close

Top Lajme

Top LajmeVendi

INTERVISTË: OSMANI-SHUMICA TË SHFRYTËZOHET PËR REFORMAT

unnamed

“Votimi i së premtes dimension gjeopolitik”


Zv/Kryeministri Bujar Osmani në një intervistë për Klan Maqedoni është shprehur se fillimi i procedurës së ndryshimeve kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë nuk ka vetëm dimension vendor apo rajonal, por atë gjeopolitik. Në këtë intervistë ai ka theksuar se kjo shumicë e krijuar duhet të shfrytëzohet edhe për zbatimin e reformave mjaft të rëndësishme për vendin.

Fillimi i procedurës për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, nuk ishte një moment vendor apo rajonal, por ka një peshë të gjerë gjeopolitike – thotë Zv/Kryeministri Bujar Osmani në një intervistë për Klan Maqedoni.

Zv/Kryeministri Osmani ka hedhur poshtë të gjitha zërat se deputetët e opozitës të cilët votuan pro ndryshimeve kushtetuese kanë qenë të shantazhuar e të kërcënuar. Ai thotë se ata kanë qenë viktimë të një politike të gabuar partiake.

Nuk është koha për zgjedhje – thotë Zv/Kryeministri Osmani duke theksuar se shumica e krijuar prej dy të tretave duhet të shfrytëzohet edhe për zbatimin e reformave mjaft të rëndësishme për vendin.

Zv/Kryeministri Osmani në cilësinë e shefit të delegacionit qeveritar për bisedime me BE-në shprehet në fund se tani është koha të mbahet përgjegjësia dhe të mbyllen çështjet që do të garantojnë të ardhmen e brezave që vijnë. /Klan Maqedoni/

read more
Top LajmeVendi

ANALISTËT: VMRO-DPMNE-JA TË LIROHET NGA E KALUARA

Screenshot_2

“Fillimi i izolimit nga faktori ndërkombëtar”


Edhe përkundër të gjitha sugjerimeve të faktorit ndërkombëtar, por edhe atij vendor, kjo parti mbeti e ngurt në veprimin e tyre që rezultoi me shkarkimin e funksionarëve brenda kësaj partie, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike zhvillimet e fundit në partinë më të madhe, opozita në vend.

“Kjo që ndodhi mbrëmë nuk është ajo që e bashkon popullin maqedonas, e kam fjalën për të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoni. Mendoj se mbrëmë në VMRO-DPMNE sikur u realizua një hakmarrje ndaj ndonjërit, për shkak se ishte përcaktuar për një aksion të caktuar politik. Mendoj se ky veprim është i gabuar, por lë që vetë kjo parti t’i zgjidh këto probleme. Në vendet demokratike të mos ketë parti në pushtet dhe opozitë, nuk është demokraci, sepse opozita çdo herë është korrigjues i gabimeve që bën partia në pushtet.  Mendoj se do të gjinden forca në VMRO DPMNE që t’i regullojnë këto marrëdhënie, me qëllim që kjo parti të qëndroj në këmbë të shëndosha”.

Ndërkaq, anashkalimin nga ana e diplomatit amerikan Metju Palmer që të realizojë takime me kreun e shtetit Gjorge Ivanov dhe të VMRO DPMNE-së Kristijan Mickovski, bashkëbiseduesit e vlerësojnë si fillimin e izolimit politik të kësaj partie nga ana e faktorit ndërkombëtar.

“Mendoj se Mickovski e ka gabim. Vendet nga vinë këta përfaqësues kanë një demokracin të zhvilluar, dje ishte zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit Metju Palmer. Vlerësoj se nga ky gabim i Mickovsit rezultoi në mos realizimin e takimit”.

