close

Sport

Sport

LIGA E KOMBEVE: OPTIMIZËM NË TABORIN E MAQEDONISË

Screenshot_1

Buba: “Ne nuk kemi ardhur këtu për një pikë”


Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, në vigjile të ndeshjes së katërt në grupin e katërt të Divizionit D të vlefshme për kompeticionin e UEFA-s Liga e Kombeve, nesër në orën 20:00, në stadiumin nacional në Jerevan do të përballet me përfaqësuesen e Armenisë. Skuadra e Maqedonisë dje pas dite zhvilloi stërvtjen e parë në kampin stervitor të Akademisë së Federatës së Futbollit të Armenisë. Ekipi punoi me kapacitete të plota dhe nuk u vërejt asnjë mungesë. Njëri ndër futbollistët i cili pritet të jetë në formacionin e parë të martën Ferhan Hasani shprehet optimist se përfaqësuesja jonë do të kalon me sukses këtë sfidë.

“Normalisht atmosfera është e mirë pas fitores me Lihteshtajnin dhe rezultateve tjera që kemi pasur më parë. Gjithçka është ashtu siç e kemi menduar dhe tani e kemi ndeshjen me Armeninë, e dimë se na duhet vetëm një pikë për të mbajtur vendin e parë. Por ne nuk kemi ardhur këtu për një pike. Mirëpo për të shënuar fitore dhe për të vazhduar ritmin ashtu siç e kemi nisur dhe ta mbarojmë deri në fund”.  

Përfaqësuesja e Maqedonisë pas takimit zyrtar me gazetarët sot do të zhvillojë edhe senacën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e nesërme.

Përfaqësuesja e Armenisë është kualitative dhe nuk duhet të na gënjejë disfata e pësuar nga Gjibraltari. Në Shkup treguan kualitet dhe shumë kundër sulme. Mendoj që do të jetë ndeshje e vështirë, do të vendosin disa momente edhe duele në fushë. Kemi ardhur që të fitojmë pikë, të tregojmë se kemi kualitet, ta vazhdojmë atë që e nisëm. Presim ndeshje të luftuar dhe para se gjithash lojë të mirë nga ne. Shpresojmë të marrim pikë”. /Shaban Sinani/

 

 

read more
Sport

LIGA E KOMBEVE: FITORJA E KOSOVËS E MERITUAR

Kosova – Malta 3-1

Në Grupin 3 Kosova – Malta 3-1, Ishujt Faroe – Azerbejxhani 0-3


 

Nën një atmosferë fantastike në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Kosova dominoi totalisht sfidën me Maltën dhe arriti të triumfojë me rezultatin 3-1 dhe të marrë një tjetër 3-pikësh, që e konfirmon në krye të grupit 3, të Kategorisë D në Ligën e Kombeve. Më tre pikët e reja Kosova udhëheq me 7 pikë para Azerbaejxhanit që  ka 5, Ishujt Faroe me 3 dhe Maltës me 1 pikë. Autor të golave për Kosovën ishin Kololli 2 dhe Muriqi, ndërsa golin e vetëm për Maltën e shënoi Agius. Trajneri i Kosovës Bernard Challandes pas kësaj fitore të madhe është shprehur mjaft i kënaqur me lojën e ekipit të tij ndaj Maltës.

“Pas pjesës së parë iu thashë lojtarëve se ishte një pjesë e mirë, por edhe që ishte një pjesë e keqe sepse kishim shumë raste për shënim për ta siguruar fitoren. Golin ia dhuruam kundërshtarit, por lojtarët ishin të qetë dhe ia arritëm të riktheheshim. Ne luajtëm futboll të bukur. Karakteri i lojtarëve ishte në nivel. Kemi dhënë spektakël për tifozët tanë”, u shpreh zvicerani.

Nga ana tjetër trajneri i Kombëtares së Maltës, Ray Farrugia, ka thënë se Kosova e ka merituar fitoren në përballjen ndaj ekipit të tij. “Pa dyshim se Kosova e meritoi fitoren. Ata na dominuan pjesën e parë. Kur ne barazuam e vërejtëm një panik të vogël. E humbëm një lojtar me karton të kuq dhe gjërat për ne u bënë më të vështira”, ka deklaruar Farrugia. Në ndeshjen tjetër të grupit 3 Azerbejzhani në transfertë mundi Ishujt Faroe 3-0.

