close

Sport

Sport

LIGA E KOMBEVE: ARMENIA IA NDALI HOVIN MAQEDONISË

Maqedonia

Në Yerevan: Armenia – Maqedonia 4-0


Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë ka pësuar disfatë 4:0 në transfertën me Armeninë në Jerevan, në takimin e xhiros së katërt në Ligën e Kombeve.Vetëm tre ditë pas disfatës turpëruese ndaj Gjibraltarit, Armenia i dha një leksion futbollit të Maqedonisë duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 në Jerevan. Armenët me këtë fitore mbajnë gjallë shpresat për vendin e parë në grupin 4 të Ligës D pasi tashmë kanë 6 pikë, 3 më pak se Maqedonia që gjithsesi dy ndeshjet e radhës do t’i ketë ndaj dy kundërshtarëve më të dobët të grupit. Autor të golave për skuadrën e Armenisë ishin Pizzelli, Movsisyan, Ghazaryan dhe Mkhitaryan. Në sfidën tjetër të këtij grupi Gjibraltari ka fituar 2-1 Lihtenshtajnin.

Seleksionuesi Igor Angelovski, konferencën për shtyp pas debaklit që pësuan në transfertën me Armeninë, e nisi me fjalët “Sonte të gjithë gabuam” duke mos e shfajësuar edhe vetveten, edhe pse nuk deshi të komentojë referimin.

“Unë kurrë nuk e komentoj referimin, nuk e bëj kurrë. Sonte gabuam të gjithë  duke filluar nga unë, lojtarët, dhe atë që përmendët ju. Para ndeshjes thashë se duket të jemi në nivelin më të lartë, këtë sonte nuk e bëmë. Kemi ende ndeshje për të zhvilluar patjetër dhe psiqikisht duhet ta rikuperojmë këtë. Unë zgjedh lojtarët dhe  jam i pari që kam gabuar, nuk ka nevoj do të fajsojmë cilindo, çdokush mund  të ketë ditë jo të mirë përfshirë edhe arbitrin. Nuk jam besuar nga asgjë në taborin e Armenisë. Këtë ndeshje nuk e humbëm për shkak të absurditetit taktik, por nga gabimet individuale. U befasova kur Armenia humbi nga Gjibraltari prandaj futbolli është kaq interesant se çdo kush mund ta fiton çdo kend”  deklaroi pas ndeshjes trajneri Igor Angelovski.

Pas ndeshjeve të katërta në grupin e katetërt tabelën e kryeson Maqedonia me 9 pikë, Armenia dhe Gjibraltari me nga 6 dhe Lihtenshtajni me 3 pikë. Maqedonia më 16 nëntor në transfertë përballet me Lihtenshtajnin, ndërsa më 19 nëntor në Shkup zhvillon sfidën e fundit me Gjibraltarin. /Shaban Sinani/

 

read more
Sport

FUTBOLL: 2018-TA MAKTH PËR GJERMANINË

Gjermania 1

Gjermania gjatë këtij viti kalenadarik ka pësuar gjashtë disfata


Kampionët e Botës në “Stade de France”, kanë arritur që të përmbysin rezultatin nga 0-1 në 2:1, për të shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen kundër Gjermanisë e vlefshme për xhiron e tretë në Grupin 1 në Ligën A të UEFA Liga e Kombeve. Gjermanët kanë kaluar në epërsi me golin e Toni Kroos në minutën e 14’ nga penalltia, ndërsa përmbysja e rezultatit nga Franca erdhi në pjesën e dytë, kur dy herë shënoi Grizemann. Gjermania gjatë këtij viti  kalernadarik ka pësuar gjashtë disfata, si ndaj Brazilit, Austrisë, Meksikës, Koresë së Jugut, Holandës dhe tani “Les Bleus”, me atë që ka qenë një vit-makth 2018-ta. Gjermania tani është pa asnjë fitore në katër ndeshje të njëpasnjëshme konkurruese, çka ndodh për herë të parë në pothuajse 20 vite.

Në 11 ndeshjet e luajtura gjatë këtij viti, Gjermania vetëm një herë nuk ka pranuar gol dhe ate në barazimin 0-0 me Francën, në shtator. Herën e fundit, kur Gjermania kishte një përqindje më të keqe të “portës së pastër” ndodhi në vitin 1964.

