close

Top Lajme

Top LajmeVendi

VAZHDOJNË PËRPLASJET MES VMRO–SË DHE LSDM-SË

VMRO-SDSM

Edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar përplasjet mes partive të kampit maqedon VMRO-DPMNE dhe LSDM. Sipas VMRO- DPMNE-së papunësia është ulur si rrjedhoj e politikave të kësaj partie, ndërsa nga  LSDM-ja thonë se do të ketë rënie reale të papunësisë dhe përgjegjësi për gjitha keqpërdorimet e parave të qytetarëve.

Sipas VMRO-DPMNEsë shkalla e papunësisë në Maqedoni me 22.9% në tremujorin e parë të këtij viti është rezultat i politikave të tyre ekonomike që kanë ndërmarrë në dhjetë vitet e fundit.

“Përderisa VMRO-DPMNE  është e fokusuar në krijimin e një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët në vend, ministri Oliver Spasovski mban konferenca boshe me të cilat qytetarëve ju tregon paaftësinë për mirëmbajtjen e pronës shtetërore”.

Nga kjo parti thonë se, dallimi mes tyre dhe LSDM-së është në atë që prioritet për ta është përmirësimi i jetës së qytetarëve, ndërsa për LSDM-në është të defokusojë qytetarët nga premtimet e bëre në zgjedhje.  Ndërkaq, LSDM-ja i është kundërpërgjigjur VMRO-DPMNE-së përmes një kumtese ku thonë se do të ketë rënie reale të papunësisë dhe përgjegjësi për gjitha keqpërdorimet e parave të qytetarëve. Nga kjo parit thonë se, transparenca dhe përgjegjësia në udhëheqjen e shtetit janë vlerat e reja të qeverisë së tyre.

 “Qytetarët do ta dijnë dhe do të shohin çfarë keqpërdorime janë bërë dhe në çfarë janë harxhuar paratë e tyre në 11 vitet e kaluar. Për gjithë keqpërdorimet do të ketë përgjegjësi”.

Ata shtojnë se ka përfunduar koha e shpërnguljes së të rinjve, largimi i të papunëve nga evidenca dhe numrat me porosi të institucioneve të kontrolluara nga VMRO-DPMNE.

më shumë
Top LajmeVendi

PLOMP: PRANIMI NË NATO MUND TË BËHET SHPEJTË

Plomp

Ka më shumë ndjena se duhet përshpëejtuar procesi kur bëhet fjal pë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Me zgjedhjen e qeverisë së, mendoj se duhet të hapën mundësit e reja. Sidoqoft, Maqedonia dhe Greqia janë ato që duhet të gjejnë zgjidhje për mosmarrëveshjen me emrin. Ndërkaq faktori ndërkombëtar ka interest ë ndihmoj, ka thënë ambasadori holandez, Vauter Plomp në intervistën javor për Radio Evropën e Lirë.

 Se cilët duhet të jenë prioritet e qeverisë së re në të cilën duhet të fokusohet qeveria e re  sipas ambasadorit të ambasadës holandez, Vauter Plomp ndër prioritet e  para duhet të jetë përsimisimi i jetës së gjithë qytetarëve në  shtetë.

“Në rast se më pyesni më konkrentisht për prioritet e qeverisë së re atëher do të thoja se duhet të ndodh sundimi i së drejtës, dhënie llogari , inkluzivitet dhe në mënyrë gjenerale zbatimi I reformave të cilët do ti mundësojnë Maqedonisë të hyjë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Mund të them gjatë takimeve të para me disa nga ministrat  e qeverisë së re, u informova se pikërisht reformat dhe integrimet euro-atlantike janë në maje të agjendës së qeverisë së re”

Kontestim me emrin sipas ambasadorit holandez Vauter Plomp mbetet problem i cili duhet të zgjidhet mes dy vendeve, por poashtu sheh dinamikë të mundhsme për zgjidhje për pengesën kryesore për antarësim në NATO.

“Fillimisht mendojë se është e rëndësihme të përmend, se ekziston një diferencë e caktuar kur flasim për antarësim në BE dhe NATO. Gjithsesi se edhe për në NATO sundimi i ligjit do të jetë shumë i rëndësishmë dhe gjithsesi se do të duhet ndonjë marrëveshje për çështjen e emrit ose zgjidhej pët të. Diferenca mes pranimit në NATO dhe BE është ajo që për NATO një pjesë e madhe e obligimeve kanë mbaruar. Maqedonia kohë të gjatë ishte në sportelin pritës të NATO-s, nëse mund ta shprehem kështu, por ajo kohë nuk u harxhua kotë. Shumë nga ato reforma u mbaruan dhe kur bëhet fjalë pët këto dy institucione, mendojë se pranimi në NATO mund të bëhet shpejtë dhe kjo është një inkurajim i rëndësishëm”, thotë ambasadoi Plomp.