Mbrëmë janë zhvilluar edhe disa ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve. Polonia – Portugalia 2-3, Mali i Zi –Serbia 0-2, Izraeli – Skocia 2-1, Lituania – Rumania 1-2. /Agjencitë/

 

 

 

read more
Sport

SHQIPËRI: KOMPLETOHET KOMBËTARJA

cunat-1-640×405

Balliu dhe Lilaj në dispozicion kundër Izraelit


Përfaqësuesja e Shqipërisë vijon përgatitjet e fundit për ndeshjen e së dielës në Beer Sheva, kundër Izraelit që mund të jetë edhe vendimtare sa i përket renditjes në tabelën e grupit 1 në Ligën C.

Për shkak të lëndimeve, konkretisht tërheqjeve muskulare të pësuara gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë, futbollistët e kombëtaresë së Shqipërisë, Frederik Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi, për të vijuar me fazën riaftësuese në klubet e tyre.

Trajneri Christian Panucci, ndërkohë, ka bërë menjëherë zëvendësimet e duhura. Kështu, që kombëtares i janë bashkëngjitur në Qendrën Sportive në Durrës mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen ndaj Izraelit, e cila do të luhet më 14 tetor, ora 20:45, në Beer Sheva. Kombëtarja e Shqipërisë, vazhdon përgatitjet sipas programit nën drejtimin e trajnerit Panuci. /Agjencitë/

 

read more
Sport

BOKS: SAUNDERS DORËZON TITULLIN KAMPION

Boks

Ai ka dalë pozitiv gjatë një testi antidoping


Kamapioni botës në peshën e mesme në kategorinë WBO, Billy Joe Saunders, ka nxjerrë vakant titullin e këtij Divizioni.

29-vjeçari e mori këtë vendim pas lajmit se ka dalë pozitiv gjatë një testi antidoping. Për pasojë, dueli mes Demetrius Andrade dhe Walter Kautondokwa, që do të zhvillohet më 20 tetor në këtë Divizion, do të jetë i vlefshëm për titullin e kategorisë WBO, që tashmë është vakant.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i WBO-së, Francisco Valcarcel përmes një komunikate zyrtare, që shtoi se Saunders do të pezullohet 6 muaj për shkeljen e rregullave antidoping. “B.J. Saunders ka dorëzuar vullnetarisht titullin kampion bote të peshës së mesme dhe ka kërkuar publikisht ndjesë për shkeljen e rregullave”, tha Valcarcel, presidenti i WBO-së.

Për sa i përket boksierit britanik, Billy Joe Saunders, i cili në karrierën e tij ka 26 fitore, në ring rikthehet në verën e 2019-ës, por nuk dihet nëse do t’i jepet mundësia të duelojë menjëherë për të rimarë titullin kampion që sapo nxori vakant. /Agjencitë/

 

read more
Sport

EUROLEAGUE: NDESHJET E PARA PA ASNJË BEFASI

Euroliga 1

Fitojnë Reali, CSKA, Anadolu Efes e Panathinaikos 


Me katërt ndeshjet e xhiros së parë që u zhvilluan mbrëmë ka startuar edicioni 2018-2019 i Euroligës në basketboll për meshkuj. Kampioni i në fuqi Real Madrid mundi ekipin e Stambollit me rezultatin 109-93, duke e nisur mbarë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit kampion. Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte Randolph me 16 pikë.

Me fitore edicionin e ri e nisi edhe skuadra ruse CSKA Moskë, duke e mundur me rezultat të thellë Barcelonën 95-75. Dy lojtarët më efikas të kësaj sfide ishin Higgins më 18 dhe De Colo me 17 pikë.

Skuadra greke Panathinaikos në përballjen me Maccabi Tele Aviv, shënoi fitore 89-84, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në sekondën e fundit, pasi të dyja skuadrat e synuan fitoren. Lojeski me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë për grekët.