Uashingtoni në vazhdimësi ka kritikuar qasjen e partisë opozitare VMRO DPMNE për mosmbështetjen e marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimeve kushtetuese që janë të domosdoshme për realizimin në tërësi të kësaj marrëveshje. Nga kjo parti kanë thënë mbrëmë se do të vazhdojnë komunikimin me faktorin ndërkombëtar, por nga ana tjetër, janë shkarkuar të ashtuquajturit “reformistë” dhe “mijalkovistë”, për të cilët thonë se kanë vepruar jashtë interesave partiake. /Lulzime Aliu/

 

read more
Top LajmeVendi

NDRYSHIMET KUSHTETUESE: MPJ PËRGËNJESHTRON KOMENTET RUSE

Ministria-e-Puneve-te-Jashtme-Maqedoni-780-780×439

“Komente tendencioze të kompromitohet procesi politik”


Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë përmes një komunikate për media ka hedhur poshtë pohimet e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, në lidhje me akuzat për blerje të deputetëve gjatë votimeve për ndryshimet kushtetuese.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë kategorikisht ka hedhur poshtë pohimet dhe kualifikimet e djeshme në komentin e Departamentit për informim të ministrisë së Jashtme ruse lidhur me votimin e propozimit për qasjen në ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë. Ministria e Jashtme në komunikatë këto komente i ka quajtur të pabaza, të pavërteta dhe tendencioze, siç thuhet të kompromitohet procesi politik i një rëndësie historike për Maqedoninë.

“Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë me respektimin e të gjitha parimeve demokratike dhe procedurës së paraparë parlamentare, morën vendim që reflekton synimet me dekada të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE si prioritete strategjike për të cilët ekziston konsensusi më i gjerë shoqëror, me të cilët mirë janë të njoftuar edhe miqtë tanë nga Rusia”.

Ministria e Jashtme ruse dje kishte njoftuar se votimi në parlamentin e Maqedonisë, ku është siguruar përkrahja për fillimin e ndryshimeve kushtetuese, ka qenë si pasojë, siç thuhet e shantazheve, kërcënimeve dhe blerjes së votave. Ministria e Jashtme ruse kishte vlerësuar se SHBA-të kanë manipuluar me votimin jo të rregullt në parlament duke shtuar se me këtë janë shkelur të gjitha normat ligjore dhe morale. /Klan Maqedoni/

 

 

read more
Top LajmeVendi

23 TETORI: MESAZHE POLITIKE NË FESTËN KOMBËTARE

auto_screenshot-4_1508786074-59633261508787664

Ivanov kritikon deputetët, Zaev thirrje për unitet


Presidenti i vendit Gjorge Ivanov në Ditën e VMRO-së ka kritikuar deputetët lidhur me vendimin e Kuvendit që të fillojë procedurën e ndryshimeve kushtetuese. Kryeministri Zaev me mesazhe uniteti, kurse lideri i opozitës flet për një VMRO të re.

Katër ditë pasi që Kuvendi i Maqedonisë siguroi shumicë prej dy të tretave dhe votoi për fillimin e ndryshimeve kushtetuese, presidenti Gjorge Ivanov, në urimin me rastin e Festës së 23 Tetorit ka kritikuar deputetët se, sipas tij, kanë vepruar në kundërshtim me vullnetin e popullit.

“Në referendum populli e shprehi vullnetin e tij sovran dhe pa mëdyshje e hodhi poshtë Marrëveshjen e Prespës. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë këtë është dashur që ta ketë parasysh, por shumica e të zgjedhurve të popullit veproi kundër vullnetit të popullit” – shkruan Ivanov.

Kryeministri Zoran Zaev me rastin e festës së 23 Tetorit ka shkruar se patriotizëm është kur ndërtosh të ardhmen e brezave të rinj duke bërë edhe një herë thirrje për unitet.

“Ua shtrijmë dorën e pajtimit të gjithë fqinjëve tanë, të shtrijmë dorën edhe në shtëpi si vlerë që është veçori e popujve dhe kombeve të mëdha. Të hapërojmë bashkë dhe me vendosmëri drejt familjes evropiane, për shkak se izolimi nuk sjell asgjë të mirë”

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka shfrytëzuar këtë festë për të dërguar mesazhe që përkojnë me vendimet e mbrëmshme të Komitetit Qendror të partisë.

