close

Sport

Sport

LA LIGA: CAKTOHET ARBITRI PËR “EL CLASICO”

El Clasico

Drejtësinë do të ndaj José María Sánchez Martínez


Të dielën me fillim në orën 16:15, luhet derbi më i madh në futbollin spanjoll mes Barcelonës dhe Real Madridit. Federata Spanjolle e futbollit ka caktuar arbitrin José María Sánchez Martínez, për të ndarë drejtësi në ndeshjen e parë të “El Clasico” për këtë sezon, ndërsa gjyqtari VAR-it është caktuar Hernández Hernández.

Paraprakisht arbitri i ri nga Andaluzia dy herë ka ndarë drejtësi në ndeshjen më të rëndësishme në futbollin e klubeve. Ai i ka sjell fat ekipit mbretëror në Superkupën spanjolle të sezonit 2017/2018, kur Reali mundi Barcelonën 2-0, ndërsa në duelin e dytë Barcelona festoi në Primera 3-0.

Pas plot 11 vitesh, Barça dhe Real Madrid do të luajnë ndeshjen e tyre të parë pa Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. /Agjencitë/

 

read more
Sport

TENIS: WAWRINKA MBYLL SEZONIN

Wawarinka tenis

Ai dëmtohet 24 orë para fillimit të turneut të Bazelit


17 fitore dhe po kaq humbje. Është ky bilanci i tenistit zviceran Stanislas Wawrinka këtë vit, që ka vendosur të mos luajë më asnjë ndeshje këtë sezon. Një dëmtim që ka pësuar sot në shpinë, 24 orë para fillimit të turneut të Bazelit, ka detyruar tenisti zviceran të tërhiqet jo vetëm nga turneu i shtëpisë, por të mbyllë para kohe gjithë sezonin.

Wawrinka ka vendosur të mos luajë as në turneun e fundit Masters, atë të Parisit, që nis pas dy javësh, duke hequr dorë edhe nga mundësia për të marrë pjesë në turneun e fundit sezonal, atë të ATP Championship, që zhvillohet në Londër. Këtë vit, zvicerani nuk ka fituar asnjë turne dhe ka si rezultatin e tij më të mirë dy gjysmëfinale, në Sofije dhe Shën Petersburg.

Dëmtimet e shpeshta kanë detyruar 33-vjeçarin, fitues të 3 grand slam në karrierë, që të tërhiqet dhe të mendojë për të ardhmen. /Agjencitë/

 

read more
Sport

AUSTRI: INCIDENT NË NDESHJE BASKETBOLLI

Incidenti basketboll

Amerikan David Samuels godet me grusht Erwin Zuliç


Një incident i rëndë ka ndodhur në një ndeshje të kampionatit austriak të basketbollit. Lojtari amerikan David Samuels ka goditur me grusht Erwin Zuliç në momentin që ky i fundit realizoi një kosh me zhytje përpara fytyrës së rivalit.

Samuels ka reaguar ashpër, duke e goditur me grusht pas koke rivalin, që ra në parket, incident që ndodhi gjatë ndeshjes Kapfenberg-Wels. Për fat, nuk pati ndonjë sherr masiv, pasi basketbollisti amerikan u largua menjëherë nga shokët e tij të skuadrës dhe më pas gjyqtarët e larguan nga fusha me teknike përjashtimi, për gjest antisportiv.

Pas disa orësh erdhi edhe vendimi i klubit të tij, që vendosi ta përjashtojë lojtarin nga ekipi, duke i ndërprerë kontratën. /Agjencitë/

read more
Sport

NBA: FITORE E KATËRT PËR TORONTO 

NBA

Lakers humbë në kohën shtesë nga San Antonio 142-143


Kampionati amerikan i basketbollit NBA, ka vazhduar edhe në mëngjesin e sotëm me nëntë ndeshje të javës së katërt. Fitoren e katërt me radhë sezonale e ka shënuar skuadra kanadeze Toronto, duke mundur 127-106 Charlotte. Realizator më i mirë i ndeshes ishte Leonard, autor i 22 pikëve, ndërkohë që 54 pikë u realizuan nga lojtarët që e nisën takimin nga stoli.