Skuadra e vetme që shënoi fitore në transfertë ne raundin e parë është Anadolu Efes duke e mundur Bayern Munihun me rezultat 90-71. Bavarezët duket se vuajtën emocionet e sfidës së parë në Euroleague, duke e nisur mirë ndeshjen, por shpejt lëshuan në parket. Turqit shënuna fitore të merituar, ndërsa lojtari më i dalluar ishte Motum me 14 pikë. Kujtojmë se në kampionatin e Euroligës garojnë 16 skuadra. /Agjencitë/

 

 

Euroleague – Java e parë

CSKA Moskë – Barcelona, 95-75

Panathinaikos – Maccabi Tel Aviv, 89-84

Bayern Mynih – Anadolu Efes, 71-90

Real Madrid – Stamboll, 109-93

 

 

 

 

 

read more
Sport

FUTBOLL: SHQIPËRIA BARAZIM NË MIQËSOREN ME JORDANINË

069e8cb2-1ba6-41ef-9905-6ed3ce627813-1539201485-770×433

Sfida e radhës për Shqipërinë është ndeshja me Izraelin


Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, e drejtuar nga trajneri Christian Panucci, ka barazuar me rezultatin e bardhë, 0-0 në miqësoren e zhvilluar në “Elbasan Arena” përballë Jordanisë. Shqipëria edhe pse krijoi disa raste për të shënuar, nuk mundi të gjejë rrjetën e portës jordaneze. Pas përfundimit të ndeshjes miqësore, trajneri Panucci për mediat u shpreh se nuk janë realizuar 5-6 raste dhe se janë gjendur përballë një skuadre e cila tërë kohës është mbrojtur, ndërsa tani e gjithë vëmendja duhet kthyer në sfidën e radhës kundër Izraelit.

“Katër ditë për t’u rikuperuar shkojnë mirë. U kushtëzuam pak edhe nga dëmtimet, si Mihaj e Ramadani, por as Berat Gjimshiti nuk mendohej të luante 90 minuta. Gjithsesi, kemi disa ditë kohë për t’u rikuperuar. Elseid Hysaj, preferuam më shumë që të punonte. Vjen nga një muaj shumë i ngarkuar ashtu si dhe Basha me Memushajn. Ka pasur ngarkesë të madhe. Për sot nuk mund t’iu them asgjë për lojtarët. Kanë qenë serioz, dhanë gjithçka. Më vjen keq që nuk shënuam edhe pse krijuam shumë. Uzuni bëri ndeshje shumë të mirë, ka kualitete të mëdha. Edhe Grezda bëri shumë mirë. Kishim raste, çka është pozitive. Paraqitja e sotme na bën optimistë për ndeshjen në Izrael.”-ishin fjalët e trajnerit Kristiano Panuci.

Kuqezinjtë në datën 14 tetor ora 20:45 do të luajnë në Izrael, ndeshjen e vlefshme për UEFA Ligën e Kombeve. /Shaban Sinani/

read more
Sport

NBA: LEBRON JAMES “SHTANG” EKIPIN KAMPION

Lebron James

Ai ka shënuar nga gjysma e fushës në ndeshjen ndaj Warriors


Ylli i koshave LeBron James, vetëm një javë larg fillimit të sezonit të rregullt, ka prodhuar “perlën” e parë duke shënuar në përfundim të gjysmës së parë nga gjysma e fushës në ndeshjen ndaj Golden State Warriors.

Edhe pse ishte një tre pikësh në një ndeshje miqësore ka emocionuar të gjithë tifozët, që tashmë presin një LeBron po aq të fuqishëm sa sezonin e kaluar.

Ky trepikësh e çoi Lakers në rezultatin 61-57 duke udhëhequr në fund të pjesës së parë, ndërsa gjithë ndeshjen ndaj kampionëve të NBA e mbyllën në avantazh të tyre në shifrat 123-113.

Në vetëm 18 minuta në parket, LeBron ka shënuar 15 pikë, 10 kapje në tabelë dhe 5 asiste. /Agjencitë/

 

read more
Sport

FUTBOLL I FEMRAVE: “KFF TETOVA 2017” ME PËRFORCIME CILËSORE

dina emini

Futbollistet e reja janë Elmedina Emini dhe Xhejlane Shaqiri


Kampionati i futbollit në kategorinë e femrave ku garojnë 14 skuadra është duke u zhvilluar, sipas parashikimeve të kompetentëve në Federatën e Futbollit të Maqedonisë. Klubi i futbollit për femra “Tetova 2017” në pesë ndeshjet e para ka 2 fitore dhe 3 disfata. Në krahasim me kampionatin e kaluar ekipi është përforcuar me dy futbolliste me përvojë si Xhejlane Shaqiri dhe Elmedina Emini. Kumanovarja 21 vjeçare për Klan Maqedoni shprehet tepër e lumtur që është pjesë e kësaj skuadre që ka perspektivë.

Elmedina Emini –  Futbolliste  e KFF Tetova 2017 (0.25 – 0.32)

“Jam shumë krenare që më ka pranuar klubi i Tetovës, që më ka pranuar sikur me qenë edhe më herët në këtë klub e jo tani që kam bërë transferë në këtë klub” deklaroi Elmedina Emini, futbolliste.

