër Dimitrovit dhe Koxiasit


Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov pret që takimi i nesërm me kolegun e tij grek, Nikos Koxias në Ohër të ketë zhvillim për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ndërkaq, Ndërmjetësuesi për zgjidhjen e çështjes së emrit, Methju Nimic u ka dërguar letër shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në të cilën e përshkruan situatën aktuale në bisedimet për çështjen e emrit, gjegjësisht pikat për të cilat ka pajtueshmëri dhe pikat për të cilat ka dallime.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias nesër në Ohër do të realizojnë takim të ri. Nga Ministria e Punëve të Jashtme theksojnë se vizita e ministrit Koxias është në korniza të dialogut të vazhdueshëm mes dy ministrave, në kontekst të përpjekjeve për tejkalimin e dallimeve rreth emrit, por edhe avancimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.  Koxias, ashtu siç transmetojnë mediat greke, sot duhet që të arrijë pasdite në Ohër. Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë do të kenë darkë pune, ndërkaq vizita zyrtare do të fillojë nesër.

Me rastin e vizitës, kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë deklaroi se është optimist dhe se bisedimet janë në drejtim të vërtetë dhe se ai proces po afrohet deri në momentin kur duhet që të ketë takim mes tij dhe Ciprasit.

Ndërkaq, Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov pret që takimi i nesërm me kolegun e tij grek, Nikos Koxias në Ohër të ketë zhvillim për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Shpresoj të ketë zhvillim. Mendoj se sjellja e Republikës së Maqedonisë dhe e fqinjëve tanë nga Greqia në lidhje me procesin sinjalizon se procesi është në një fazë delikate dhe jemi të fokusuar pikërisht në negociata për zgjidhje të çështjes së emrit dhe shpresoj se do të na ndihmojë ky raund që mbahet pikërisht në Ohër”, tha Dimitrov pas takimit me ministrin e Ukrainës për Punë të Jashtme, Pavllo Dimitrov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për pritjet rreth takimin me ministrin grek, Koxias.

Takimi në Ohër ndodh një javë përpara se Komisioni Evropian ta publikojë raportin për progres të Maqedonisë, në të cilën pritet që Maqedonia të fitojë rekomandim të pakushtëzuar për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Rundi i fundit i bisedimeve për kontestin me emrin është mbajtur më 30 mars në MPJ-në e Austrisë në Vjenë ku shefat e diplomacive të dy vendeve Dimitrov dhe Koxias kanë realizuar takim me ndërmjetësuesin Methju Nimic.

Ndërmjetësuesi për zgjidhjen e çështjes së emrit, Methju Nimic u ka dërguar letër shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në të cilën e përshkruan situatën aktuale në bisedimet për çështjen e emrit, gjegjësisht pikat për të cilat ka pajtueshmëri dhe pikat për të cilat ka dallime, ashtu siç i ka formuluar gjatë kohës së bisedimeve në Vjenë.  Letra u është dërguar ministrave të të dyja vendeve, përpara takimit të tyre në Ohër, që pritet të mbahet sonte dhe nesër, informacionin për letrën e publikuan gazeta “Katimerini”, radio “Athina 984” dhe portali informativ “Njuz 247”, duke iu referuar burimeve të tyre.

MPJ-ja greke, as nuk e konfirmuan, por as nuk e mohuan lajmin në mediat greke se Nimici ka dërguar letër deri te Dimitrovi dhe Koxiasi. /Art Channel/

 

 

 

read more
Të ndryshme

“DHUNA NË QENDËR”: GJYKIMI SHTYHET PËR 19 PRILL

gjykata-themelore-shkup-1-1-780x439_1520245090-7244748

Fetai: Tre mjekë kanë dhënë vërtetime mjekësore të falsifikuara


Në Gjykatën Penale sot vazhdoi gjykimi për lëndën e PSP-së “Dhunë në komunën Qendër” me marrjеn në pyetje të ish-kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski. Prokurorja Fatime Fetai tha se në të kaluarën në seancë kanë kërkuar paraburgim për njërin nga të akuzuarit, por kjo është refuzuar nga Gjykata me elaborim se ka sjellë vërtetim mjekësor. Nga PSP-ja kanë kërkuar kontroll të pushimit mjekësor dhe pastaj mbikëqyrje inspektuese të Institucionit të përgjithshëm mjekësor.

