close

Top Lajme

EkonomiTop LajmeVendi

EKONOMI: DAUTI-TË KËNAQUR ME INVESTIMET E HUAJA

Screenshot_2

Të krijohen parakushte të stabilitetit politik


Jemi të kënaqur me rrjedhën e investimeve, potencialin që investitorët e huaj shfaqin, vetëm se duhet të krijohen parakushte të stabilitetit politik si gjenerues të atmosferës dhe klimës pozitive për operimin e investitorëve të huaj në Maqedoni, deklaroi kështu ministri pa resor për investime të huaja, Bardhyl Dauti, gjatë një takimi që zhvilloi ditën e sotme me drejtuesit e Zonës së Lirë Ekonomike në Tetovë.

Korniza ligjore që mbështet thithjen e investimeve të huaja në vend, sipas ministrit pa resor për investime të huaja Bardhyl Dauti, është favorizuese. Dauti thekson se janë të kënaqur me mbarëvajtjen e investimeve dhe potencialin që investitorët e huaj shfaqin për të ardhur në Maqedoni, megjithatë, sipas tij, duhet të krijohen parakushte të stabilitetit politik për operimin e investorëve të huaj.

‘Brenda zonave kemi qind për qind lirim të ngarkesave fiskale për investitorët e huaj në 10 vitet e para. Dhe kjo përfshin lirim mbi vlerën shtesë, lirim nga detyrimet doganore, lirim nga kontributet për të punësuarit e kështu me radhë, dhe kjo është një lehtësim jashtëzakonisht i favorshëm që nuk është në vendet e tjera. Është një limit këtu që vetëm në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë mbështeten vetëm investimet në prodhimtari dhe jo në aktivitetet e shërbimit. Ne jemi të kënaqur me rrjedhën e investimeve, potencialin që ata shfaqin për ardhje veçanërisht në Tetovë, vetëm se duhet të krijohen parakushte të stabilitetit politik si gjenerues të atmosferës dhe klimës pozitive për operimin e investitorëve të huaj në Maqedoni.’

Sipas ministrit Dauti, me ligjin për përkrahje financiare, i cili vendos kushte të njëjta për investimet, si për investitorët vendas ashtu edhe të huaj e që vlejnë njëtë edhe për zonat e zhvillimit industrial dhe jashtë tyre, parashihet që investimet të rimbursohen prej 10% të kostos së investimit në fund të vitit fiskal.

‘Kemi kaluar një ligj për përkrahje financiare të investimeve të brendshme dhe të huaja dhe ky ligj nënkupton një trajtim të barasvlefshëm ligjor për dy kategori të investimeve. Ligji parasheh që investimet që gjenerojnë në eksporte, punësime dhe mirëqënie sociale të rimbursohen në masën prej 10% të kostos së investimit në fund të vitit fiskal dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ky ligj trajton njëtrajtësisht si investimet e brendshme dhe të huaja në zona dhe ato jashtë zonave.’

Këto komente ministri Dauti i bëri gjatë ditës së sotme në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë ku u takua me drejtuesit e kësaj zone, në kuadrin e së cilës veprojnë katër subjekte. Nga këto subjekte dallohet kompania Lear Coorporation e cila ka rreth 1450 të punësuar. /Blerona Jakupi/

 

read more
Top LajmeVendi

MICKOVSKI PËR DW: HIDHET POSHTË MUNDËSIA PËR MARRËVESHJE

44550313_303

“Me Zaevin mund të konstatojmë se Marrëveshja është e vdekur”


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nuk tërhiqet nga qëndrimi partiak se referendumi për Marrëveshjen me Greqinë është i pasuksesshëm. Në intervistën për Dojche Velen,  i pyetur nëse është e mundshme gjetja e një gjuhe të përbashkët me Zaevin, ai thotë se me Kryeministrin vetëmn se mund të konstatojnë se Marrëveshja e Prespës është vdekur.

Ditëve të fundit sytë e opinionit janë drejtuar kah VMRO-DPMNE-ja opozitare, me shpresë se deputetët e kësaj partie do të dëshmojnë përgjegjësi në parlament dhe do t’i japin përkrahje ndryshimeve kushtetuese. Dje, zv/sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, ka shprehur dëshprimin e SHBA-ve lidhur me pozicionet e krerëve të VMRO-DPMNE-së, rreth referendumit dhe zhvillimeve në Kuvend për ndryshimet kushtetuese.