Ambasadori Holandez, Plomp shprehet se vendi i tij e ka përkrahur Prokurorin Speciale Publike për shkak se është një institucion vital nga marrëveshja e Przhinos dhe është me rëndësi të vecant për suksesin e asaj marrëveshje për tejkalimin e krizës politike.  Njëherit Plomp është shprehur se vetëm sundimi I së drejtës dhe reformat në gjyqësor do të mund të kthejn maqedonin në rrugën euro-atlantike.

“Më lejoni të shtoj dicka se kur për herë të parë i dëgjova bisedat e përgjuara dhe përmbajtjen e tyre isha I shokuar dhe mendova se një gjë të till të kishte ndodhur në Holland, qytetarët me siguri do të kërkoni zbardhjen e tërsishme të punës dhe do të kërkonin përgjegjësi pë rata përesona që kanë qenë pjesmarrës për to pavarsisht nga cila parti dhe nga cila anë vijn”

Ndër të tjerash Ambasadori holandez  Vauter Plomp tha se është krenar që për 26 vite vendi I tij ka qenë partner solid I Maqedonia, pavarsisht se cila parti ka qenë në Qeveri dhe sic ka thënë ai do ti ndihmojnë Maqedonisë që të arrijë në Evrop fuqishëm dhe është i bindur se mënyra që maqedonia do ta bëjë gnjë gjë të till është në drejtim të BE-së dhe NATO-së.

më shumë
Top LajmeVendi

RASTI “TALIR”

NAK_0315-copy-sm

Avokati Nikola Dodevski do të thirret si dëshmitar në PSP për rastin “Talir” dhe ai nuk mund të jetë avokati mbrojtës i liderit të VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevskit për këtë rast, i cili është edhe i dyshuari i parë – kanë njoftuar disa media.

Nga PSP-ja kanë konfirmuar këtë informatë, por nuk kanë bërë të ditur se në cfarë cilësie do të thirret si dëshmitar. Ndryshe, dje për rastin Talir, në PSP u paraqitën sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministri teknik Emil Dimitriev, ish-ministri për transport dhe lidhje Mile Janakievski, deputetja e VMRO-DPMNE-së DANIELA Rangelova si dhe deputetja e LSDM-së Frosina Tashevska – Remenski.

Për të hënën priten i dyshuari i parë Nikola Gruevski, Ilija Dimovski dhe Kiril Bozhinovski. PSP-ja ka dërguar ftesa deri te 11 të dyshuar për këtë rast. Avokati Nikola Dodevski i përfaqëson numrin më të madh të të dyshuarve në rastet që i udhëheq PSP-ja.

më shumë
Top LajmeVendi

PËRPLASJE KOMUNIKATASH VMRO – LSDM

VMRO-SDSM

VMRO-DPMNE-ja përmes kumtesës së sotme për media, thekson se asnjë urdhër nga PSP-ja nuk do t’i ndihmojë Zaevit dhe LSDM-së të defokusojnë qytetarët nga realiteti, ku ata presin që LSDM-ja të fillojë të punojë dhe të realizojë premtimet e bëra.

“Zaevi nuk do të mund ta ulë papunësinë përmes fushatave të zeza ndaj VMRO-DPMNE-së, të cilat do t’ia udhëheq Katica Janeva. Do të vijë momenti kur Zaev do të pyetet se ku janë projektet e premtuara. LSDM gjatë fushatës premtoi se do ta dëgjon zërin e qytetarëve dhe nevojat e tyre. Ata kanë mundësi ta bëjnë këtë tani me propozimin e sektorit qytetarë për rritjen e periudhës së pushimit për lehonat nga 9 në 18 muaj”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Qeveria e re reformuese e udhëhequr nga LSDM tregon se punon në interes të qytetarëve. VMRO-DPMNE-ja nuk do t’i ndalojë debatet dhe reformat që sjellin jetë cilësore për të gjithë, thuhet në reagimin e LSDM-së, ndaj kumtesës së VMRO-DPMNE-së të cilët kërkuan që të mos defokusohet opinioni, por LSDM-ja të punojë në realizimin e premtimeve.