Boston ka zhgënjyer tifozët e vetë duke pësuar nga Orlando 93-90. Në këtë ndeshje të gjithë titullarët e Orlando realizuan mbi 10 pikë, me Vuçeviç që ishte shënuesi më i mirë me 24 pikë e 12 rebaund, ndërsa te vendasit më efikas ishte Irving me 22 pikë.

San Antonio, mundi 143-142 Lakers-in, pas kohës shtesë. Kuzma realizoi 37 pikë e James 32, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen e tretë sezonale, ndërsa për Spurs u dalluan Aldridge me 37 pikë e DeRozan me 32 pikë e 14 asiste.

Golden State pas disfatës në ndeshjen e kaluar i kthehet fitores kësaj radhe me rezultat të thell mundi Phoenix 123-103. Curry me 29 pikë e Durant me 22 ishin më efikas tek vendasit. Fitore ka shënuar edhe Dallas, që mundi Chicagon 115-109, sfidë në të cilën më efikas ishte Matthews me 20 pikë, ndërsa Washington mundi Portland 125-124, pas kohës shtesë. Më efikas në këtë përballje ishte Morris me 28 pikë. /Agjencitë/

 

NBA – Rezultatet e sotme

 

Boston       –   Orlando, 90-93

Toronto      –   Charlotte, 127-106

Milwaukee   –   New York, 124-113

Minnesota    –   Indiana, 101-91

Dallas          –   Chicago, 115-109

Utah Jazz     –   Memphis, 84-92

Portland       –   Washington, 124-125

Golden State –  Phoenix, 123-103

Lakers           –  San Antonio, 142-143

 

read more
Sport

ITALI: GRAVINA PRESIDENT I RI I FIGC

FIGC; SIBILIA, GRAVINA E TOMMASI A CONSULTO DA MALAGO’

Ai gjatë votimit në Asamble mori 97.20% të votave


Në Federatën Italiane të Futbollit më në fund është zgjedhur Gabriele Gravina presidenti i ri.

Ai ishte kandidati i vetëm për president i Federatës Italiane të Futbollit, i cili është zgjedhur thuajse unanimisht në këtë detyrë në Asamblenë e federatës që u mbajt në Romë. Ai gjatë votimit në Asamble mori 97.20% të votave.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti i sapo zgjedhur në Romë ka premtuar se për futbollin italian do të marrë drejtimin e duhur.

Falënderoj të gjithë ata që më votuan dhe mbështetën. Kemi shpenzuar shumë energji për këtë konsensus. Me ju dua të ndryshoj drejtimin e futbollit. Duam një rritje maksimale dhe profesionale. Do të përgjigjemi me fakte. Është projekt ambicioz. Besoj te ju, duhet të vazhdojmë përpara. /Agjencitë/

 

read more
Sport

LIGA E PARË: SHKËNDIJA NGUSHTOI EPËRSINË E LIDERIT

Vardai sssss

Shikueshmëria mbetet plaga më e madhe e futbollit në vend


Dhjetë gola të shënuar prej të cilave një nga penaltia, 26 kartona të verdhë dhe dy të kuq, me Besart Ibraimin i cili kryeson listën e golashënuesve, tani me 9 gola dhe me ofendime të shumta në baza nacionale nga ana e tifozëve nikoqir në ndeshjen derbi mes Vardarit dhe Shkëndijës që u zhvillua në stadiumin “Boris Trajkovski” në Lagjen Maxhari, është epilogu i javës së parë të rrethit të dytë të kampionatit 2018-2019 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Edhe pas kësaj jave skuadra e Vardarit mbanë pozitën e parë me 23 pikë, por tani me vetëm 4 pikë diferencë nga skuadra e Shkëndijës në pozitën e dytë me 19 pikë. Kjo fitore e tetovarëve në derbin që u zhvillua në stadiumin “Boris Trajkovski”, në fakt e bënë kampionatin shumë më interesant dhe më tërheqës për publikun, që edhe ashtu ëshë në numër shumë të vogël. Me fitoren kundër liderit të tabelës, Shkëndija dëshmoi se pauza dy javore i solli freski pas asaj lodhje në garat e Ligës së Kampionëve, ndeshjeve për kupë dhe në kampionat. Këtë pas ndeshjes e ka deklaruar trajneri Qatip Osmani:

Pauza dy javore në kampionat na bëri mirë pasi e shfrytëzuam për t’u konsoliduar. Ishim të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje, duke u përgatitur edhe psiqikisht, kështu që ishim të gatshëm në të gjitha aspektet për të fituar këtë duel.” deklaroi Qatip Osmani trajner i KF Shkëndija.