Të akuzuarit në këtë rast, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniella Rangellova dhe nëntë persona të tjerë sot para Gjykatës u prononcuan se nuk ndjehen fajtorë. Prokuroja e Prokurorisë Speciale, Fatime Fetai, që e udhëheq lëndën “Dhuna në Qendër” pas paraqitjes në Odën e Mjekëve të Maqedonisë, ka kapur tre mjekë që i kanë dhënë vërtetime mjekësore të falsifikuara të akuzuarit Milan Andonovski, vetëm që të zvarritet edhe më tej procesi gjyqësor.

Fetai tha se për veprimin e këtillë joprofesional, kundër mjekëve do të ngriten procedura përkatëse. Fetai i ka notuar të gjitha datat e vërtetimeve mjekësore, të cilat kanë qenë të njëjta me ato të seancave paraprake për “Shuplakat”, në të cilat nuk ka ardhur Andonovski, dhe kështu gjykimi vazhdimisht është zvarritur.

Prokuroria Speciale Publike (PSP) në seancë ka theksuar se ka kërkuar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor që të dërgojë inspektorë që të kontrollojnë nëse vërtetimet mjekësore që i ka nxjerrë Andonovski janë të arsyeshme, me të cilat tre herë është anuluar gjykimi në Qendër.

Inspektorati ka dërguar ekip në ordinancën private mjekësore dhe Klinikën Specialiste Shtetërore nga ku Andonovskit i janë dhënë vërtetimet mjekësore përpara seancës së fundit në mars.

Inspektorët i kanë marrë dokumentet për të akuzuarin dhe i kanë dërguar deri te Oda e Mjekëve dhe te Fondi për Sigurim Shëndetësor, të cilët kanë formuar komision dhe i kanë shqyrtuar dokumentet. Në seancat paraprake për këtë lëndë, fajin për ngjarjet para komunës Qendër në qershor të vitit 2013, e pranuan i akuzuari i katërt Tomislav Llazarovski dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe morën dënime me kusht. Të akuzuarit në lëndën “Dhunë në Qendër” akuzohen për nxitje të dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013. /Art Channel/

 

read more
Të ndryshme

RASTI “TITANIK”: SHTYHET SEANCA-TË AKUZUARIT QASJE NË DËSHMITË

nikola-gruevski-89898329-e1518909764824-480×195

Gruevski: Është bërë trend të më akuzojnë


Gjykatësi Osman Shabani i ka pranuar kërkesat e të akuzuarve të rastit “Titanik” që të shtyhet seanca gjyqësore, sepse nuk kanë arritur të kryejnë ekspertizë në dëshminë e materialit 25.000 faqesh. Ai u tha se deri më 12 prill, kur është caktuar seanca e radhës t’i shohin dëshmitë.

Para gjykatës u prononcua ish-ministri Mile Janakieski i cili theksoi se nuk mund të arrijë që deri më 12 prill t’i sheh dëshmitë sepse ka edhe seanca tjera të caktuara dhe se i kanë mbetur vetëm dy ditë që të bëjë shqyrtim të dëshmive. Sipas tij, bëhet fjalë për 100.000 faqe dëshmi dhe kërkoi që të paktën edhe një ditë, ose për fundjavë t’i mundësohet ekspertizë. Avokati i Nikolla Gruevskit, Dimitar Dangov kërkoi më shumë ditë, sepse Gruevskit i kanë mbetur vetëm dy ditë për shqyrtim, por gjykatësja i tha se do të shihen më 12 prill. Ndërkaq, ish-kryeministri Gruevski në një deklaratë për mediat theksoi se tashmë është bërë trend që ai të akuzohet.

“Ndjehet presioni ndaj gjykatësve. Kam tri orë të lexoj dhjetëra mijëra faqe. Për këtë gjykatësi nuk pati përgjigje. Gjykatësi është nën presion. Sot lajmi i parë është ‘Titaniku”, kurse lajmi i dytë është emri. Çdo ditë jemi nëpër seanca, pa na dhënë të drejtën e mbrojtjes. Është bërë trend që unë të akuzohem. Çdo ditë sajojnë nga 2-3 gjëra që të mos flitet për tjetër gjë.”