“Nga çdo sfidë VMRO-DPMNE-ja ka dalë më e fuqishme, më e guximshme dhe më e vendosur. Çdo fillim i ri do të thotë shpresë dhe shkëndijë të re”

Rrjedhimisht Presidenti Ivanov për herë të fundit është paraqitur në opinion më 1 tetor, apo një ditë pas referendumit duke thënë se populli e hodhi poshtë Marrëveshjen e Prespës. Ai e bojkotoi referendumin, edhe pse tërë faktori ndërkombëtarë i bëri ftesë që të dilet për votim. /Klan Maqedoni/

 

 

read more
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE: PËRJASHTOHEN EDHE MIJALKOVI E TODOROVI

Screenshot_2

Dimovski: Veprimet çojnë në izolimin e partisë


Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së opozitare ka kërkuar mbrëmë përjshtimin nga radhët partiake të Sasho Mijalkovit, ish-shefit të policisë sekrete dhe të ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikola Todorov. Për ta thuhet se janë fajtorë që shtatë deputetët, edhe ata të përjashtuar, votuan fillimin e ndryshimeve kushtetuese për të implementuar Marrëveshjen me Greqinë lidhur me emrin. Bëhet e ditur se ish-kreu i partisë, Nikola Gruevski, mbetet dhe më tej kryetar nderi.

Forca kryesore opozitare në Maqedoni, djathtistja VMRO-DPMNE, ka hapur mbrëmjen e së hënës një front spastrimi të radhëve të veta që duket se ka për ta çuar përfundimisht larg shinave të një të djathte moderne evropiane. Pas përjashtimit të shtatë deputetëve të cilët votuan pro fillimit të ndryshimit të Kushtetutës, për t’i hapur kështu rrugë zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, Komiteti Qendror i kësaj partie ka kërkuar edhe përjashtimin e Sasho Mijalkovit, ish-shefit të policisë sekrete dhe një ndër anëtarët me stazh më të gjatë partiak dhe të ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikola Todorov. Gjithashtu, Mitko Jançev është shkarkuar nga posti i nënkryetarit. Nga Komiteti Ekzekutiv i Partisë është shkarkuar edhe Kostadin Bogdanov.

Këto masa të rrepta janë arsyetuar me, sikurse thuhet, bashkëpunimin e fuqishëm me kryeministrin Zoran Zaev dhe për shkak të veprimeve të organizuara për shantazh, kërcënime dhe blerje të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, me qëllim të votimit të ndryshimeve kushtetuese. Nënkryetari i kësaj partie, Aleksandar Nikolovski, mbrëmë vonë, bëri të ditur se shefi i partisë Hristijan Mickovski kishte kërkuar, por kjo njëzëri ishte hedhur poshtë, mbajtjen e Kongresit të jashtëzakonshëm për t’iu nënshtruar edhe vet një votëbesimi.

Njohësit e rrethanave thonë se ditëve në vazhdim kanë për t’u përshkallëzuar fërkimet e brendshme, aq më tepër për shkak të mospajtimit me veprimet e fundit sanksionuese të cilat, sikurse shprehet Ilija Dimovski, deputet dhe deri vonë një ndër eksponentët kryesorë të VMRO-DPMNE-së, e çojnë partinë drejtë izolimit.

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Metju Palmer, gjatë vizitës së të hënës në Shkup, bëri të ditur se për shkak të pikëpamjeve të ndryshme lidhur me gjendjen aktuale në Maqedoni kishte anashkaluar qëllimisht takimin me kreun e VMRO-DPMNE-së, Mickovski, si dhe shefin e Shtetit Gjorge Ivanov./ Klan Macedonia/

 

read more
Top LajmeVendi

PALMER: 80 VOTAT “PËR” KANË NJË RËNDËSI HISTORIKE PËR MAQEDONINË

99F645E1-0455-4F58-8263-86B8FE568AE0_w1023_r1_s

Shumica prej dy të tretave për fillimin e ndryshimeve kushtetuese konform Marrëveshjes së Prespës është një kthesë historike për Maqedoninë dhe paraqet hapjen e rrugës drejt ardhmërisë evropinae të popullit në Maqedoni – ka theksuar Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Metju Palmer pas takimit me Kryeministrin Zoran Zaev.

“ Me Kryeministrin Zaev sot patëm një bisedë të gjerë për Marrëveshjen e Prespës, procesin e implementimit, procesin e kyçjes së Maqedonisë në NATO dhe BE. Maqedonia mund të mbështetet në përkrahjen dhe miqësinë me SHBA-të gjatë rrugës për në BE dhe NATO – ka thënë diplomati amerikan.

Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Palmer ka deklaruar se është takuar me shumë deputetë, mes të cilëve edhe nga ata të VMRO-DPMNE-së, kurse për mosrealizimin e takimit me Presidentin Ivanov dhe liderin e opozitës Hristijan Mickovski, ai ka lënë të kuptohet se kjo nuk është mesazh drejt tyre se dyert e SHBA-ve janë mbyllur për ta, duke bërë edhe njëherë thirrje për përkrahje të Marrëveshjes së Prespës.

Kryeministri Zaev ka theksuar se me diplomatin amerikan Palmer janë pajtuar se vendimi për fillimin e ndryshimeve kushtetuese ka një rëndësi historike.

“Vota e deputetëve është votë kundër krizave të reja politike dhe nxitje për të filluar me pajtimin dhe bashkimin politik” – ka theksuar Kryeministri Zaev. /Klan Maqedoni/

read more
Top LajmeVendi

SPASOVSKI:  DEPUTETËT NËN MBROJTJE POLICORE

Screenshot_2

MPB: Kallëzim penal kundër një kërcënuesi


Deputeti Luben Arnaudov, i akuzuar për ngjarjet në Kuvend më 27 Prill, para fillimit të seancës së sotme ka deklaruar se nuk vlerëson se dikush është tradhëtar dhe se nuk ka njohuri se kush qëndron pas letrës së djeshme, duke përgënjeshtruar kërcënimet dhe se kanë marrë para për të votuar për fillimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese.

Asgjë nuk është premtuar për rastin e 27 Prillit dhe për këtë shkak nuk dua të jap asnjë informatë. Vijmë këtu që të dëshmojmë se jemi të pafajshëm dhe nuk përzihemi në vendimet e gjyqit.

Tetë deputetët e opozitës të cilët votuan pro ndryshimeve kushtetuese janë nën mbrojtje 24-orëshe, ngase vazhdimisht marrin kërcënime përmes shkrimeve në rrjetet sociale. Ministri I brendshëm Oliver Spasovski ka theksuar se ka dyshime për strukturë të organizuar që qëndron pas kërcënimeve.

Të gjithë që votuan për iniciativën e ndryshimeve kushtetuese po sigurohen, kurse vlerësimet janë bërë në bazë të materialeve të dorëzuara ose që ishin ndjekur nga aktivitetet tona në shtabin e MPB-së dhe bëhet fjalë për një grup të caktuar e afërt me iniciativën “Bojkotoj”, që kërcënon me jetë deputetët, familjet e tyre etj. Derisa ekzistojnë kërcënime të këtilla ata do të sigurohen.

Nga MPB-ja kanë njoftuar se është dorëzuar kallëzim penal kundër një 38 vjeçari me iniciale A.N nga fshati Konjarë i Shkupit për shkak të dyshimeve për veprën penale cënimi i sigurisë dhe përhapjen e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik. Është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe policia ka marrë material me interes për hetime, kurse personi është marrë në pyetje në stacionin policor.

Nga MPB-ja kanë njoftuar se Sektori për krim kompjuteristik dhe forenzikë digjitale edhe mëtej do të vazhdojë me aktivitete për sanksionimin e rasteve të këtilla dhe u bën thirrje qytetarëve që u janë të ekspozuar kërcënimeve të këtilla ti paraqesin në polici. Në përgatitje e sipër janë dhjetëra kallëzime penale – thonë nga policia.

 

read more
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE MBAN MBLEDHJE TË KOMITETIT QENDROR

67e0c528bcfacd9c238cdf77dbe99d7b

“Fërkime” në udhëheqësinë partiake


Zhvillimet e fundit në gjirin e VMRO-DPMNE-së pritet të jenë në qendër të vëmendjes së mbledhjes së Komitetit të saj Qendror të thirrur për në orën 19:00.

‘Ikja’ e tetë deputetëve dhe vota ‘për’ fillimin e ndryshimeve kushtetuese duket se ka acaruar tejmase fërkimet në udhëheqjen e parties më të madhe opozitare në vend. Sipas medias në Shkup, ka mospajtime me mënyrën si u veprua. Sidoqoftë pritet që debati kryesor të përqëndrohet tek ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, që është kushëri i ish-kryeministrit dhe ish-kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski.

