close

Sport

SportVideo

FUTSALL:  FILLON KAMPIONATI RI 2015/16

no thumb

 

Me ndeshjet e javës së parë që janë caktuar për ditën e shtunë dhe të diel, do të filloj kampionati i ri 2015/16 në ligën e parë të futsallit. Në kampionatin e ri do të marrin pjesë 10-të skuadra të cilat do të luajnë me sistemin vjesht dimër. Trajneri Afrim Jonuzi para mikrofonit të televizionit tonë tha se përgatitjet i kanë filluar me kohë.

“Jemi të përgatitur  sa i përket aspektit fizik, por  ka fundi punojm edhe në aspektin teknik. Në këtë  kampionatit risi është se kemi disa futbollist  të  ri me perspektivë të  cilët kanë  ushtruar në klubet    tona aktuale të futbollit të madh si në Renovë dhe Shkëndijë ,por janë edhe  studentët  tonë, njëkohësisht, por do të jetë një risi, besoj se do të jetë edhe një befasi ekipi ynë në këtë kampionat” – deklaroi trajneri i SEEU, Afrim Jonuzi

Skuadra e futbollit të vogël e Universitetit të Europës Juglindore pas ekipit  Zhelezarec është skuadra më e suksesshme në Maqedoni në 10 vitet e fundit ndaj edhe me të drejtë pritet që edhe në edicionin e ri të mbetet ndër skuadrat pretenduese për plasman më të lartë.

 Nuk i dijë  rethanat dhe si qëndron puna  me klubet tjera, por neve çdo herë në fillim të kampionatit e kemi qëllim kreun e tabelës” – shtoi Jonuzi.

Komisari për gara në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë në bazë të kompetencave të veta ka shpallur orarin e ndeshjeve  për xhiron e  parë.

 

Takohen:

Crna Reka   –  Zhelezareci

Juventusi    –  Hedisi

Velesi         –  SEE Universiteti

Mal Ajaksi   –  Shkupi

Royal Ilirët  –  Skopje         /Sh. S./

read more
Sport

FIFA: TOPI I ARTË DO TË NDAHET MË 11 JANAR 2016

no thumb

 

Federata Botërore e Futbollit ka caktuar 11 janarin 2016, ditën kur do të ndahet Topi i Artë. Kjo mbrëmje do të mbahet në Zurich, ku do të mësohen emrat e fituesve të çmimeve të ndryshme, përfshirë edhe atë të futbollistit më të mirë të vitit.

Në edicionin e shkuar, në kategorinë e meshkujve fitoi Cristiano Ronaldo  ndërsa në atë të femrave Nadine Kessler.

Do të shpallen edhe trajnerët më të mirë të vitit në futbollin e meshkujve dhe femrave, si dhe do të zgjidhet goli më i bukur i vitit, i votuar nga lexuesit e faqes zyrtare FIFA.com, me çmimin Puskas.

Ekipi ose individi që ka inspiruar të tjerët me një gjest të veçantë,do të shpërblehet me çmimin Fair Play. Futbollistët më të dalluar të vitit do të kompletojnë ekipin FIFPro World 11, ndërsa çmimi Presidencial i FIFA-s do të dhurohet për shërbimin në sportin e futbollit. /Agjencitë e lajmeve/

 

read more
Sport

QAFË THANË: NDALOHET SHTETASI SERB ME DY DRONË

no thumb

 

Një shtetas serb me dy dronë profesionalë është ndaluar në Qafë Thanë. Ndalimi i tij është bërë nga policia kufitare dhe u lirua disa orë më pas.

Në deklarimet e para për blutë, serbi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pretendon se kishte një kontratë me kompaninë shqiptare per dy dronët. Ai ka dëshmuar se dy dronët do i dërgonte në Tiranë për llogari të një kompanie e cila i kishte porositur.

Ndeshja Shqipëri-Serbi e vlefshme për Euro 2016 do të mbahet me 8 tetor 2015 në ” Elbasan Arena”. Ndeshja mbart tension kur kujton incidentin e vitit të kaluar me dronin në stadiumin e Beogradit. Ndërkohë që sot nisi shitja e biletave online për tifozët. /Agjencitë e lajmeve/

 

read more
Sport

LIGA EVROPA: SKËNDERBEU PËR TË THYER TABUNË KUNDËR TURQVE

no thumb

 

Nesër zhvillohen ndeshjet e para të fazës së grupeve në Ligën Evropa. Skuadra shqiptare Skënderbeu, do të ndeshet në Elbasan Arena me ekipin turk të Beshiktashit me fillim në orën 21:05. Skënderbeu është klubi i parë shqiptar që merr pjesë në fazën e grupeve të një kompeticioni të madh siç është Liga Evropa.