Sa i përket paraqitjes së ekipit nga Tetova deri në këtë pjesë të kampionatit, Elmedina Emini thotë se janë të kënaqura, por realisht kanë mundur edhe më tepër.

“Jemi të kënaqur, kemi mundur edhe më tepër të japim prej vetes. Por janë emocionet, ndjenjat e ndeshjeve frika ndaj kundërshtarit. Mirëpo deri tani kemi bërë boll, por besoj se akoma më tepër ka me u rrit klubi i Tetovës” tha ajo.

Elmedina Emini para ardhjes në ekipin e Tetovës, ka mbrojtur ngjyrat e KFF Dragon, ndërsa ka qenë edhe pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë U-19. /Shaban Sinani/

 

read more
Sport

FUTBOLL: ATMOSFERË POZITIVE NË KOMBËTARE

FFFMMMMMM

Ndeshja Maqedoni – Lihtenshtajn luhet të shtunën në ora 20:45


Përfaqësuesja A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Lihtenshtajnin në kuadër të Ligës së Kombeve më 13 tetor në Arenën Nacionale ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Igor Angellovski në atmosferë shumë pozitive kanë zhvilluar tri seancat e para në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.

Maqedonia ka start perfekt në Ligën e Kombeve duke shënuar efekt maksimal prej dy fitoreve në dy takimet e para, fillimisht në transfertën me Gjibraltarin dhe më pas në Shkup në duelin direkt me Armeninë. Dy futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë Ilija Nestorovski dhe Boban Nikollov për Klan Maqedoni, theksuan se përgatitjet për sfidën e radhës zhvillohen sipas planit dhe janë në pritje të fitores së radhës.

“Na pret një ndeshje me reprezentacionin si Litenshtajnini. E dimë që jemi favoritë, por maksimalisht jemi të koncentruar për këtë ndeshje pasi e dime se çka do të thotë fitorja. Pastaj udhëtojmë me një vetëbesim më të madh kundër Armenisë nëse e mundim Lihtenshtajnin” deklaroi Ilija Nestoroivski futbollist i reprezentacionit të Maqedonisë.

“Përgatitemi maksimalisht. Për neve që kemi dy fitore që na japin vetëbesim të madh për të vazhduar ashtu si kemi filluar. Mendoj se nuk duhet të ndalemi këtu shkojmë hap pas hapi që qëllimin tone” deklaroi futbollisti Boban Nikollov.

Ndeshja e raundit të tretë Maqedoni – Litenshtajnë do të luhet të shtunën me fillim në orën 20:45. /Shaban Sinani/

 

 

 

read more
Sport

OSKARI OLIMPIK: VETERANËT E GAZETARISË SPORTIVE

Oskari olimpik

Nominohen Atanas Kostovski, Zoran Mihajllov e Agim Kasapolli


Shaban Tërstena ishte dhe mbetet figura më emblematike e sportit të Maqedonisë, pasi është sportisti i vetëm nga vendi që ka fituar medalje të artë nga Lojërat Olimpike. Legjendë e gjallë që vazhdon të mbetet modeli për t’u ndjekur në sport edhe tani kur kanë kaluar shumë vite që ai është tërhequr nga sporti aktiv. Pas mongrafisë ku përshkruhet karriera e tij sportive, për të vazhduar të mbajë gjallë arritjet e tij kulmore, Shaban Tërstena, organizoi për të dytën herë manifesim në të cilin ndau pesë oskare për personalitete që janë meritorë për arritjet e sukseseve gjatë karrierës së tij sportive.

Me oskarin Olimpik sot u dekoruan gazetarët Atanas Kostovski, Zoran Mihajllov, redaksia e Sportit të Televizionit të Maqedonisë, redaksia e sportit në Alsat-M dhe veterani i gazetarisë sportive nga Kosova Agim Kasapolli.

Shaban Tërstena ka paralajmëruar se pretendon këtë manifestim ta shndërroje në tradicional, për të vazhduar vitet në vazhdim të ndajë mirënjohje për figura tjera që kanë dhënë kontribut në arritjet e sukseseve kulmore që për sportistët nga vendi vazhdojnë të mbeten të paaritshme edhe sot e kësaj dite. /Shaban Sinani/

 

 

read more
1 2 3 4 5 405
Page 3 of 405