“Ju nxisim të krijoni hapësirë, në opinion dhe privatisht, që deputetët e koalicionit tuaj të vendosin se si të votojnë për ndryshimet kushtetuese, të liruar nga kërcënimet, dhuna dhe hakmarrja “ – ka porositur diplomati amerikan në letrën drejtuar liderit të VMRO-DPMNE-së.

Në një intervistë për Dojche Velen kreu i opozitës Hristijan Mickovski ka sqaruar se së shpejti do të komentojë mesazhet e kësaj letre, por është prononcuar rreth kërkesës së refuzuar që ti drejtohet parlamentit, duke shtruar pyetjen se nëse Kuvendit i janë drejtuar Mogerini, Stoltenbergu e të tjerë, përse këtë nuk mund ta bëjë lideri i partisë më të madhe opozitare. Hristijan Mickovski ka hedhur poshtë gjetjen e një gjuhe të përbashkët me Kryeministrin Zaev rreth Marrëveshjes së Prespës.

“Ka gjasa të konstatojmë se Marrëveshja është e vdekur. Çdo dhunim i mëtejshëm i këtij procesi do të prodhojë tensione shtesë dhe polarizim në shoqëri, kurse fajtori i vetëm për këtë është Zoran Zaevi që premtonte diçka që nuk mund ta realizonte”

Në lidhje me mundësinë për amnistimin e të akuzuarve për dhunën e 27 Prillit në Kuvend dhe thirrjen e nënkryetarit të partisë, Mitko Jançev, që të pranohet një ofertë e tillë, Mickoski thotë se ai është qëndrim i tij personal. Sipas tij, oferta nuk është e ndershme.

“Qëndrimi i Jançevit është personal. Qëndrimi ynë partiak dihet. Nuk besoj në drejtësi dhe nuk pranojmë asnjë tregti me drejtësinë. Të akuzuarit janë viktima të pafajshme të ndjekjes politike nga ana e Zoran Zaevit dhe LSDM”

Lideri I VMRO-DPMNE-së Mickovski ka përgënjeshtruar informacionet se gjatë qëndrimit tij në Beograd është takuar me presidentin serb Vuciq dhe se në këtë takim i është transmetuar një mesazh konkret nga presidenti rus Putin dhe urime për referendumin e pasuksesshëm. “Kur do të kem takim me z. Vuciq, kjo do të jetë zyrtare dhe transparente” – ka theksuar lideri i VMRO-DPMNE-së Mickovski në një intervistë për Dojche Velen. /Klan Maqedoni/

 

read more
Top LajmeVendi

SHEQERINSKA-DIMITROV-PENDAROVSKI: DEPUTETËT MUND TË HAPIN DYERT E NATO-s

Screenshot_1

Maqedonia fillon bisedimet paraqasëse


Pas dy ditëve, në Bruksel, Maqedonia i fillon bisedimet paraqasëse për anëtarësim në NATO. Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska dhe ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov, ju bënë thirrje deputetëve se tash është koha të dëshmojnë se interesat kombëtare janë mbi ato partiake.

Deputetet e te gjitha partive politike, gjenden para shasit historik dhe para përgjegjësisë historike duke shtypur butonin PËR do të marrin pjesë në hapat final të maratonës 27 vjeçare për anëtarësimin e atedheut tonë në NATO. Sukesi i Maqedonise varet nga vendimi i tyre. Askush nuk ka te drejte qe t’ja marre ardhmerine ketij vendi dhe qytetareve te tij te cilet tani qe nje kohe te gjate po presin nje lajm te mire. Askush nuk ka te drejte t’u marr shpresen e cila u krijua veçanerisht pas marrjes se fteses per NATO gjate kesaj vere-theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska.

Gjate kesaj jave, me daten 18 dhe 19 fillon dialogu i bisedimeve paraqasese. Ky eshte nje proces i shkurter. Do te perfundoj deri ne fund te ketij viti dhe ne fillim te vitit te ardhshem. Kemi pergatitur program per vazhdimin e reformave me theks te veçante per sundimin e te drejtes dhe te reformave gjyqesore, luften kunder korrupsionit dhe kriminalitetin e organizuar, reformat ne sektorin e mbrojtjes, por edhe ne sherbimet e sigurimit si dhe per çeshtjet e drejtesise te cilat burojne nga anetaresimi yne ne NATO-deklaroi ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov.