Për Gjermaninë kjo situatë mund të përmirësohet ose të përkeqësohet muajin e ardhshëm, pasi skuadra e Low-it ka një miqësore me Rusinë më 15 nëntor, e cila do të pasohet me sfidën e Ligës së Kombeve kundër Holandës, katër ditë më vonë. Në varësi të rezultateve në nëntor, “Die Mannschaft” mund të largohet nga Liga e Kombeve A. /Agjencitë/

 

read more
Sport

TENIS: HALEP DHE NADAL RUAJNË KREUN

Tenis

Beteja për “numrin 1” është e ashpër


Fundi i vitit po afron dhe tenistët më të mirë në botë kanë nisur një garë të fortë mes tyre për të grumbulluar sa më shumë pikë, për të marrë kryesimin e renditjes dhe për ta mbyllur 2018-ën në vendin e parë.

Beteja më e madhe është te meshkujt, me Novak Djokoviq që është ngjitur në vendin e dytë pas triumfit në Shangai dhe tashmë është më pak se 200 pikë pas Nadal, që ruan kreun. Ndërkohë që i treti është Federer, një treshe që do të ndajë kreun në fund të këtij sezoni.

Edhe te femrat një duel i fortë për kreun, me dyshen Halep-Wozniacki që duken si favorite kryesore për ta mbyllur vitin 2018 në vendin e parë. Ato janë më pak se 1,000 pikë larg njëra-tjetrës dhe gjithçka mund të ndodhë deri në fund, ndërkohë që disi më pas duket Kerber, me 2,000 pikë pas Halep. /Agjencitë/

 

Meshkuj, “Top-5 “

1-Rafael Nadal, 7,660 pikë

2-Novak Djokovic, 7,445 pikë

3-Roger Federer, 6,260 pikë

4-Juan Martin Del Potro, 5,860 pikë

5-Alexander Zverev, 5,025 pikë

 

Femra, “Top-5”

1-Simona Halep, 7,421 pikë

2-Caroline Wozniacki, 6,461 pikë

3-Angelique Kerber, 5,400 pikë

4-Naomi Osaka, 4,740 pikë

5-Karolina Pliskova, 4.465 pikë

 

read more
Sport

LIGA E KOMBEVE: RAST HISTORIK QË DUHET SHFRYTËZUAR

Maqedonia

Visar Musliu: “Fitorja është është primare …”


Pas tre fitoreve të njëpasnjëshme kundër Gjibraltarit 2-0 në transfert, ndërsa Armeninë 2-0 dhe Lihtenshtajnit 4-1, në cilësinë e vendasit, përfaqësuesja e Maqedonisë sonte kundër Armenisë zhvillon sfidën e katërt dhe më të rëndësishmen në kaudër të grupit të katërt në Ligën D të UEFA Liga e Kombeve. Nëse Maqedonia përfundon e para në grup atëherë sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës ‘C’, aty ku këtë vit po garon Kombëtarja e Shqipërisë.

Përveç kësaj, përfaqësuesja e Maqedonisë do të luante në ndeshjet e “play-off” të Ligës ‘D’ kundër fituesve të tre grupeve tjera, ndërsa ekipi fitues do të kualifikohej në Kampionatin Europian të vitit 2020. Sipas renditjes momentale në ndeshjet e “play-off” do të luanin Gjeorgjia nga grupi 1, Luksemburgu nga grupi 2, Kosova nga grupi 3 dhe Maqedonia nga grupi 4.

Futbollisti i repartit të mbrojtjes Visar Musliu, për ndeshjen e sotme u shprehë tepër optimist, pasi përfaqësuesja e Maqedonisë ka kualitet që t’ia dal në këtë sfidë me Armeninë.

“Atmosfera është mjaftë pozitive pas ndeshjes së parë që e fituam 4-1 kundër Lihtenshtajnit. Jemi duke u përgatit këto dy ditë maksimalisht. E kemi analizuar kundërshtarin dhe do të japim maksimumin që të nxjerrim rezultat pozitiv. Fitorja është është primare, por edhe me barazim e sigurojmë vendin e pare” deklaroi Visar Musliu futbollist i Maqedonisë.