Çka të thuhet për ekipet tjera, Renova pas tre paraqitjeve të shkëlqyeshme kundër Akadimija Pandevit, Shkupit dhe Shkëndijës,  në përballjen me Rabotniçkin përsëri zhgënjeu para publikut vendas edhe pse realisht me shefin e ri të stafit teknik Nikolla Ilievskin-Xhixhi, pritej më tepër. Nga ana tjetër Rabotniçki shfrytëzoi rastet edhe pse goli i parë u shënua nga një penalti shumë e dyshimitë. FC Shkupi më në fund shënoi fitore kësaj radhe kundër Sileksit me të cilën skuadër i ndëruan pozitat e fundit. Fitorja e skuadrës Makedonija Gj.P kundër Akademija Pandev, ndoshta mund të jetë befasuese për dikend, por skuadra nga Strumica edhe në kampionatin e kaluar ishte hit në rrethin e parë, por më pas u pa se nuk ka kapacitet për të mbajtur hapin me ekipet që kanë përvojë më të madhe. Bellasica me fitoren kundër Pobedës dëshmon se është një skuadër stabile. Java e 11-të e kampionatit do të zhvillohet më 28 tetor me fillim në orën 13:30. /Shaban Sinani/

 

Liga e  Parë, rezultatet e javës së 10-të

Vardar           –   Shëkndija    0-2

Shkupi           –   Sileks          2-0

Belasica         –   Pobeda       2-1

Makedonija   –   A. Pandev   1-0

Renova          –   Rabotniçki  0-2

 

T A B E L A

 
 1. Vardari 10 7 2 1 14:6 23
2. Shkëndija 10 5 4 1 20:11 19
3. Akademija Pandev 10 5 1 4 12:10 16
4. Rabotniçki 10 4 2 4 14:18 14
5. Makedonija Gj.P 10 3 4 3 9:7 13
6. Bellasica 10 3 4 3 9:11 13
7. Renova 10 3 2 5 11:13 11
8. Pobeda 10 3 2 5 7:10 11
9. Shkupi 10 2 3 5 8:11  9
10. Sileksi 10 1 4 5 6:13  7

 

read more
Sport

VOLEJBOLL VAJZAT: NISI KAMPIONATI I RI 2018/19

KV Uskana

Në javën e parë fituan ekipet favorite


Me ndeshjet e javës së parë që u zhvilluan mbrëmë zyrtarisht startoi kampionati i ri i volejbollit në kategorin e femrave. Në pesë ndeshjet e zhvilluara skuadrat vendase kanë shënuar fitore në katër përballje, ndërsa vetëm Rabotniçkit Vajzat, kanë fituar në transfertë.

Në bazë të rezultateve të javës së parë edhe në këtë kampionat pretendente për kreun e tabelës do të jenë skuadrat e Shkupit dhe Nakovski Volej nga Strumica.

Skuadra debutuese, KV Uskana e Kërçovës me paraqitjen e parë, përkundër disaftës 3-2, ka paralajmëruar se do të jetë konkurrente për kreun e tabelës duke u bazuar në cilësinë e lojtareve që aktualisht disponon edhe pse pa përvpjën e duhur. Ekipi i studenteve të Universitetit të Tetovës sezonin e nisën me disfatë kundër “Rabotniçkit Shkup” në transfertë, por sipas trajneres Laureta Abazi loja jepë shpresë se në ndeshjen e radhës mund të shpresojnë në fitore të sigurt. Fitore në xhiron e parë kanë shënuar edhe Bamikori kundër Makedonija Maks, ndërsa Rabotniçki Vajzat ka mundur ekipin Janta Volej. Skuadra Viktori Volej ishte e lirë. /Shaban Sinani/

 

Rezultatet e javës së parë

 

Pelisteri Volej     –   Uskana 3-2

Bamikori             –   Makedonija Maks 3-0

Nakovski Volej    –   UGD Studenti 3-0

Janta Volej           –  Rabotniçki Vajzat 1-3

Rabotniçki Shkup –  Universiteti i Tetovës 3-0

Viktori Volej ishte e lirë

read more
Sport

FORMULA 1: FITORJA LAMTUMIRËSE E RAIKKONEN

Raikonen formilëa 1

Ai ka falënderuar Ferrarin për triumfin në Austin


Kimi Raikkonen pas 5 vitesh i është rikthyer fitores në Formula 1, duke triumfuar në pistën amerikane të Austin me makinën Ferrari, para  Max Verstappen me Red Bull i ciliu përfundoi në vendin e dytë. Një sukses që erdhi në fundin e aventurës së tij me makinën italiane, pasi vitin tjetër, finlandezi do të pilotojë një makinë Sauber. Për këtë arsye, kampioni i botës në vitin 2007 me “kokëkuqen” ka falënderuar stafin për këtë rezultat.