Ne kete sesion te bisedimeve ne Bruksel, Maqedonia de fakto e fillon fazen perfundimtare te marredhenieve te saj me NATO-n, para anetaresimit, qe ne realitet paraqet nje haperim esencial ne procesin qe do te na sjell deri ne realizimin e qellimit tone me te madh strategjik. Kuptohet, s’ka kurrfarë dileme, se e gjithe kjo patjeter duhet te shkoj permes implementimit te plote te marreveshjes se Prespes. Ne realitet ashtu siç na dikton edhe vullneti dominant politik i shumices se qytetareve te Maqedonise-tha Koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski.  /Klan Maqedoni/

 

read more
Top LajmeVendi

KUVEND: XHAFERI REFUZON KËRKESËN E MICKOVSKIT

Hristijan-Mickovski

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e refuzoi kërkesën e VMRO-DPMNE-së që t’i mundësojë fjalim para deputetëve liderit të kësaj partie, Hristian Mickovski.  Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev e lexoi kërkesën e partisë, por Xhaferi tha se nuk ekziston mundësi e tillë në Rregullore që do të mund ta ftojë Mickovskin. Përveç kësaj, Xhaferi reagoi edhe për faktin që letra nuk është dërguar te kryetari i Kuvendit. Ai e citoi Rregulloren e Kuvendit ku thuhet se në seancë të Kuvendit mund të marrin pjesë kryeministri, ministra dhe përfaqësues i autorizuar i propozim-ligjit. Kryetari i Kuvendit nuk mund të ftojë në seancë përfaqësues të organizatave tjera.

“Nëse keni ndonjë kërkesë ose ndonjë letër për Xhaferin dorëzojeni në adresën në fshatin Forinë ku jeton ai. Këtë që po e flisni ju nuk ka lidhje me Rregulloren. Së pari, VMRO-DPMNE nuk është organ apo organizatë dhe lideri i saj nuk është deputet. Nuk ka kusht që ta ftoj Mickoskin, ndërsa për këtë unë nuk kam marr letër nga askush”, tha Xhaferi. /Klan Maqedoni/

 

 

read more
Top LajmeVendi

TETOVË: INAUGUROHET RINOVIMI I VARREZAVE TË QYTETIT

Screenshot_1

Shuma e investuar gjysmë million euro


Gjysmë million euro është shuma e investuar për rinovimin e varrezave të vjetra të qytetit të Tetovës. Projekti është realizuar nga Komuna dhe Myftinia e Tetovës dhe e përkrahur financiarisht nga filantropi tetovar, Lazim Destani.

Ndërtimi i murit rrethues, ndriçimi i varrezave, rregullimi i shtigjeve për këmbësorë, janë vetëm disa nga punimet e kryera e që kanë ndryshuar pamjen e kësaj pjese të qytetit. Këto punime financiarisht janë përkrahur nga biznesmeni tetovar Lazim Destani, i cili tha se me përfundimin e punimeve një pjesë e qytetit është zbukuruar, por në rregullimin e tërësishëm të tij duhet shumë punë për t’u bërë.

Kultura, tradita dhe niveli i shoqërisë shihet nga prizmi i rregullimit dhe mirëmbajtjes së varrezave, theksoi Myftiu i Tetovës.

Komuna e Tetovës në realizimin e këtij projekti ka marrë pjesë me bekatonizimin e shtigjeve për këmbësorë dhe ndriçimit publik, bëri të dritur Kryetarja e Komunës, duke shtuar se punimet planifikohet të vazhdojnë edhe në pjesën e sipërme të kësaj hapësire.

Këto pamje, këto mure nuk do të ishin kaq të bukur nëse nuk do t’ju kushtohej vëmendje e veçantë. Të gjitha punimet janë kryer nga duar të punëtorëve që parreshtur kanë gdhendur dhe skalitur gurë, e që për televizionin tonë këta persona kanë dhënë detajet e kësaj përvoje.