 “Për vetëm disa ditë nga puna e qeverisë së re, qytetarët tanimë i ndjejnë ndryshimet që sjellin jetë cilësore për të gjithë. Nxënësit, mësuesit dhe prindërit janë liruar nga stresi që ju shkaktonte testimi ekstern. Ka përfunduar koha kur pa konsultime me qytetarë, janë sjellur projekte të dëmshme”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

më shumë
Top LajmeVendi

ZAEV TË HËNËN NË BRUKSEL

3za5QhSxBr-morgerini-ja-razresi-dilemata-zaev-pokanet-na-premierskata-vecera-vo-brisel

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, të hënën më 12 qershor do të shkojë në selinë e NATO-së Në Bruksel. Kryeministri Zoran Zaev do të takohet me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, eurokomisionerin për zgjerim, Johanes Han, dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari I Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në agjendë nuk ka paraparë në një të ardhme të afërt vizitë në Maqedoni, por i gëzohet takimit me Kryeministrin Zaev, që do të mbahet më 12 qershor në Bruksel – thonë nga selia e aleancës. Nga kjo seli thonë se NATO përkrah fuqishëm reformat e domosdoshme në vend, në vecanti duke potencuar sundimin e së drejtës. “ Reformat do ta bëjnë vendin më të fortë dhe më demokratik”. Dyert tona mbeten të hapura, vendimi i Bukureshtit është në fuqi, sic është thënë në Samitin e Varshëvaës në Korrik të vitit 2016 – thuhet në komunikatën e press-shërbimit të NATO-s. Gjermania mbështet Maqedoninë në përafrimin e saj me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, i tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev. Në mesazhin e urimit për zgedhjen e tij kryeministër dhe formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, Merkel tha se Qeveria e saj “mbështet fuqishëm përafrimin e mëtejmë të Maqedonisë me BE-në dhe NATO-n”.

Merkel po ashtu tha se gëzohet që do të takojë personalisht Zaevin në Konferencën e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Trieste, më 12 korrik, njoftoi Zyra për media e Qeverisë së Maqedonisë.

Mbështetje të fuqishme për agjendën reformuese e cila do t’i hap perspektivat e Republikës së Maqedonisë ndaj Evropës, ka marrë kryeministri Zoran Zaev edhe prej ambasadorëve të BE­së. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takimin e përbashkët është theksuar se sigurimi i institucioneve profesionale, funksionaliteti i Parlamentit dhe gjyqësia e pavarur dhe mediat, janë sferat kyçe në të cilat nevojiten reforma urgjente.

më shumë
Top LajmeVendi

MPB PREZANTOI MERCEDESIN LUKSOZ

3133493

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski në press-konferencën e sotme prezantoi Mercedesin me vlerë rreth 600 mijë euro që ishte blerë nga qeveria e mëparshme.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot e bëri publike automjetin zyrtar të tipit ‘Mercedes”, që ka kushtuar 580 mijë euro e që përmendej në “bombat” e LSDM-së, në bisedat mes ministers së atëhershme për punë të brendshme Gordana Jankulovska dhe ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov. Kryeministri Zaev, para disa ditëve në një press-konferencëbëri të ditur se automjeti i tipit “Mercedes” është i dëmtuar. Spasovski ka deklaruar se fjala është fjalë dhe se opinion duhet të shohë se me cfarë luksi kanë jetuar nga garnitura e mëparshme, sa dhe si është i dëmtuar.

Sipas Kryeministrit  Zaevit, ky automjet do të shfrytëzohet për pritje të delegacioneve të huaja që do ta vizitojnë vendin.

“Mercedesi” sipas bisedave të përgjuara ka qenë i dedikuar dhe shfrytëzuar nga ish-Kryeministri Gruevski.

më shumë
Top Lajme

DHUNA E 27 PRILLIT, SANKSIONOHEN DISA FUNKSIONARË TË MPB-së

Protestors get in the Parliament after Social Democratic Union of Macedonia with Albanian parties have elected new President of the Parliament Talat Dzaferi

Ministri Brendshëm Oliver Spasovski ka suspenduar Kryeshefin e Shërbimeve Qendrore policore, Goran Georgievski si dhe kryeshefin e njësiteve speciale, Mitko Peshov. Në mesin e të suspenduarve gjenden edhe 30 përfaqësues të tjerë të policisë.