I gjithë stafi i klubit duke filluar nga drejtuesit, trajneri e lojtarët janë optimist për të nxjerrë një rezultat që do ti gëzojë të gjithë shqiptarët. Klubet nga Shqipëria dhe Turqia janë takuar në 12 ndeshje të kompeticioneve të UEFA-s dhe të gjitha janë fituar nga pala turke, me një golavarazh të përgjithshëm 33-3. Skënderbeu ishte i pamposhtur në shtatë ndeshje në shtëpi, deri para humbjes 2-1 ndaj Dinamos së Zagrebit për fazën “play off” të Ligës së Kampioneve. Edhe kjo ndeshje do të jetë tejet e vështirë pasi që dihet kapaciteti i skuadrës turke dhe lojtarët duhet të lënë shpirtin në fushë për të dalë faqebardhë në këtë përballje historike për mbarë kombin shqiptar. /Agjencitë e lajmeve/

 

read more
Sport

RENAULT DHE RED BULL NDËRPRESIN MARRËVESHJEN

no thumb

 

Drejtori i përgjithshëm i Renault, Carlos Ghosn, ka deklaruar se marrëveshja midis kompanisë franceze të motorit dhe skuadrës austriake Red Bull do të përfundojë këtë vit edhe pse palët kanë edhe një vit kontratë.

“Me Red Bull, gjithçka mund të quhet e mbyllur. Kemi biseduar dhe u kemi thënë se nuk do t’i furnizojmë më për vitin 2016. Sot, në Formula 1, po nuk fitove nuk të përmend kush, po humbe të hedhin fajin. Në një skuadër fitohet dhe humbet se bashku, jo si individ”, tha Ghosn.

Shefi i Renault shtoi se ende nuk ka vendosur se çdo të bëjë në të ardhmen, nëse kompania franceze e motorit do të qëndrojë në Formula 1 apo jo. /Agjencitë e lajmeve/

read more
Sport

LIGA E KAMPIONËVE: REALI DHE JUVENTUSI NISËN ME FITORE  

no thumb

 

Tetë  takimet e para  të Ligës së Kampionëve në grupet  A, B, C dhe D përfunduan me disa  befasi.

Juventusi  kthehet  kryelart nga  Manchesteri, duke e mposhtur Cityn me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në “Etihad Stadium”.

Vendësit kaluan në epërsi në minutën e 57-të me autogolin e Giorgio Chiellinit, ndërkaq, nënkampioni evropian realizoi dy gola të shpejtë, të parin në minutën e 70-të me Mario Mandzukiç dhe të dytin me Alvaro Moratan, në atë të 81-të, për t’i fituar tri pikët e para në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi me 3 gola të Cristiano Ronaldos dhe një të Karim Benzama-s  shpartalloi Shakhtar Donetskun. Me tre golat e shënuar në këtë  përballje Kristiano Ronaldo, bëhet  golashënuesi më i mirë në historinë e këtij kompeticioni Ky ishte goli i 78 i Ronaldos në Ligën e Kampionëve, ndërsa Mess është i dyti me 77 gola

Mançester United u tregua i pafuqishëm përballë PSV Aindhovenit, nga i cili humbi 2:1, kurse Paris Saint-Germaini ishte i sigurt në shtëpi, duke fituar Malmon, 2:0.

Rezultatet:

Grupi A

Paris Saint-Germain – Malmo            2:0

Real Madrid – Shakhtar Donetsk        4:0

Grupi B

PSV – Manchester United                   2:1

Wolfsburg – CSKA e Moskës               1:0

Grupi C

Benfika –       Astana                         2:0

Galatasaray – Atletico Madrid             0:2

Grupi D

Mançester Siti – Juventusi                  1:2

Sevilla – Borusia Moençengladbah       3:0     /Agjencitë e lajmeve/

read more
Sport

EUROBASKET 2015: FRANCA – SPANJA  GJYSMËFINALJA E PARË

no thumb

 

Spanja dhe Franca janë dy gjysmëfinalistët e parë të Eurobasketit 2015, që  mbahet në qytetin Lilë të Francës. “Stuhia e Kuqe” ia doli ta mposht Greqinë, në ndeshjen e parë çerekfinale, në një ndeshje mjaft interesante, me vetëm dy pikë dallim, 73:71.

Pau Gasol shënoi 27 pikë, duke e udhëhequr ekipin e tij drejt gjysmëfinales së Evropianit. Ndërkaq, Sergio Rodriguez gjithashtu kontribuoi me tri pikë nga gjuajtjet e lira në fund të ndeshjes, për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij.

Në anën tjetër, Greqia ishte e pamposhtur në gjashtë ndeshje, ndërsa 12 pikët dhe 17 kërcimet e Giannis Antetokounmpo, ishin të pamjaftueshme për ta.