Punimet për rregullimin e hapësirës së varrezave myslimane në Tetovë kanë filluar në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa punimet janë kryer nga murator profesionistë nga Shqipëria. /Lulzime Ameti/

 

read more
Top LajmeVendi

JANÇEV: NËSE DO TË ISHA DEPUTET DO TË VOTOJA “PËR”

Untitled_71

Thirrje për amnisti për ndodhitë e 27 prillit


Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Mitko Jançev në intervistën për Dojçe Vele ka deklaruar se nëse do të ishte deputet do të votonte “Për” ndryshimet kushtetuese dhe do të pranonte thirrjen e kryeministrit Zaev për amnisti të “27 prillit”.

Për debatin aktual në Kuvend lidhur me ndryshimet kushtetuese, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Mitko Jançev thotë se nëse do të ishte deputet do të votonte për ndryshime të Kushtetutës, por me disa kushte, nëpërmjet të cilave do të kishte ngritur disa amendamente me qëllim të sigurohen garanci shtesë për shtetin.

Do të votoja, por kjo nuk do të ishte votë pa kushte. Do të votoja me kushte. Më pëlqeu propozimi i deputetit Panço Minov. Në këtë drejtim edhe unë do të kisha dorëzuar disa amendime me qëllim të sigurohen garancione shtesë për shtetin tonë. Së pari, emri i ri të mos aplikohet për përdorim të brendshëm deri në anëtarësimin e Maqedonisë në BE”thotë Jançev.

Nënkryetari i VMRO-së Mitko Jançev, ka ftuar deputetët e Kuvendit që të amnistojnë të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit. Ai thotë se me ngritjen e dorës mund të lirohen personat të cilët sipas tij, më 27 prill në eufori dhe pa qëllim kanë bërë marrëzira.

“Thirrjen e Zaevit unë e kuptova si amnisti. Dhe ejani ta bëjmë atë amnisti. T’i lirojmë njerëzit, të cilët në eufori të 27 prillit, pa qëllim ose organizim, bënë marrëzira. Kjo punë duhet të përfundojë në Parlament, me ngritjen e dorës për amnisti të të gjithëve. Unë kështu do të veproja”, tha Jançev.

Ai shtoi se deputetët e VMRO-DPMNE-së janë të kërcnënuar dhe shantazhuar nga të gjitha anët. Ndërsa tha se edhe ai ka marrë kërcënime përmes Facebook-it dhe SMS porosive. /Klan Maqedoni/

 

read more
Top LajmeVendi

MARRËVESHJA E PRESPËS: KOXIAS-PA MARRËVESHJEN S`KA ZGJIDHJE

koxias

“Ta Nea”: Takim sekret Cipras – Kamenos!


Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, pas takimit të Këshillit për Çështje të Jashtme të BE-së në Luksemburg porositi se pa miratimin e Marrëveshjeës së Prespës nuk do të ketë kurrfarë zgjidhje. Ndërkohë, mediat greke flasin për një takim sekret mes partnerëve të koalicionit në qeverinë greke lidhur me këtë marrëveshje.

Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias bëri te ditur se të dyja palët si ne Greqi ashtu edhe ne Maqedoni duhet të kuptojnë se nuk ka asnjë alternativë tjetër pa pranimin e Marrëveshjes së Prespës duke shtuar se marrëveshje më të mirë se kjo nuk mund të sigurohet, pavarësisht se kërkohet nga opozitat e të dyja vendeve.

Sqarova se duhet që të kuptohet në Shkup se nuk ekziston kurrfarë zgjidhje pa pranimin e Marrëveshjes së Prespës dhe se nuk është e mundur që të ndodh ajo që thonë dy opozitat në Maqedoni dhe Greqi, se është e mundshme të sigurojnë marrëveshje më të mirë, për çdo palë, pasi që kjo nuk është e mundur edhe me aritmetikë të thjeshtë të shkollës fillore”, tha shefi i diplomacisë greke.