Ndeshja Armeni – Maqedoni, luhet sonte me fillim në orën 18:00, në stadiumin nacional “Vazgan Sargsyan” në Yerevan, ndërsa drejtësinë do ta ndaj referi nga Suedia Martin Strombergsson. Për të ndjekur këtë ndeshje të rëndësishme për përfaqësuesen e Maqedonisë në Yerevan ka udhëtuar edhe gazetari i Klan Maqedoni, Shaban Sinani. /Shaban Sinani/

 

read more
Sport

NBA: NIS KAMPIONATI I RI I BASKETBOLLIT 2018/19

NBA

Favorite janë: Golden State, Boston Celtics, Houston Rockets


Sonte pas mesnate starton edicioni i 76  kampionati më i fortë i basketbollit  NBA, ku  do të marrin pjesë 30  ekipe. Tifozët e këtij sporti me padurim presin që  të shohin basketbollistët më të mirë si LeBron James, Kevin Durant, James Harden e Kaëhi Leonard.

Para fillimit të këtij sezoni janë caktuar edhe favoritët kryesorë për titullin kampion. Kampionët në fuqi të Golden State Warriors përsëri konsiderohen si favoritët kryesorë. Në vendin e dytë kemi Boston Celtics, të cilët në krye me Irving pritet të jenë problematik për skuadrat tjera. Kujtojmë se Celtics luajtën në finalen e konferencës lindore sezonin e kaluar.

Houston Rockets mbanë vendin e tretë. Në krye me James Harden dhe Chris Paul, Rockets duken të frikshëm për GSW. Shtojmë këtu faktin që gjatë kësaj vere skuadrës iu bashkua edhe Carmelo Anthony.  Pason ekipi Toronto Raptors. Që konsiderohet si favoritë i katërt me radhë, ndërsa në pozitën e pestë shihet ekipi Utah Jazz.  Jashtë listës se ekipeve favorite është lënë Los Angelos Lakers. /Agjencitë/

read more
Sport

UEFA NATIONS LEAGUE: ANGLIA FITORE HISTORIKE NDAJ SPANJËS

liga e kombeve

Fitojnë Zvicra, Greqia, Bosnja e Luksemburgu


Mbrëmë janë zhvilluara disa ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve, ku ndeshje më tërheqëse ishte ajo mes Spanjës dhe Anglisë e cila përfundoi me fitoren e Anglisë 3-2, një gjë e till nuk ka ndodhur që nga viti 2003. Skuadërs mysafire iu deshtën vetëm 37 minuta për të shpartalluar ekipin e Spanjës me golat që i shënuan Raheem Sterling 2 gola, Marcus Rashford, ndërsa për vendasit shënuan Paco Alcacer dhe Sergio Ramos.

Ndërkohë Islanda u mposht brenda në shtëpi nga Zvicra me rezultatin 2-1. Zvicra me këtë fitore kryeson grupin 2 të League A, me pikë të barabarta me Belgjikën.

Bosnjë Hercegovina nuk ka zhgënjyer ndaj Irlandës së Veriut duke fituar 2-0 në shtëpi. Edhe ajo kryeson grupin 3 të League B.

Estonia dhe Hungaria kanë barazuar 3-3 dhe mbeten në vend numëro në renditjen e grupit 2 të League C. Ndërsa Finalnda ka befasuar Greqinë me fitoren 2-0. Ajo tani është në krye të grupit me katër fitore në po aq ndeshje.

Bjellorusia dhe Moldavia kanë ndarë nga një pikë në barazimin 0-0 të grupit 2 të League D. Ndërsa Luksemburgu nuk ka falur ndaj San Marinos duke fituar bindshëm 3-0. Luksemburgu kryeson me 9 pikë. /Agjencitë/

 

 

 

 

 

read more
Sport

LIGA E KOMBEVE: NDESHJA ME ARMENINË HISTORIKE

aaaa

Ndeshja në “Vazgen Sargsjan” fillon në orën 18:00


Futbollistët më të mirë të Maqedonisë, sot pasdite zhvilluan seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Vazgen Sargsjan”, para sfidës së nesërme të grupit të katërt të Ligës D, të vlefshme për UEFA Liga e Kombeve. Në taborin e Maqedonisë atmosfera është në nivelin më të lartë dhe askush nuk mendon asgjë tjetër, pos suksesit të sigurt. Seleksionuesi Igor Angelovski nga futbollistët e tij kërkonë seriozitet maksimal, në këtë ndeshje me rëndësi historike, edhe pse tani më pozita e parë në grupin e katërt pthuajse është e sigurt.