Në duelin tjetër, të zhvilluar të martën mbrëma, Franca e mundi pa problem Letoninë, 84:70.  Kështuqë në ndeshejn e parë të gjysmëfinales do të takohen Spanja me  Francën, ndeshje  kjo e cila do të zhvillohet të enjten me fillim në orën 21:00

Dy skuadra  tjera do të luajnë në gjysmëfinale të Eurobasketit-2015  do të dihen pas ndeshjeve : Serbi-Republika Çeke dhe Itali – Lituania. /Agjencitë e lajmeve/

 

read more
Sport

SHKËNDIJA E  KËNAQUR, NDËRSA RENOVA…

no thumb

 

Ndeshja e 25-të me radhë ndërmjet dy skuadrave tetovare Shkëndija dhe  Renova edhe pse u luajtë në stadiumin e Çairit në Shkup, dëshmoi se vërtet është derbi pa marrë para sysh pozitën aktuale të dy skuadrave në renditjen  tabelore. Shkëndija shënoi fitore të sigurtë kjo edhe pritej edhe pse bazë të rasteve të krijuara  rezultati ka mund të jetë edhe më lartë.

“Këto janë  ndeshje  derbi pavarësisht pozicionit që kishte Renova. Këto kanë ato elementet që sigurisht kanë elemente e tensionit të ekuilibrit të ndeshjes. Megjithatë ne  e zgjedhëm  shumë mirë në pjesën e parë shënuam dy  gola, u rihapë loja në fillim të pjesës së dytë por pamë që Renova sigurishtë nuk kishte  atë  forcën e duhur për të na rezzikuar” – deklaroi Shpëtim Duro, Trajner i Shkëndijës.

Për Renovën  ishte  kjo ndeshja e  pestë e kmpionatit ndërsa  disfata  e katërt. Trajneri  Qatip Osmani  pas ndeshjes  deklaroi se skuadra kuqzi  dëshmoi epitetin favorit  në këtë  kampionat

“Sigurisht se Shkëndija epitetin e favoritit e dëshmoi edhe sot. Unë mendoj se Shkëndija është edhe favorit i Kampionatit. Me këtë humbje jemi më një situatë të vështirë ku duhet të analizohen mirë punët e deritashme edhe të shohim se çka më tutje” – tha trajneri i Renovës, Qatip Osmani.

Me zhvillimin e   ndeshjes  Shkëndija – Renova  u  kompletuar  java e  gjashtë e kampionatit në Ligën e parë, Vardari  me 16  dhe  Shkëndija me 15 pikë  mbajnë kreun e tabelës, ndërsa  Renova aktualisht  ka  vetëm një  pikë të  fituar. /Sh. S./

 

read more
Sport

KF RENOVA: QATIP OSMANI OFROI DORËHEQJE, KRYESIA NUK E PRANOI

no thumb

 

Pas gjashtë xhirove të zhvilluara në kampionatin e ri në ligën e parë të  futbollit, skuadra e Renovës ka një barazim, katër disfata dhe një ndeshje të anuluar. Ishte ky shkaku kryesor që trajneri Qatip Osmani pas ndeshjes  me Shkëndijën në të cilën pësuan disfatë 3-1, të ofroi dorëheqje, por drejtuesit e klubit këtë e kanë refuzuar si të papranueshme.

Këtë eksluzivisht për TVArt-in, e deklaroi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Saiti.

“Neve kemi besim të plotë tek trajneri Qatip Osmani, jemi maksimalisht të kënaqur me punën që ai e bënë, jemi të kënaqur me seriozietin dhe sinqeritetin e tij ndaj edhe ai do të vazhdoj me punën e tij në ekip” – tha ai

Ndërkaq të  enjten në stadiumin e Dritës në Bogovinë do të zhvillohet ndeshja e anualuar nga java e tretë e kampionatit  Renova – Rabotniçki . /SH. S./

read more
Sport

SIDNEI: VDES BOKSIERI 28- VJEÇAR

no thumb

 

Nuk arriti që t’ia dalë 28-vjeçari Davey Browne Jr. boksieri australian i cili si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë një përballje në ring të premten e kaluar, për titullin e peshave të lehta “IBF” kundër filipinasit Carlo Magali, përfundoi në koma.

Browne përfundoi përtokë 30 sekonda para se të përfundonte raundi i 12-të. Ai u përmend sërish, por më pas u rrëzua pa ndjenja.

Boksieri u dërgua në Liverpool Hospital në Sidnei në gjendje kritike për shkak të një dëmtimi cerebral, por ndërroi jetë ditën e djeshme. /Agjencitë e lajmeve/

 

read more
1 372 373 374 375 376 405
Page 374 of 405