Sipas një skenari, Mijalkov do të përjashtohet nga partia për shkak se dyshohet se është ai që ka trimëruar tetë deputetët të votojnë në Parlament, sikurse thuhet, në ‘dëm’ të Maqedonisë. Sipas skenarit tjetër – do të kërkohet edhe dorëheqja e numrit një të partisë, Hristian Mickoski. Si argument për këtë thuhet se votimi ishte pasojë e mosvënies së partisë nën kontroll dhe për shkak se nuk i spastroi strukturat kriminale, në mesin e të cilave përmendet edhe dyshja Gruevski- Mijalkov. /Klan Maqedoni/

 

read more
Top LajmeVendi

SHKUP: PALMER TAKON AHMETIN

unnamed

Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Mathew Palmer, ka nisur vizitën e tij njëditore në Shkup me takimin e Kryetarit e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Në një njoftim të kabinetit të shefit të integristëve thuhet se në takim janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, zbatimi i Marrëveshjes së Prespës dhe i reformave si dhe integrimit euro-atlantik i vendit.

Me këtë rast, Ahmeti ka nënvizuar përpjekjet për të arritur përkrahjen e nevojshme në Kuvend dhe që dita e premte, kur u arrit pëlqimi për çeljen e ndryshimeve kushtetuese, ishte vetëm fillimi i një procesi disamujor që kërkon zbatimi i Marrëveshjes së Prespës: ‘Përkushtimi jonë konstruktiv nuk do të mungojë as në javët në vijim deri në rrumbullakësim të procesit për integrimin e vendit në NATO dhe BE,’- theksohet në njoftimin e BDI-së. Po ashtu, në të nënvizohet se Maqedonia dhe rajoni nuk kanë alternativë tjetër përveç integrimit euro-atlantik dhe miratimit të standardeve perëndimore demokratike.

Bëhet e ditur se në takimin Palmer-Ahmeti ka asistuar edhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.

Palmer është takuar edhe me kreun e Lëvizjes Besa, Afrim Gashi. Në njoftimin e shërbimit për informim të kësaj partie thuhet se Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i shtetit ka falënderuar kryetarin Gashi për rolin e tij konstruktiv për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend dhe ka inkurajuar për implementim të mëtutjeshëm të Marrëveshjes së Prespës si mundësi e vetme për hapjen e perspektivës euro-atlantike të vendit.

Kryetari Gashi, thuhet në njoftim, ka siguruar bashkëbiseduesin e tij se Lëvizja BESA me tërë kapacitet e sajë do të vazhdojë të jetë në dispozicion të implementimit sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Prespës dhe të anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. /Klan Macedonia/

 

read more
Top LajmeVendi

RASTI “TOPLIK”: SEANCA SHTYHET PËR 2 NËNTOR

mile-janakievski

Mungesa e avokatit Çasllav Stanoeviq e anuloi seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Toplik” për 2 nëntor. Stanoeviq, siç ishte thënë në gjykim është operuar para disa ditësh dhe për shkak të asaj nuk ka mundur të marrë pjesë në seancën gjyqësore. Gjykatësi Osman Shabani kërkoi t’i dorëzohet dokumentacion mjekësor për Stanoeviq në afat prej tre ditëve, ndërsa përderisa ajo nuk bëhet Gjurçilovit do t’i përcaktohet avokat sipas detyrës zyrtare.

Në seancën e sotme gjyqësore duhej të dëshmojnë Emilija Putilin, Malinka Matevska, Lile Naçeva dhe Vasilka Pop Gjorgjieva. Dëshmitari Mirko Andovski nuk kishte ardhur në Gjykatë, edhe pse ishtë ftuar, për shkak të së cilës Shabani urdhëroi arrestimin e tij për seancën e ardhshme gjyqësore.

Në rastin “Toplik” të Prokurorisë Speciale Publike, i dyshuari i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, për shitje të tokës shtetërore për ndërtim të kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishte dhe pesë persona të tjerë.

Sipas akuzës Janakievski dhe pesë të akuzuarit tjerë e kanë dëmtuar Buxhetin shtetëror për 64.206.839 denarë përkatësisht për një milion e 44.000 euro. /Klan Maqedoni/

 

read more
1 2 3 81
Page 1 of 81