“Në bazë të analizave të gjendjes faktike është konstatuar se gjatë marrjes së masave konkrete  dhe aktiviteteve të përfaqësuesve të MPB-së, në sigurimin e Kuvendit janë bërë lëshime dhe atë: në procesin e grumbullimit të informatave, mungesa e analizave adekuate, planifikimi i resurseve, vlerësimi i rreziqeve, zbatimi i kompetencave policore si dhe pjesa e zbatimit të ingerencave policore. Gjithashtu lëshime janë konstatuar edhe në pjesën e sjelljes etike dhe profesionale të nëpunësve policorë  të cilët kanë kryer detyrën e tyre para dhe pas ngjarjes”, thuhet në raportin e përgatitur për konstatimin e gjendjes faktike të ngjarjeve të 27 prillit.

më shumë
Top Lajme

MUNGOI DËSHMITARI SHENASI MEMETI, ANULOHET SEANCA

lagja-trimave

Seanca gjyqësore për rastin “Lagja e trimave” në Kumanovë u anulua  pasi  gjykata nuk arriti të sigurojë dëshmitarin e vetëm të palës mbrojtëse, Shenasi Memetin, raporton INA.

Gjatë kësaj seance, Shenasi Memeti duhej të paraqitej si dëshmitar, si emër më i përfolur nga të akuzuarit.

Memeti ka pasur kontakte me disa pjesëtarë të Grupit të Armatosur, të cilët akuzohen për zhvillimet më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në “Lagjen e trimave” në Kumanovë.

më shumë
Top Lajme

GJERMANIA TËRHIQET NGA INXHIRLIKU

german-aircraft-at-Incirlik-Air-Base-Turkey

Qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka vendosur t’i tërheq ushtarët e vet dhe aeroplanët vëzhgues nga baza ajrore Inxhirlik në Turqi, për shkak të mospajtimeve ndërmjet dy qeverive.

Ankaraja nuk ka lejuar që ligjvënësit gjermanë ta vizitojnë këtë bazë. Trupat gjermane dhe aeroplanët, që po marrin pjesë në koalicionin ndërkombëtar në luftën kundër grupit ekstremist,ISIS, do të vendosen në Jordani, transmeton Indeksonline.

Gjermania i ka afro 270 ushtarë të stacionuar në Inxhirlik, afër kufirit të Turqisë me Sirinë, së bashku me gjashtë aeroplanë të tipit Tornado dhe një aeroplan për furnizim me karburant. Liderët gjermanë thonë se është esenciale që ligjvënësit të jenë në gjendje t’i vizitojnë ushtarët kur ata të duan, pasi vendosja e forcave gjermane jashtë vendit duhet të miratohet në parlament.

Turqia e ka bllokuar kërkesën e fundit për vizitë në shenjë të protestës për vendimin e autoriteteve gjermane që tu sigurojnë azil ushtarëve dhe individëve të tjerë, të cilët Turqia i ka akuzuar për pjesëmarrje në grushtshtetin e dështuar të vitit të kaluar.

më shumë
Top Lajme

VRITET LAVDRIM MUHAXHERI

lavdrim
Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste, ISIS, është vrarë sot gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri.
Vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, pak pas orës 00:00 të mesnatës së të enjtes e ka konfirmuar edhe vëllai i pjestarit të ISIS, Bajrami.
Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar se “vëllai i ka rënë shehid”, dhe lutet që “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”.
Burime të Gazetës Metro, brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se Muhaxheri është vrarë nga një sulm me dron i kryer nga forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bashkë me Muhaxherin, mësohet të jetë vrarë edhe Bilall Haqifi, vëllai i Ridvan Haqifit, gjithashtu ish pjesëtar i ISIS, i vrarë në shkurt të këtij viti.
Për vrasjen e Muhaxherit, kanë filluar edhe ngushllimet nëpër rrjete sociale, nga të afërm apo përkrahës të rrymave radikale islame.
“Allahu të pranoft o Luan Allahu të knaqtë në Xhennet me Pejgamberin Salallahu Alejhi We Selam do të na mungosh Vllaqkoo Shembelltyr ke qenë për ne. Shehid InshaAllah Ebu Abdullah (Lavdrim Muhaxheri)”, ka shkruar në Facebook, personi me emrin Sheukan Koraqi./ART CHANNEL
më shumë
1 58 59 60 61 62 69
Page 60 of 69