Ndërkaq, gazeta greke “Ta Nea’ shkruan se dje është realizuar një takim sekret mes kryeministrit grek Cipras dhe partnerit të tij të koalicionit dhe ministër i Mbrojtjes Panos Kamenos. Takimi – siç thotë Ta Nea, nuk është mbajtur në pallatin e kryeministrisë, por në një klub ushtarak. sipas gazetës greke Ta Nea, dy partnerët e koalicionit, kanë konfirmuar marrëveshjen e tyre që të bashkërisht të vazhdojnë deri në muajin mars, respektivisht deri në momentin kur Marrëveshja e Prespës do të arrijë në parlamentin grek. Takimi vjen pas kthimit të ministrit grek Kamenos nga ShBA-të, ku ka folur për një plan “B” për Marrëveshjen e Prespës, që shkaktoi reagime në Greqi. /Klan Maqedoni/

 

read more
Top LajmeVendi

KUVEND: FILLOI DEBATI PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE

zaev-kuvend_1539586402-3427415

Dimovski: Kuvend, s`ka legjitimitet, të tërhiqet pika e rendit të ditës 


Kryeministri Zoran Zaev i gatshëm të falë për ngjarjet e 27 Prillit. Miratimi i ndryshimit të Kushtetutës është moment i vërtetë pajtimi – që Maqedonia të mos e humbas shansin për në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Kryeministri Zoran Zaev i ka shtrirë dorën e faljes dhe të pajtimit VMRO-DPMNE-së për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit. Me qëllim të sigurimit të konsensusit pralamentar për ndryshimin e Kushtetutës, ai në fjalimin e mbajtur para deputetëve në Parlament bëri thirrje, sikurse tha, për falje dhe për pajtim. I vetëdijshëm për reagimet që mund të pasojnë, Zaev tha se për këtë është i gatshëm të mbajë edhe përgjegjësi politike.

‘Është një moment i shkëlqyer që të falim dhe që të pajtohemi.  Po dërgoj mesazh pajtimi dhe faljeje për ngjarjet e 27 prillit dhe ngjarjet që ndodhën. Të ulemi e ta bëjmë këtë. Unë jam i gatshëm. Ju ftoj të gjithëve, edhe mazhorancën, edhe opozitën. Po, e di se kjo ka çmim dhe jam i përgatitur që ta paguaj këtë çmim.’

Sipas VMRO-DPMNE-së Kuvendi nuk ka as legjitimitet elektoral e as të referendumit  që të nis procedurën për ndryshimin e Kushtetutës. Deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski, mbi këto pretendime propozoi që çështja edhe të mos vihej fare në rend të ditës.

Me rastin e konstituimit të këtij Kuvendi, asnjë parti politike dhe asnjë deputet që është pjesë e këtij Kuvendi, nuk u zotua për ndryshimin e Kushtetutës në drejtim të ndryshimit të emrit kushtetues të Republikës. Përkundrazi, Koalicioni i prirë nga VMRO-DPMNE në programin e vet elektoral shkroi me saktësi dhe qartësi se nuk do të lejojë ndrysjhimin e emrit kushtetues, kurse koalicioni i prirë nga LSDM-ja, përmes fjalimeve të kryeministrit të tashëm Zoran Zaev premtoi se nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës. Domethënë, Kuvendi nuk ka legjitimitet elektoral të hyjë në këtë procedurë’

Nga Aleanca për shqiptarët kanë theksuar se Kryeministri ka të drejtë të falë, por vetëm si qytetar i këtij vendi e jo si Kryeministër. Patjetër të ketë drejtësi për ngjarjet e 27 Prillit – thonë nga kjo parti.

Pas kësaj, propozimi i Dimovskit u vu në votim, kundër heqjes nga rendi i ditës ishin 67 deputetë, ndërsa për 39. /Klan Maqedoni/

 

 

read more
Top LajmeVendi

TETOVË: SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE E ‘SHKOPIT TË BARDHË’

Screenshot_1

Të ngritet vetëdija për personat me shikim të dëmtuar


2500 persona me dëmtime mbi 90 për qind të shikimit janë të regjistruar në regjistrin e Lidhjes Kombëtare të të Verbërve në Maqedoni. Edhe pse punohet në përmirësimin e kushteve, megjithatë në terren shumëçka mbetet për t’u bërë….

 Edhe pse sot festohet dita ndërkombëtare e ‘Shkopit të Bardhë’, në Tetovë i njëjti nuk mund të përdoret nga personat me problem në të pamurit, për shkak të infrastrukturës jo adekuate, thonë nga Shoqata e të Verbërve në këtë qytet.