Në seancën e sotme ishin të pranishëm të gjithë 21 të akuzuarit. Lënda “Titanik” është rasti i parë që e zbuloi PSP. Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Martin Protugjeri, Kiril Bozhinovski dhe 16 të tjerë janë të dyshuar nga PSP për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012. /Art Channel/

 

 

read more
Të ndryshme

DHUNA NË KUVEND: NGRITET AKTAKUZË PËR 30 PERSONA

Screenshot_6

Jovevski: Prokuroria do të punojë në pajtim me Kushtetutën


Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka përfunduar hetimet për sulmin në Kuvend që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar dhe ka vendosur të ngrejë aktakuzë për 30 persona, nga gjithsejt 35 të dyshuarë. Kryeprokurori Ljubomir Joveski, theksoi se “Përmes procedurës gjyqësore do të dëshmohen paditë ndaj të akuzuarëve”

Prej  35 personave të akuzuar, aktakuzë është ngritur për 3o persona, ndëërsa për katër të tjerë është ndërprerë procedura për 30 persona është dorëzuar akuzë, për 4 të tjerë është ndërprerë  pasi  personat nuk janë të kapshëm për organet e rendit, ndërkaq për një person (deputetja Zhaklina Peshevska)  procedura është ndalur pasi që Prokuroria nuk ka arritur të sigurojë material për të dëshmuar kryerjen e veprës.

Në konferencën e sotme për shtyp, Kryeprokurori Ljubomir Joveski, theksoi se “Përmes procedurës gjyqësore do të dëshmohen paditë ndaj të akuzuarëve” dhe shtoi se Prokuroria do të punojë në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet dhe ka për qëllim që para organeve të drejtësisë t’i nxjerrë të gjithë ata që kanë kryer vepër penale.

Gjatë konferencës gjithashtu u tha se Prokuroria edhe më tej punon në zbardhjen e rastit dhe se për cilindoqoftë person për të cilin ekzistojnë dyshime, hetimi do të mund të zgjerohet. Sipas akuzës, të akuzuarit e kanë rrezikuar jetën e deputetëve,të gazetarëve dhe të të punësuarve të cilët në ato momente kanë qenë brenda Kuvendit. /Art Channel/

 

read more
Të ndryshme

EUROINTEGRIMET: 73% E QYTETARËVE PRO HYRJES NË BE

IDSCS-logo

Analizë nga Societas Civilis dhe Konrad Adenauer Stiftung


Përkrahja për hyrje në BE është në rënie të përhershme gjatë dhjetë viteve të kaluara, por megjithatë mbetet edhe mëtej shumë e lartë, duke marrë parasysh se 73% e qytetarëve të Maqedonisë janë për hyrje të vendit në BE. Këto janë rezultatet e analizës komparative të opinionit publik për procesin e aderimit të Maqedonisë në BE 2014-2017 e përpunuar nga Societas Civilis Shkup dhe Konrad Adenauer Stiftung.

Implikimet identitare, që dalin nga kontesti me Greqinë për emrin, imponohen si arsye kryesore për rënien e përkrahjes-thotë autori i analizës Ivan Damjanovski.

Lidhur me ndikimet partiake ndaj përkrahjes për hyrje në BE, ithtarët e BDI-së japin mbështetje më të madhe, që është 90%, ata të LSDM-së janë në vendin e dytë me 83 %, derisa simpatizantët e VMRO-DPMNE-së janë me 60%.

Rezultatet e anketës nga viti 2017 tregojnë se 73% e qytetarëve do të votonin “për” nëse javën e ardhshme mbahet referendum për hyrje të Maqedonisë në BE, kurse 17% do të votonin “kundër”. Analiza komparative është përpunuar në bazë të rezultateve të tri anketave të zbatuara në vitin 2014, 2016, kurse vëmendja është vendosur në anketën e nëntorit të vitit 2017, që ishte realizuar me 1100 anketuesë. /Art Channel/

 

 

read more
1 2 3 8
Page 1 of 8