“Të gjithë futbollistë janë të shëndosh dhe të përgatitur. Nuk do ta nënçmojmë kundërshtarin. Kjo nuk është ndeshje vetëm për rivalët tanë, por edhe për të tjerët. Patjetër të mendojmë sikur të jetë 0-0 dhe se kemi numër të njëjtë të pikëve me Armeninë. Vetëm në këtë mënyrë mund të nxjerrim maksimumin. Nuk guxojmë ta nënçmojmë, ajo do të ishte fatale. Futbollistët dhe taktikën e tyre e dimë, jemi të gatshëm t’i përgjjigjemi çfarëdo lloj formacioni. Ne jemi kryesorët dhe më tepër duhet të mendojmë për veten”-tha seleksionuesi Angelovski në takimin me gazetarët.

Kapiteni i reprezentacionit Goran Pandev i cili deri më tani ka 96 ndeshje zyrtare për reprezentacionin e Maqedonisë, shpresonë se nesër do të shënojnë fitore.

“Kemi tri fitore. Armenia gaboi ndaj Gjibraltarit, por kjo nuk do të thotë asgjë. Nesër, besoj që do ta tregojmë kualitetin tonë dhe do të zbresim në fushë për ta vazhduar serinë pozitive me fitore dhe të triumfojmë edhe në ndeshjen e nesërme” deklaroi kapietni Goran Pandev.

Ndeshja Armeni – Maqedoni, luhet nesër me fillim në orën 18:00, sipas kohës në vendin tonë. /Shaban Sinani/

 

 

read more
Sport

VOLEJBOLL PËR FEMRA: TËRHIQET SHORTI PËR KAMPIONATIN E RI

Screenshot_1

Universiteti i Tetovës udhëton në Shkup, Uskana në Manastir


Në hapësirat e Federatës së Volejbollit të Maqedonisë është bërë tërheqja e shortit për kampionatin e ri 2018/19 në kategorinë e femrave.  Në kategorinnë e vajzave kampionati i ri përbëhet nga 11 ekipe, ndërsa në javën e parë do të përballen: Rabotnicki Shkup – KV Universiteti i Tetovës, Nakovski Volej-UGD Studenti, Pelisteri Volej – Uskana, Janta Volej – Rabotnicki Vajzat dhe Bamikori – Makedonija Maks.

Viktori Volej në xhiron e parë është i lirë. Për kampionatin e ri trajnerja e KV Universiteti i Tetovës Laureta Abazi, për Klan Maqedoni tha se Kampionati i sivjetshëm do nis me një rivalitet akoma më të madh, por ekipi jonë fatkeqësisht për nga përbërja e lojtarëve dhe cilësia që kemi në skuadër me shumë mungesa nuk dot kemi mjaft forca që t’u përballemi ekipeve favorite. Këtë kampionat besoj që në luftën për titull do jetë në mes ekipit të Rabotniçkit, Nakovski Volej dhe Viktori Volej, ekipe që janë përforcuar mirë në afatin kalimtarë dhe mund të kenë shumë gjasa për realizimin e qëllimit. Java e parë do të luhet të shtunën më 20 tetor. /Shaban Sinani/