Fituam të gjithë së bashku. Ishte një fundjavë fantastike, ku makina shkoi mjaft mirë. U nisa mirë dhe më pas dhashë maksimumin në pistë, duke mos gabuar asgjë. Në fundin e garës, gomat nisën të mos jenë shumë të shpejta, por patëm një ritëm konstant në xhirot e fundit”, tha Raikkonen, që triumfoi edhe falë një strategjie më të mirë që “kokëkuqja” pati në këtë garë, me një ndalesë.

“Kjo fitore më krenon dhe jam i lumtur që e arrij tani, në fundin e kasaj aventure te Ferrari. Natyrisht që do të kisha dashur të fitoja më herët, por edhe tani jam i kënaqur. Erdhi në momentin e duhur, duke falënderuar stafin për atë që kanë bërë për mua në këto vite”, u shpreh Raikkonen, që do të pilotjë Ferrarin edhe për 3 gara. /Agjencitë/

 

 

read more
Sport

TENIS: FEDERER RIKTHEHET NË FUSHË

Roxher Federer

Në Bazel do të garojnë edhe Zverev e Wawrinka


Roger Federer do të rikthehet në fushë këtë javë në turneun e shtëpisë së tij, në Bazel, ku do të luajë për të mbrojtur titullin kampion të fituar një vit më parë. Zvicerani do të kërkojë trofeun e 9-të në turneun e Bazelit, turneu i tij i preferuar, ku ka marrë pjesë 18 herë në karrierën e tij. Mes tenistëve të tjerë të mëdhenj në Bazel do të jenë dhe Alexander Zverev e Stanislas Wawrinka.

Ky është një turne që e dua shumë, pasi është aktiviteti i shtëpisë time. Janë fansa që më kanë mbështetur gjithnjë dhe ku shpresoj t’ua shpërblej duke fituar. Është një turne ku përgatitem për fundin e vitit, ku rivaliteti bëhet më i madh”, u shpreh Roger Federer, që rikthehet në fushë pas turneut Masters të Shangait, ku u eliminua në gjysmëfinale. /Agjencitë/

 

read more
Sport

LIGA E KAMPIONËVE: NESËR LUHEN NDESHJET E RAUNDIT TË TRETË

Champions

Përballja kryesore luhet në Old Traford


Nesër në program janë ndeshjet e raundit të tretë në grupet E, F, G dhe H. Ndeshja më tërheqëse e mbrëmjes së nesërme do të zhvillohet në Old Traford, ku do të përballen Mançester Juanjted dhe Juventus.

Juventusi, aktualisht mban vendin e parë në Grupin H, me pikë maksimale, pas fitoreve kundër Valencias dhe Young Boys.

Në prag të kësaj përballjeje të ethshme dhe të shumëpritur nga futbolldashësit në glob, po ju njohim me disa të dhëna dhe shifra:

Herën e fundit kur Mançester United dhe Juventusi janë ndeshur mes tyre ishte në fazën e dytë të grupeve të Champions-it, sezoni 2002-2003. “Djajtë e Kuq” kanë fituar në të dyja ndeshjet 2-1 në shtëpi dhe 3-0 në transfertë.

Statistika flasin se sa herë që Mançester Junajted dhe Juventusi janë përballur në Europë, njëri nga ekipet ka arritur edhe në finale të konkurrencës. Në ndeshjet tjera të raundit të tretë që do të zhvillohen nesër mbrëma takohen: AEK – Bayerni, Yang Boys – Valencia, Ajaxi – Benfika, AS Roma – CSKA Moskë, Hoffenheim – Lyon, Real Madridi – Plzen dhe Shakhter – Mançester Sity. /Agjencitë/

read more
1 2 3 406
Page 1 of 406