Shoqata jonë numëron gjithsej 184 persona të verbër osë me shikim të dobët. Në shoqatën tonë mund të anëtarësohen ato persona që kanë mungesë shikimi prej 10 për qind. Gjatë këtij viti punojmë përmes programit të parashikuar, ku realizojmë aktivitete të ndryshmë si: sportive, aktivitete educative, një deri dy herë në javë realizojmë kurse për shkrim- lëxim, gjithashtu organizojmë edhe turne shahu. Sot festojmë 15 tetorin, Ditën e Shkopit të Bardhë, por mund të them se shkopi I bardhë te ne përdoret shumë pak, si pasojë e kushteve jo të përshtatshme arkitekturore. Të njëjtit I përdorin disa persona por prapë se prap nën shoqërimin e ndonjë personi tjetër”.

Punojmë në drejtim të çlirimit të trotuareve, si për personat me problem në të pamurit, ashtu edhe për të gjithë qytetarët, ka premtuar Kryetarja e Komunës së Tetovës.

Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë e pranuar edhe nga OKB-ja shfrytëzohet për të rritur vëmendjen e opinionit më të gjerë për problemet me të cilat ballafaqohen këto persona, t’i zgjojnë autoritetet në çdo nivel të pushtetit që të mundësojnë fonde për parandalimin dhe edukimin për personat me probleme në të pamurit si dhe të zgjohet vetëdija për kontrolle të rregullta oftalmologjike. /Lulzime Ameti/

read more
Top LajmeVendi

TETOVË: 52 VJEÇARJA VRITET NGA BASHKËSHORTI

Screenshot_1

I dyshuari në arrati


Mbrëmë rreth orës 22:30 në Reçicë të Vogël në Tetovë ka ndodhur një vrasje, ku bashkëshorti me armë zjarri ka vrarë gruan e tij. Nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, në detajet e dhëna për rastin, thonë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “179” ku i dyshuari krahas që ka goditur për vdekje bashkëshorten e tij, ka tentuar të vrasë edhe shoferin e një veture që ka qenë I parkuar në rrugën që ndodhi krimi.

52 vjeçarja me inicialet H.K, mbrëmë rreth orës 22:30 minuta është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti i saj, 53 vjeçari me inicialet A.K. Sipas të dhënave që jep zëdhënsi i Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, Marjan Josifovski, ngjarja ka ndodhur në fshatin Reçicë e Vogël ku i dyshuari përveç që ka goditur gruan e tij për vdekje, ka tentuar të vrasë edhe shoferin e një taksie që ka qenë e parkuar në rrugën 179 të Reçicës së Vogël, por që për fat të mirë nuk ka arritur ta godasë.

‘53 vjeçari nga Reçica e Vogël, rreth orës 22:30 minuta mbrëmë me armë zjarri të tipit Revolver, ka goditur për vdekje bashkëshorten e tij një vit më të re e cila që prej disa ditësh ka qenë mysafire tek të afërmit e saj në Reçicë të Vogël. Menjëherë pas kësaj, i dyshuari me revole ka shtënë gjithashtu edhe drejtë një veture të tipit Golf me regjistrim të Tetovës e cila ka qenë e parkuar në rrugën 179 në Reçicë të Vogël dhe në të cilën ka qenë shoferi i saj 50 vjeçar. Për fat të mirë i dyshuari nuk e ka goditur shoferin dhe pas kësaj i dyshuari me veturën e tij ka ikur në drejtim të panjohur.’

Sipas zëdhënësit të SPB-së – Tetovë, autori i krimit është në arrati dhe po ndërmerren masat për gjetjen e tij.

‘Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, kanë bërë mbikëqyrjen e tërësishme në vendin ku kanë ndodhur të shtënat me ç’rast janë gjetur edhe janë marrë dy gëzhoja të zbrazura të municionit për revolver me kalibër 7.62 mm dhe dy projektil të kalibrit të njëjtë si dhe gjurmë të tjera të cilat janë fotodokumentuar dhe janë marrë për ekspertizë. SPB po ndërmerr masa dhe aktivitete intensive për ta gjetur dhe arrestuar të dyshuarin e vrasjes së mbrëmshme.’

Ndërkaq, menjëherë pas ngjarjes, me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë i banores së vrarë është dërguar për obduksion. Nga SPB – Tetovë, theksojnë se pas kontrollit të plotë të evidencës është dëshmuar se i dyshuari A.K asnjëherë nuk ka qenë i denoncuar në polici as për dhunë familjare dhe as për raste të tjera të natyrës dhe karakterit të sigurisë. /Blerona Jakupi/

 

 

 

read more
1 2 3 4 5 80
Page 3 of 80