 

read more
Sport

LIGA E KOMBEVE: KOSOVA BARAZON, SHQIPËRIA HUMBË

auto_kkkkk-11536613463

Ishujt Faroe – Kosova 1-1, Izraeli – Shqipria 2-0


Përfaqësuesja e Kosovës në futboll vazhdon me rezultate të mira në garat e Ligës së Kombeve. Në sfidën që u zhvillua mbrëmë me Ishujt Faroe ka përfunduar me barazim1-1 edhe pse e para kaloi në epërsi nga minuta e 9-të e pjesës së parë me autor Milot Rashica, ndërsa Joensenit barazoi në pjesën e dytë të takimit. Deri në fund të takimit, Kosova pati edhe disa raste për të shënuar golin e fitores, por fati nuk ishte në anën e tyre.  Por për fatin e saj të mirë edhe Azerbajxhani ka marrë një barazim identik me Maltën. Me këto rezultate Kosova vazhdon të kryesojë klasifikimin e grupit tre tëtë Divizionit D në Ligën e Kombeve, me një total 8 pikë e ndjekur nga Azerbajxhani me 6 pikë.

Ndeshjen e radhes Kosova e luanë me Maltën në transfertë më 17 nëntor, ndërsa meqi vendimtarë me Azerbajxhanin do të zhvillohet më 20 nëntor në Prishtinë.

Shqipëria pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Izraeli, në ndeshjen që u zhvillua në “Toto Turner” në Be’er Sheva. Izraelitët arkëtuan tri pikë të mëdha, duke iu falënderuar futbollistëve Tomer Hemed e Dia Saba, ndërsa Shqipëria me lojë ishte mjaft e mirë, sidomos në 45 minutat e parë. Në futboll nuk mjafton të luash mirë kur nuk shënon, ndërsa izraelitët përfituan edhe nga gabimet e rivalit. Për Izraelin janë tri pikë që nuk maten as me ari, për shkak se tani kryesojnë me 6 pikë, tri më shumë se Skocia, kjo e fundit ka një takim me pak, kurse Shqipëria është e fundit me 3 pikë në grupin 1, në kuadër të Ligës së Kombeve, Divizioni C. Pas ndeshjes trajneri Panuci ka deklaruar se është shumë i kënaqur me lojën, por nuk kanë pasur fat në realizim. /Shaban Sinani/

 

 

read more
Sport

LIGA E KOMBEVE: OPTIMIZËM NË TABORIN E MAQEDONISË

Screenshot_1

Buba: “Ne nuk kemi ardhur këtu për një pikë”


Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, në vigjile të ndeshjes së katërt në grupin e katërt të Divizionit D të vlefshme për kompeticionin e UEFA-s Liga e Kombeve, nesër në orën 20:00, në stadiumin nacional në Jerevan do të përballet me përfaqësuesen e Armenisë. Skuadra e Maqedonisë dje pas dite zhvilloi stërvtjen e parë në kampin stervitor të Akademisë së Federatës së Futbollit të Armenisë. Ekipi punoi me kapacitete të plota dhe nuk u vërejt asnjë mungesë. Njëri ndër futbollistët i cili pritet të jetë në formacionin e parë të martën Ferhan Hasani shprehet optimist se përfaqësuesja jonë do të kalon me sukses këtë sfidë.

“Normalisht atmosfera është e mirë pas fitores me Lihteshtajnin dhe rezultateve tjera që kemi pasur më parë. Gjithçka është ashtu siç e kemi menduar dhe tani e kemi ndeshjen me Armeninë, e dimë se na duhet vetëm një pikë për të mbajtur vendin e parë. Por ne nuk kemi ardhur këtu për një pike. Mirëpo për të shënuar fitore dhe për të vazhduar ritmin ashtu siç e kemi nisur dhe ta mbarojmë deri në fund”.  

Përfaqësuesja e Maqedonisë pas takimit zyrtar me gazetarët sot do të zhvillojë edhe senacën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e nesërme.

Përfaqësuesja e Armenisë është kualitative dhe nuk duhet të na gënjejë disfata e pësuar nga Gjibraltari. Në Shkup treguan kualitet dhe shumë kundër sulme. Mendoj që do të jetë ndeshje e vështirë, do të vendosin disa momente edhe duele në fushë. Kemi ardhur që të fitojmë pikë, të tregojmë se kemi kualitet, ta vazhdojmë atë që e nisëm. Presim ndeshje të luftuar dhe para se gjithash lojë të mirë nga ne. Shpresojmë të marrim pikë”. /Shaban Sinani/

 

 

read more
1 2 3 4 405
Page 2 of 405